U nda nga kjo jetë dhe nga kjo botë, Lili Skënderi, bashkëshortja e poetit Vehbi Skënderi dhe Nëna ime.
Nëna ime ishte Zoti në këtë Tokë për mua, vajzën e saj, Elida Buçpapaj, që bashkë me tim atë më rritën dhe edukuan me të gjitha vlerat njerëzore, dhe po ashtu me përkushtim të pakufishëm, me dashuri të pakufishme rritën edhe dy nipat e tyre, të cilët po ashtu i deshën me të njëjtën masë të pakufishme.
Jam përpjekur gjithë jetën time që t’ua plotësojë prindërve të mi portretin tim si qënie njerëzore, ashtu si e kishin dashur dhe ëndërruar ata.
Nuk e di nëse ia kam arritur, por ajo që nuk vihet në dyshim është se i kam dashur me dashuri të pakufishme. Kur Im Atë mori udhëtimin për në Parajsë, atëherë Mamin e desha për të dy bashkë. E desha si vajzën time, dhe unë u bëra si të isha mamaja e saj. Ajo qeshte kur unë ia përsërisja aq shpesh.
E gjithë Familja ndjejmë një boshllëk të pazëvendësueshëm, sepse Mami kishte një autoritet dhe personalitet të jashtëzakonshëm që buronte prej mirësisë së zemrës së saj.
Lus Zotin që të na ndihmojë që ta përballojmë këtë dhimbje!
Unë ndihem vajza më krenare në botë që të kam patur ty Nënë, dhe në të gjitha jetët e jetëve, unë do të jem vajza jote e ti mrekullia e jetës time, Nëna ime.
Po e ilustroj këtë lajm kaq të hidhur, që nuk desha ta kumtoja kurrë me një foton tonë. Mami ishte nuse e re dhe unë fëmijë një vjeç e ca.
Foton na e ka bërë Babi. Ne ishim me pushime në Pogradec tek gjyshja e dajua.
Siç shihet, Mami dhe unë i qeshim me gjithë shpirt Babit.
Ishim Familja më e lumtur në botë.
Lumturinë tonë, ashtu si të mijra e mijra familjeve shqiptare, e shkatërroi diktatura mizore,
por megjithatë, ne ishim me fat dhe mbijetuam, me ndihmën e Zotit dhe sepse të tre bashkë, Mami, Babi dhe unë e deshëm njëri-tjetrin me dashurinë e Zotit.
Pastaj Familja jonë u shtua dhe prindërit e mi, prej nipave të tyre dhe prej nesh, Skënderit e prej meje, gjetën qetësinë dhe gjithmonë dashurinë.
Ata janë në çdo çast të kësaj jete me ne!
Ndërkohë që prehen në Parajsën e Zotit!
Sepse ishin Njerëz të pastër e të kulluar ashtu si Zoti i lind krijesat e veta!
****
NGUSHELLIME
E nderuar Elida
Pranoni ju lutem ngushëllimet më të thella nga unë dhe Gazeta Dielli për humbjen e Nënës tuaj të dashur, Lili Skënderi.
Shpirti në Parajsë nënës tuaj!
Dalip Greca
Editor i Diellit
Nju Jork, 10 Shkurt 2016
Nadia Zotaj(Dishnica) says
Une jam e panjohur per ty,por Ti je shum e njohur per mua, sepse jeta ime eshte kopje e jetes tende.Ti je krenarija e gruas shqiptare, e kombit shqiptar.Ti je antiteza e gazetareve te neveriteshme, servile te enverizmit,qe edhe sot vuajn kompleksin e inferjoritetit te tyre, duke i ber intervista gruas monster te diktatures,qe coi ne ekstrem jeten tende, jeten time dhe jeten e dhjetra mijra vajzave te tjera.Por Ti edhe une jemi krenare qe nenat tona nuk linden bija- monstra diktaturash dhe gazetaresh lepirese te tyre.
