NEW YORK – Aktorja hollivudiane me gjak shqiptar, Eliza Dushku, ka zgjedhur të festojë kësaj radhe 28 Nëntorin – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, së bashku me vëllezërit dhe motrat e saj shqiptarë në Nju Jork./Nga Beqir SINA – New York /Eliza Dushku, aktorja e njohur me origjinë shqiptare, e cila mban edhe pashaportën e Shqipërisë, këto ditë ka ndarë gëzimin e saj me rastin e 28 Nëntorit, me shqiptarët në Nju Jork, duke marrë pjesë në festimet madhështore për nder të Ditës së Flamurit – Shpalljen e Pavarësisē, të cilat u organizuan nga asamblesiti shqiptar Mark Gjonaj dhe në Prospect Hall në Brooklyn. Ndërsa, në lokalin luksoz Cantina Rooftop në Kuins New York, ku organizata Rrënjë Shqiptare, ku u mbajtë një mbrëmje e madhe festive për të Ditën e Flamurit, u bë pjesë e kësaj feste. Presidenti i kësaj organizate zoti Marko Kepi, shkruan në statusin e tij në facebook, se “Faleminderit, për të gjithë ata që erdhën duke mbështetur Rrënjë Shqiptare në këtë festë, e cila të gjitha fitimet e saj, do t’i dërgojë në bashkëpunim me Fondacionin Mbreteresha Shqiptare Grealdina, për ri-ndërtimin e një Shkolle në malësitë e qytetit të Kuksit” . Kreu i gjeneratës së re shqiptare, drejtoi në emër të kësaj organizate një falenderim të veçantë edhe për mysafirët special, të cilët natën e 28 Nëntorit, u bënë pjesë kësaj feste, të përbashkët që frymoi vetëm kuq e zi, këta të rinjë e të reja – nga Rrënjët Shqiptare, dhe mysafirët e nderit fotografin me renome Fadil Berisha, aktoren e hollivudit Eliza Dushku dhe Miss Kosovën.Eliza shqiptare kudo e “ndezi” atmosferën kuq e zi! duke treguar rrënjët e saj shqiptare….“Ndjehem shqiptare”, është shprehur aktorja Eliza Dushku, qysh në momentin e parë që ka mbërritur në Shqipëri, afro një dekad më parë, kur ajo u njoh me tokën e të parëve të saj – babait nga Korça. Shqipërinë, të cilën ajo nuk e kishte parë asnjëherë, por vetëm e kishte dëgjuar dhe ndoshta ëdërruar në kontaktet e para me gjakun shqiptarë, ajo e ka pranuar dhe theksuar në botën e madhe hollivudiane, se sa krenare është me origjinën e saj Shqipëtare. E ndërsa në bisedë e sipër, asaj kur i thanë, për her të parë që t’i ke fytyrë shqiptare, ajo bëhet krenare e fillon të qeshë. Tregonte, se një gjë të tillë ia kishin thënë edhe të tjer në Amerikë. “Pavarësisht se jam e lodhur, jam shumë e entuziasmuar. Mezi pres të njoh Shqipërinë, dhe të udhëtoj drejt qytetit të prindërve të mi ”, shprehej me të shkelur në Shqipëri, për her të parë, Eliza Dushku. Duke qeshur ajo ka filluar sa her e takon të shqiptoi edhe ndonjë fjalë shqip, por premton se do flas edhe më mirë shqip. “Shumë të faleminderit, dhe disa fjalë gjysma gjysma ajo ti shqipton sa po e takon” me një dashuri të çilrtët ajo fotografohet me të gjithë shqiptarët, sikur i njeh prej kohësh.Ndërsa, në kontaktin e parë me tokën shqiptare, Eliza Dushku, përveç mbushjes shpirtërore ka kërkuar diçka më shumë shqiptare, shkruante atëhere shtypi shqiptar ato ditë të Eliza Dushkut në Shqipëri.
“Më gjeni dikë që bën tatuazhe të bukura”, citohet të ketë thënë, ajo, atë ditë në Shqipëri. “Dua të bëj në qafë pas shpatullave një shqiponjë të madhe. Vendosa që ta bëja që në Amerikë, por modeli i atjeshëm nuk i kishte të bukura krahët e shqiponjës andaj do t’a bëjë në Tiranë( dhe realisht ajo e ka bërë dhe e mbanë ende për të treguar se është bijë e Shqipes me dy krena) .