Nga Bukurosh Curre*/
Deshiroj qe me shpirt ti Ladi te ishe ai qe shkruan Elegji per mua Roshin!
Sot jemi mbledhur per ti dhene lamtumiren e fundit vellait, prindit, bashkshortit, shokut dhe mikut me te dashur tonit Ladit…ai u nda nga jeta shume shpejt, ai kishte shume gjera te programuara ne mendjen dhe shpirtin e tij per te plotesuar, se bashku me te gjithe ne; por semundja e pa meshireshme dhe e rende e ndau nga jeta…dhe eshte shume e hidhur qe ai nuk eshte me ne,megjithate,ne sot jemi mbledhur jo per te qare ,por per te folur per jeten e tije….Vellai im Ladi, ishte vetem dy vjet me i vogel nga mua ,ai ishte me shume shok se sa vella ,ai ishte njeri i shkelqyer me veyrtyte te veçanta…Ai e jetoi jeten te plote ne te gjitha drejtimet , dhe ndaj ai do te donte qe ne sot te kremtonim aritjet e tije….
Ladi lindi ne 12 Mars te vitit 1960 ( e shikoni ne te gjithe se bashku po kremtojme ditlindjen e tije…) dhe se bashku me ne pese vellezer e motrat e tjera u ritem ne bukurite natyrore te veriut te Shqiperise…kaluam atje femijerine tone…mbidhnim lule benim kurora…hanim manaferra…Ladit i pelqente te nxinte mustaqet me manaferra dhe me thoshte…e shikon ngjaj tamam si gjysh…dhe un qeshja… atje mbaruam shkollat fillore dhe tetevjeçare .Ladi ishte shume punetor ne pushimet verore punonim dhe benim gara, ai shpesh ma kalonte dhe pse un isha me imadh.. ai asnjehere nuk ankohej …Ladi ishte shume inteligjent dhe ambicioz ,kerkonte gjithmone te arrinte ate çka ishte me e persosur…mbaroi shkelqyer shkollen e mesme dhe ishte i talentuar ne vizatimin teknik ,deshironte te behej inxhinier…kishte talent te veçante ne pikture ( I pikturonte persosour femrat, dukeshin si te gjalla) por sistemi i asaj kohe si per te gjithe e vendoste talentin pas valixhes se planifikimit dhe e detyroi te shkonte ne shkolle ushtarake nga ku edhe pse pa deshiren e tij,mbaroi me rezultatet me te larta dhe u emrua ne qytetin e Korçes…gjate gjithe kohes eshte shquar per pune te shkelqyer dhe per kontribut dhe ndihme ndaj kolegeve te tije…Ladi kishte nje aftesi te veçante per ti afruar njerzit , i bente te gjithe per vete kur ishte ne rrethe shoqerore ,fjala e tij kishte pushtet, fliste me garanci dhe kompetence ,ndaj kur ai fliste kishte vetem heshtje dhe te gjithe degjonin, ai dinte te komunikonte me kedo ,per ate ishin te gjithe shoke e miq ,ishin te gjithe te barabarte nuk kishin te rreshtur njerzit qe vinin dhe e vizitonin ne spital…kur un rrija me ate ne spital me thoshte ndjehem shume veshtire qe nuk kam mundesi te ngrihem dhe te bisedoj me keta njerez kaq te mire dhe te mbrekullueshem qe harxhojne kohen,vijne per te vizituar mua dhe un rri shtrire …kur un postova ne FB kete lajm te kobshem , nuk kishin te rreshtur klikimet dhe komentet per keqardhjen dhe ngushellimet e drejtuara nga shoket dhe te njohurit e Ladit per ate vete dhe te gjithe ne qe na rrethon kjo dhimbje….
Ladi ishte nje bashkshort i dedikuar dhe prind i shkelqyer ai fliste me shume respekt dhe dashuri per familjen e tij dhe i donte ata me shume se cdo gje ne jete , ai fliste me shume dashuri dhe respekt per bashkshorten Eden…I mbeti shume mirenjohes qendrimit te saj deri ne momentet e fundit prane tije .Fliste me dashuri dhe pasion per dy vajzat e tije ,Ketlin dhe Kristel ,ishte krenar me rezultatet qe ato arrijne ne shkolle…dhe sot ato i premtojne qe do ta mbajne fjalen ,do te dalin me rezultate te shkelqyera ashtu si ai nuk rreshte se enderruari…ate e solli ne jete prekja e duarve te njoma te nipit te tije Eros..dhe lotet i rrodhen ne faqe edhe pse kishte ore te tera qe nuk permendej…
Le te qendrojme te gjithe te bashkuar ashtu sikurse ladi na donte…ai eshte ketu midis nesh dhe ne kemi kujtime nga me te bukurat me te…le te ndajme keto kujtime dhe te jemi te gezuar te qeshur ashtu si ai na donte te ishim gjithmone…tani un po ju them fjalet e tij : Mos harroni te qeshni… gezohuni gjithmone mos u ndjeni fajtor “sepse u dashka te qani per mua sot ne kete ndarjen time fizike nga ju” po qeshet dhe u gezuat un do jem per here me ju……qeshni se un po ju degjoj…qeshni qe un te ndjehem I gjalle !
Le te jene kujtimet per Ladin ato qe sjellin Pranveren tek ne .Jo me kot Ladi lindi ne muajin Mars, muajin kur çelin manushaqet, kur buzeqeshin zambaket ,kur gjelberon bari e çelin lulet e pemeve…ai do te mbetet pranvere ne zemrat tona, ne shpirtin tone…dhe kur per pak kohe ne do te na godase guri i ftohte i loteve…mos ta zgjasim shum po te qeshim ,te qeshim qe ti bejme vend Ladit ne shpirtin tone keshtu qe per Ladin sot nuk eshte nje lamtumire por eshte nje lloj i veçante pershendetje TUNGJATJETE!!!
E perjeteshme qofte dashuria dhe kujtimi jot Vella Ladi!
*Bukurosh Curre eshte anetar i Kryesise se deges se vatres ne Jacksonville, FL. Federata “Vatra” dhe Gazeta “Dielli” i shprehin ngushellimet me te thella per humbjen e vellait!