• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Eliza Dushku, në shfaqjen e filmit “Shok” në Worcester të Massachusetts

February 21, 2016 by dgreca

Shfaqja e premirës së u organizua – edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës /

Nga Beqir SINA – New York/

WORCESTER MA: Filmi shqiptaro britanik, SHOK, i nominuar për një statujë Oscar, një javë para se të mbërrijë në Los Angelos, gjatë udhëtimit të tij në SHBA- mbrriti në Uster -Worcester të Massachusetts, në shfaqjen e rradhës, për publikun amerikan dhe shqiptarë, në Qendrën Akademike Jefferson e Clark University, të shtunën më 20 shkurt.Në rrjetin social Facebook, dhe Viemo , pjesëmarrësit, thonë në këtë shfaqje, ka marrë pjesë së bashku me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes edhe Ylli i televizioni dhe filmit amerikan, aktoria hollivudiane, me origjinë, shqiptare Eliza Dushku.E cila, përpos që ka marrë pjesë në shfaqjen në Uster – Worcester të filmit me metrazh të shkurtër “Shok” të shtunën, por edhe ka pozuar me shenjën tashmë të bërë tradicionale në raste të tilla, atë të bashkimit të dy pëllëmbave të dorës, duke bërë simbolin e flamurit tonë kombëtar, Shqiponjës me dy krena.Dushku, është një aktore me famë në Shtetet e Bashkuara, ajo është me shtëtësi të dyfishtë, Amerikane dhe Shqipëtare, ndërsa, ka lindur në Watertown, Massachusetts, më babanë nga Korça dhe nënën e saj daneze.Në rrugën e suksesit në televizionin dhe kinematografinë amerikane, Dushku, është i njohur për rolet e saj në “Buffy Slayer Vampire”, “Dollhouse”, “Bring It On” dhe “LiesTrue.” Ajo në shfaqjen e së shtunës, me studentët dhe profesorët e universitetit Clark, në Maçesustes – mbas rënjes së perdes së filmit SHOK nominuar për Oscar, ka drejtuar pyetje në panelin – pyetje e pergjigje, të moderuar nga ish-kryetaria e Bashkisë Uster – zonja Konstantina Lukes, e cila e mbanë veten shqiptare.Filmi nga Kosova “Shok”, është i bazuar në ngjarje të vërtetë( true story) në prag Luftën e Kosovës, në vitin 1998, e cila shpërtheu një vit më pas kësaj ngjarje, në një luftë frontale mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbështetur nga SHBA dhe NATO-s, kundra Serbisë, në vitin 1999, për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve. Shfaqja e premirës së këtij filmi, u organizua edhe për të festuar Përvjetorin e Tetë të Pavarësisë së Kosovës në shkurt 17 2008.Skenaristi, anglez Jamie Donoughue, ka thënë në rrjetin social Vimeo, se pritja kritike për filmin e metrazhit të shkurtër, ka qenë pozitive, ndërkohë, që e ka përshkruar atë si “të shkëlqyer dhe të ndritshëm.” “Ai është i pari film shqiptar nominuar për statujën Oscar, Filmi trajton jetën e dy djemve 12-vjeçarë në prag lufte në Kosovë “, thotë ai.Filmi “Shok” është i nominuar për çmimin Oskar për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, dhe më 28 Shkurt 2016, ai do të jetë në mesin e filmave konkurues për një statujë Oscar . Që prej lëshimit të tij nëpër kinemat në Kosovë, Shqipëri , Europë, dhe tani në SHBA, filmi SHOK, , thotë aktori dhe producenti Eshtref Dyrmishi, për gazetën tonë, “filmi ynë ka marrë edhe 11 çmime të tjera, duke përfshirë edhe Çmimin e publikut – Award Juria, dhe Çmimin Juria e Rinisë në 2015 në Aspen Shortsfest, Çmimin e Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të San Jose, të Kalifornisë për Short Film dhe medaljen e argjendtë në Festivalin e Filmit të shkurtër në Manhattan NYC .Filmi SHOK, është prodhim shqiptaro – britanik dhe është 21 minuta i gjatë.