Sadik Elshani says
Ngushellime!
Nadia Zotaj(Dishnica) says
Pranoni ngushellimete mija dhe te familjes time per humbjen e nenes tuaj te dashur.Nadia
THANAS GJIKA says
E kujtojme me shume respekt, poetin e lindur Vehbi Skenderi dhe Nenen tuaj te shtrenjte trimereshen Lili. Kishim nje udhe ku kembeheshim shpesh ne lagjen “Ali Demi”.
Ngushellimet tona, i perjetshem qofte kujtimi.
Zoti qofte me ju dhe te dashurit tuaj ne kete moment te veshtire.
Julia dhe Thanas Gjika
Sali Ramadani-Uskana (ish-Kercova) says
NGUSHELLIMET ME TE THELLA PATRIOTIKE DHE REVOLUCIONARE!
Po te mos ishte ajo NENA SOKOLESHE,nuk do te kishin lindur fare as edhe keta femije sokola dhe aq te ngritur deri ne nivelin atdhetar,kombetar,profesional dhe kreativ.
Ngushellimet me te thella,me respeketin me te larte!
Sali Ramadani-Uskana
(ish-Kercova)
NUK DO TE ISHIN AS EDHE KETA FEMIJE K
Sali Ramadani-Uskana (ish-Kercova) says
NE VENDE TE LESHIMIT TEKNIKE,POEZI E ADAPTUAR,OSE NERGUT!
Duke kerkuar ndjese dhe me konsiderate per leshimin teknik:”NUK DO TE ISHIN AS EDHE KETA FEMIJE K”,e ndjera dhe prinderit e nderuar e meritojne edhe nje krijimtari te adaptuar,ose edhe nergut…
Me konsiderate:
Sali Ramadeani-Uskana
Sali Ramadani-Uskana (ish-Kercova) says
ADAPTIMI ME SHPEJTESINE ME TE MADHE!…
Po,pershkak te respektit te jashtezakonshem,qe,ne oret me te hereshme te nates,nga ca (ri)botime te shumta,e verejtja me shpejte ne poashtu prestigjiozen “Illyria”te 12/011.2015-11:04,me autorizimin tim personal,pas prrkushtimit nergut qe vlen si licet comparari,nga “Jeta e Re”,nr.6/1959,me titullin “Dhimbja e Nanes”,e cila eshte edhe shume identike,deri ne ndonje vjershe nergut.
Serish,
Sali Ramadani-Uskana
Fritz Radovani says
Asht shume e veshtire me gjete fjale ngushllimi. Zoti premtofte me e perballue kete fatkeqsi e Nderueme zonje!
Me shume respekt!
Albert Habazaj says
Today at 12:21 PM
Nuk e kam njohur të Bardhën Lili, të paharruarën fisnike grua të Lirikut shqiptar, oqean me dije, poetit Vehbi Skënderi (që pastë dritë për të pasmit kujtimi i tij); nuk e kam parë të urtën Nënë të Pishës së Kulturës shqiptare në Europë, zonjës Elida Buçpapaj; nuk e kam takuar atë zonjë dinjitoze, vjehrrën e kritikut, poetit dhe gazetarit emblematik të publicistikës letrare shqiptare, zotërisë Skënder Buçpapaj, por duke vlerësuar kontributin për Shqiptarinë qytetare të këtyre tre njerëzve me emër, (më të afërmit e së ndjerës Lili), kuptoj se ajo ka qenë Vatra e zjarrit e Ngrohtësisë së dashur që Vehbiu i paharruar dhe Elida me Skënderin kanë shpërndarë ndër ne për t’u përmirësuar duke përparuar. I dritëroftë kujtimi të bekuarës Mama Lili, o e respektuara Elida dhe ti, i dashur Skënder! Dheu iu bëftë mjalt! Të rroni e ta kujtoni! Mirësi paçi!
Ju ngushëllon përzemërsisht nga Vlora, Albert HABAZAJ