Të mërkurën në mbrëmje me 15 Janar 2014, Eduard Ndreu, njëri prej pinjollëve të familjes nacionaliste Ndreu, i lindur në kampet e internimit të diktaturës komuniste, me profesion inxhinier, për 8 vjet drejtor i portit të Durrësit, vizitoi Shtëpiën e Federatës Vatra në Bronx. Z. Ndreu, ishte i shoqëruar nga anëtari i këshillit të Vatrës, Cezar Ndreu.
Z. Eduard Ndreu, nip i vatranit të kahershëm, për rreth 30 vjet anëtar i Këshillit të Vatrës, z. Jonuz Ndreu, u prit nga kryesia e Vatrës. Atij ia uroi mirëseradhjen zv/kryetari i Federatës panshqiptare të Amerikës ”Vatra” z. Agim Rexhaj. Ndërsa zv/Kryetari Asllan Bushati, i prezantoi mysafirit shkurtazi veprimtarinë dhe historinë e 101 vjecare të Vatrës si dhe qëndrimet e sja për cështjet Kombëtare dhe aktivitetin e tanishëm.Në takim ishin të pranishëm edhe : Marjan Cubi, Mithat Gashi, Zef Balaj dhe Zef Përndocaj dhe editori I Diellit, Dalip Greca.
Mysafiri, tha se ishte kënaqësi për të që ndodhej për herë të parë në Shtëpinë e Vatrës, Federatës, që ka bërë vepra të mëdha për Kombin. Kjo shtëpi , tha ai, është e mbushur me histori kombëtare e kontribute kombëtare. Më pas ai foli për zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, për marrdhëniet pozitë-opozitë, për premtimet e bujshme dhe të pambajtura të qeverisë, për marshimin e krimit të organizuar, për mosmarrjen e statusit ët Kandidatit për në BE të Shqipërisë, për emergjencën e reformimit dhe organizimit të Partisë Demokratike, për organizimin e polit të së djathtës dhe përsosjen e demokracisë shqiptare etj.
Më pas, mysafiri Ndreu vizitoi ekspozitën e rrugës 101 vjecare të Vatrës, ku editori i Diellit e njohu atë me momentet kyce të historisë së Vatrës, nga mbledhjet themeluese, komisioni themelues, delegatët, aksionet e para kombëtare, fushata për shpëtimin e Shqipërisë e 3 qershorit 1917, ku u mblodhën 150 mijë dollarë nga Vatra, dërgimi i vullnetarëve të Vatrës dhe Bandës së saj muzikore në Shqipëri më 1920, fushata e Huasë Kombëtare e viteve 1921-23, Ku Vatra mblodhi 197 mijë dollar për të ndihmuar Qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës, dërgimi i më shumëse 200 mije librave për shkollat në Shqipëri, fushata për të ndihmuar Komunitetin cam, të shpërnguliur dhunshëm nga trojet e vendlindjes pas gjenocidit të udhëhequr nga Zerva, fushata për Luftën në Kosovë qershor 1998, e deri tek fushata e viteve 2010-2011 për të ndihmuar të përmbyturit e Shkodrës.
Më pas për nder të mysafirit u shtrua një darkë në restorantin”Giovani’s” pronë e bashkatdhetarit Gjergj Dedvukaj.