NGA IDRIZ LAMAJ*/
EDITORIAL, DIELLI, 27 TETOR, 1971/
Këtë editorial të shkurtër ja kushtojmë editorit të Diellit, z. Athanas Gegaj, si shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për tetë vjetë të gjata të jetës së tij që ai ja kushtoi gazetës dhe nëpërmjet gazetës, gjithë komunitetit shqiptar në mërgim.
Gjatë këtyre tetë vjetëve mbajti mbi shpatulla një barrë të rëndë, një detyrë delikate dhe me përgjegjësi. Ajo ishte një detyrë e tillë qytetare që e bën njeriun JO t’i krrus shpatullat nën peshën e saj, po t’i ngrej lartë me krenari. Dhe ai largohet sot nga ne po me atë ndjenjë krenarie me të cilën qendroi midis nesh, duke luftuar për ne, bashkë me ne, për të drejtat tona.
Sikur ai të mund të përmblidhte në një vëllim të paktën editoriale e tij të këtyre tetë vjetëve, ai vëllim do të delte voluminoz.
Le të jenë këto pakë rrjeshta si një pasthënje e atj vëllimi.
I themi lamtumirë dhe i urojmë rrugë të mbarë, duke ju lutur që të mos na harronjë; derisa të ket diellin mbi krye në këtë jetë mos të harroj “Diellin” e tij për të cilin ai dha një pjesë të jetës.
BILAL XHAFERI
***
DALIP GRECA NË PENSION
… Pa Diellin nuk ka dritë, pa Diellin nuk ka Vatër. Dalip Greca e ka ndritë Diellin dhe Vatrën. Jamë plotësisht i bindur, edhe Sokol Paja do t’i mbaj rrezet e Diellit ashtu si i ka mbajtur Dalip Greca dhe kolegët e tij të pavdekshëm; kolegët e tij EDITOR që mbajtën gjallë nderin e Shqiptarëve të Amerikës për më shumë se 11 dekada.
Prej vitit 1968 deri me sot, kam pas nderin të njihem në person dhe të komunikoj dhe bashkëpunoj, gjithmon simbas interesit të gazetës Dielli, me eitorët e Diellit, duke filluar nga Dr. Athanas Gegaj e te Dalip Greca. Këtë e provojnë shkrimet e mia të ndryshme të botuara në Dielli, dhe letërkëmbimi me të gjithë, në raste ballafaqimi me valtë e kohës dhe në raste gëzimi.
Falnderim Zotit, sonte jemi mbledhur këtu rreth EDITORIT TË DIELLIT, rreth Dalip Grecës, thjeshtë për një urim vëllazërorë; për daljen e tij në pension. Ku e shohim atë të rrethuar nga familjarët, nga shokët, miqët dhe dashamirët, dhe të shoqëruar nga Zonja e Tij Xhemile, për të cilën kërkoj një duartrokitje të veçantë. Më falni, ndoshta më vonë kërkoj edhe ndonjë lloj duartrokitje për Dalipin, mbasi të shohim si është sjell Dalipi me Diellin tonë
Dalip Greca ngiti nivelin e gazetës Dielli në standarde të larta të kohës sotme moderne. Thelloi seriozitetin në të gjitha shkrimet e botuara në të. Mbuloi me kujdes të veçantë zhvillimet më të rëndësishme të fushave të ndryshme të veprimtarisë të Vatrës, të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në të gjitha anët e globit ku jetojnë shqiptar. Dalipi, i mbushi shtyllat e Diellit me shkrime, studime dhe analiza të thukta mbi çdo lloj zhvillimi në Shqipëri, në Kosovë dhe trevatë tona të tjera etnike në Ballkan, si asnjë EDITOR I DIELLIT i mëparshëm. Kur them asnjë editor i mëparëshëm, them prej numrit të parë të gazetës Dielli. Për këtë nuk ka nevoj të flas unë, shpaloni Diellin e këtyre 12 vjetëve dhe krahasoni me Diellin e viteve të mëparëshme. Këtë gazetë e kam lexuar dhe studiuar me shumë kujdes për mëse 50 vjet, prej themelimit të saj deri më sot, dhe e them me njëfarë mburrje, ndoshta përmbajtjen e Dielli e njof më mirë se shumë kush. Por jo më mirë se Dalipi.
Si editor i Diellit për këtë përiudhë 12 vjeçare, Dalip Greca, mbas Refat Gurrazezit – dishepullit të Faik Konicës, do të mbetet i vetmi editor i Diellit si studiues i historisë të Vatrës dhe të Diellit, studimet e të cilit janë të botuara në faqet e gazetës Dielli.
Ti mbledhim shkrimet e Dalipit të botuara në Diell dhe ti botojmë si vëllime në vete. Në ato shkrime kemi në imtësi të gjithë hitorinë e Vatrës dhe të Deillit. Nuk kemi nevoj të shpenzojmë mijëra dollarë për Akademinë e Shekncave, e cila prej intrigave politike të kohës merret me rishkrimin e historisë. Historia e Diellit dhe Vatrës është e shkruar dhe e botuar në faqet e gazetës Dielli në mënyrën më të përsosur shkencore – mbështetur në arkivat e Vatrës dhe në faqet e Diellit. Këtë histori e ka shkruar Dalip Greca gjatë këtyre 12 vjetëve.
Le mos të shikojmë një ose dy artikuj, të përshtatshëm ose të pa përshatshëm të botuar në Dielli. Dielli dhe editorët e tij nuk mund të gjykohen me dy-tre artikuj të botuar në të. Dielli për të cilin flas këtu, është forca e jonë morale që duhet ndihmuar pa komplekse dhe duhet mbajtë gjall.cPa Diellin nuk ka dritë, pa Diellin nuk ka Vatër. Dalip Greca e ka ndritë Diellin dhe Vatrën. Jamë plotësisht i bindur, edhe Sokol Paja do t’i mbaj rrezet e Diellit ashtu si i ka mbajtur Dalip Greca dhe kolegët e tij të pavdekshëm; kolegët e tij EDITOR që mbajtën gjallë nderin e Shqiptarëve të Amerikës për më shumë se 11 dekada.
Dalip Greca, urime të përzemërta për daljen në pension! Përsonalishtë dhe familjarishtë të deshirojmë jetë të gjatë, shendet, gëzime dhe çdo të mirë ty dhe familjes tënde!
*11 KORRIK 2021, NË ORA 6 PM.
RESTORANTI: TESORO D’ITALIA,
160 MARBOL AVE. PLEASANTVILLE nz. 10570