 

17_12_2015_9103409_12362874_10153447014582525_4879798930003011632_o.jpg

12764699_1063336063731313_1391734689684752033_o.jpg

a3edbd0d5303cfdfb51e50107e48390a.jpg

eliz1412.jpg

eliza_dushku_1.jpg

largea_4fecfc2e-9e93-49c3-ac4d-a1d96b835c1e1452005035.jpg

received_10154066213087044-500x400.jpeg

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Eliza Dushku, ne shfaqjen e filmit"Shok"

Dokumentari “Dear Albania” (“E dashur Shqipëri”) e Eliza Dushkut shfaqet PBS TV

January 5, 2016 by dgreca

“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.Dushku : “E Dashur Shqipëri – Dear Albania” frymezimet jashtë të zakonshmes nga prindërit e mi -Një rrëfim plot sinqeritet dhe vërtetësi!”/
Nga Beqir SINA – New York/
NEW YORK CITY : Aktorja me prejardhje shqiptare që jeton në Amerikë, Eliza Dushku, solli këtë fillim viti të ri – 2016 dokumentarin e saj për Shqipërinë, të titulluar “Dear Albania” (E dashura Shqipëri).
Dokumentari është xhiruar nga Eliza dhe vëllai i saj Nate me ndihmën e fotografit të famshëm Fadil Berisha.
Dushku ka thënë se ata kanë vendosur ta bëjnë këtë dokumentar duke e parë se askush nuk di shumë për këtë shtet që ka qenë nën komunizëm dhe diktaturë për disa vjet. Tutje ajo ka shtuar se të gjithë e din ku është Greqia, apo Italia, por jo për Shqipërinë që është aty ngjitur me to.
“Dokumentari nuk është për të treguar se në jemi me të mirët, por për të treguar se ky vend ekziston. Për të treguar për njerëzit dhe për traditat e për gjuhën që është ndër më të vjetrat në Evropë. Atje ka shumë histori për të cilën duhet të tregohet”, thotë ndër të tjera Dushku.
“Dear Albania” është dokumentar që përshkruan një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.
Dokumentari është shfaqur deri tani në 69 kanale të ndryshme televizive në Amerikë.
Kurse, më, 4 janar 2016, dokumentari , “E dashur Shqipëri”, u transmetua në të gjithë SHBA-në kanalin më të madh publik amerikan me 217 milion shikues PBS WORLD,kështu të paktën shkruan në statusin e saj në facebook – aktoria e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku.
Ajo sqaronë se kjo është një marrëveshje shumë e madhe për mua dhe vëllain tim (drejtori dhe bashkë-producent i filmit dokumentar “E Dashur Shqipëri – Dear Albania”, familjen tonë, mbështetësve dhe miqtë, si dhe shqiptarëve kudo, në të gjithë globin.
“Ky vend i vogël i Europës Juglindore (Jo, ne nuk jemi Armenia .. ne jemi ALBANIA ..! shkruan ajo) ka qenë një mister për dekada të panumërta, i “fshehur” pas perdes së komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës” deri në 25 vjet të fundit të demokracisë”.
Ati ynë, Filip Dushku, i cili ka lindur në Boston, tregonë ajo, ne profilin e saj për këtë dokumentar, një brez nga të parët shqiptaro-amerikanë, në Amerikë, e ka përdorur gjuhen shqipe për të folur për ndjenjë të vogël, e të padukshme, që të ngacmon shumë herë, dhe në përgjithësi për rrënjët e tij shqiptare.
“Ai, nuk fliste anglisht në shtëpinë e tij, ai dhe familja e tij, luftuan si emigrantë të paktë në Bostonin e Jugut në vitet 1940 dhe 50-ta, kur erdhi në Amerikë, për një jetë më të mirë . Në një kohë, kur njerëzit kur vinë në Amerikë kanë tendencë t’i shmangen asaj që ata nuk e kuptojnë – ruajtjes së indetitetit të tyre – origjinës prej nga vinë”.
Me shfaqjen e këtij filmi dokumentar të cilin nëpërmjet ekranit e ndjekin mbi 70 përqind e shtëpive amerikane! “DearAlbania” dokumentar i vendorigjinës tonë, shkruan ajo në statusin e saj, ne i mbajmë kokat tona lartë dhe krenar, për të treguar sepse jemi në gen dhe të përjetshëm shqiptaro – amerikanë.
