Rafaela Prifti/
“Pas një maske, një maskë tjetër,” shkruante artisti surrealist francez Claude Cahun në vitin 1930. Galeria e re në Muzeun e Artit Modern MoMA e titulluar Vital Signs hapet nga data 31 tetor deri në 2 nëntor ekskluzivisht për anëtarët përpara se të hapë dyert për publikun.
Në njoftimin për shtyp thuhet se në imagjinatën e artistëve të shekullit të 20 trupi dhe vetja nuk janë konceptuar të ngurta por në transformim të përhershëm. Ekspozita paraqet mbi 100 punime nga artistë të cilët shtrojnë pyetjen se çfarë është individi në raport me shoqërinë – dhe se kategoritë si raca, gjinia janë koncepte të rrënjosura tek abstraktja. Ekspozita sjell këndvështrime të freskëta nga koleksione të Muzeut të artistëve si Frida Kahlo, Louise Bourgeois, Suzanne Jackson dhe Senga Nengudi si edhe punime që vijnë për tu paraqitur për herë të parë.
Foto: Suzanne Jackson Era dhe Uji 1975, dy panele