Dushku, thotë se ;”Në këtë film, i cili mori mbështetje të pafund nga të rinjë e të reja shqiptar, anemban SHBA, Shqipëria, Kosova dhe viste shqiptare, diaspora, kemi për të treguar botës, se kush janë shqiptarët – kulturën tonë, traditat tona dhe bukurinë e mahnitshme, që Shqiperia është në një vend i vogël, por i fuqishëm me traditë, kulturë dhe histori – Shqipëria, dhe trojet e saj përreth tokave shqiptare – Iliriane, të cilat përfshijnë, Kosovën, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, Çamërinë dhe Malin e Zi.
Me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, shton ajo “Ne kemi zbuluar kaq shumë për veten dhe familjen tonë, karakteristikat tona shqiptare dhe historinë ..të cilat keni për ti besuar vetëm kur keni për të parë “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, keni për të besuar atë emocion të madh që do tju sjell Shqipëria”.
Ftesa që kemi bërë të parë këtë film dokumentar i cili është një udhëtim 1 orë me ne, në sajë të PBS & Televizioni Publik Amerikane, është me të vërtetë një nder dhe një ëndërr e vërtetë, shprehet ajo.
Në fund aktoria e famshme me origjinë shqiptare Eliza Dushku, në statusin e saj në facebook, shkruan edhe dy fjalë shqip “Faleminderit – Faleminderit, shumë!, Ju lutemi të kënaqeni me këtë film dokumentar “E dashura Shqipëri – Dear Albania”, dhe të ktheheni këtu në statusin tim në facebook dhe na tregoni se çfarë ju frymëzoi ose ju emocionoi më shumë !
Me mirënjohjen më të thellë! Dashuri dhe Mirënjohje Eliza Dushku & Nate, përfundon mesazhin e saj në profilin e saj në facebook.
Kështu pra, në më pak se 5 vite nga vizitat e saj e parë në Shqipëri – Eliza Dushku, tashmë është rikthyer me Shqipërinë dhe shqiptarët, në Televizionin Publik Amerikan PBS pikërisht me premierën e dokumentarit që aktorja hollivudiane me origjine shqiptare, realizoi në verën e vitit 2011 me qëllim promovimin e Shqipërisë, në SHBA.
Nën titullin “Dear Albania”, dokumentari sjell një udhëtim të aktores jo vetëm në vendet më turistike të Shqipërisë, por edhe në trojet shqiptare, tashmë jashtë kufijve zyrtarë, Kosovë,Mal i Zi, Maqedoni, Çamëri, Preshevë, Bujanovc, Medvegje dhe Diasporë.
Gjatë gjithë këtij rrugëtim Eliza shoqërohet nga vëllai i saj Nat.
“Ky dokumentar do të shfaqet në 217 milion ekrane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë jam e lumtur që do të mund të përcjellim një imazh tjetër të Shqipërisë. Dhe kur të gjithë ne të përmendim Shqipërinë, do të doja shumë që të mos mendonin se shqiptarët janë të gjithë trafikantë dhe rrëmbyes fëmijësh, ashtu siç përcjellin shumë filma hollivudianë. Pasi ne jemi edhe kështu si në dokumentarin tim, mikpritës dhe të besës. Jemi ende duke punuar që ky dokumentar të bëjë xhiron e botës, të transmetohet në Ballkan, Japoni, Kinë e kudo, për të përcjellë një imazh të mirë të Shqipërisë.” ka thënë Eliza Dushku.
Artistë të njohur edhe jashtë Shqipërisë si Inva Mula, Blerim Destani, Ermonela Jaho, lorik Cana apo Fadil Berisha, Toni Dovolani, i kanë dhënë një tjetër zë këtij dokumentari, duke bërë kështu që imazhi për një Shqipëri të bukur, mikpritëse dhe të qetë të mbërrijë edhe më i qartë.
E ndodhur në festimin e 28 Nëntorit në Nju Jork, mes vëllezërve dhe motrave të saj Eliza Dushku, dha sihariqin për shfaqjen në ekranin e madh të televizionit Amerikan PBS – të premieres së dokumentarit “Dear Albania” me regji te Nate Dushku, ku ajo rrëfehet përtej karaktereve të shumta që ajo ka luajtur në karrierën e saj kinematografike
Një Elizë që e ndan kohën mes xhirimeve studimeve për sociologji – thirrjen e gjakut shqiptar të cilit ajo bashkë me të vëllain Nate, i kushton këtë dokumentar të plotë “Dear Albania” si dhe frymezimet jashtë të zakonshmes nga nena e saj -Një rrëfim plot sinqeritet dhe vërtetësi!

Filed Under: Kulture Tagged With: Dear Albania, Eliza Dushku, PBS TV

Eliza Dushku, festoi 28 Nëntorin me Rrënjët Shqiptare në Nju Jork

December 1, 2015 by dgreca

NEW YORK – Aktorja hollivudiane me gjak shqiptar, Eliza Dushku, ka zgjedhur të festojë kësaj radhe 28 Nëntorin – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, së bashku me vëllezërit dhe motrat e saj shqiptarë në Nju Jork./Nga Beqir SINA – New York /Eliza Dushku, aktorja e njohur me origjinë shqiptare, e cila mban edhe pashaportën e Shqipërisë, këto ditë ka ndarë gëzimin e saj me rastin e 28 Nëntorit, me shqiptarët në Nju Jork, duke marrë pjesë në festimet madhështore për nder të Ditës së Flamurit – Shpalljen e Pavarësisē, të cilat u organizuan nga asamblesiti shqiptar Mark Gjonaj dhe në Prospect Hall në Brooklyn.  Ndërsa, në lokalin luksoz Cantina Rooftop në Kuins New York, ku organizata Rrënjë Shqiptare, ku u mbajtë një mbrëmje e madhe festive për të Ditën e Flamurit, u bë pjesë e kësaj feste.    Presidenti i kësaj organizate zoti Marko Kepi, shkruan në statusin e tij në facebook, se “Faleminderit, për të gjithë ata që erdhën duke mbështetur Rrënjë Shqiptare në këtë festë, e cila të gjitha fitimet e saj, do t’i dërgojë në bashkëpunim me Fondacionin Mbreteresha Shqiptare Grealdina, për ri-ndërtimin e një Shkolle në malësitë e qytetit të Kuksit” . Kreu i gjeneratës së re shqiptare, drejtoi në emër të kësaj organizate një falenderim të veçantë edhe për mysafirët special, të cilët natën e 28 Nëntorit, u bënë pjesë kësaj feste, të përbashkët që frymoi vetëm kuq e zi, këta të rinjë e të reja – nga Rrënjët Shqiptare, dhe mysafirët e nderit fotografin me renome Fadil Berisha, aktoren e hollivudit Eliza Dushku dhe Miss Kosovën.Eliza shqiptare kudo e “ndezi” atmosferën kuq e zi! duke treguar rrënjët e saj shqiptare….“Ndjehem shqiptare”, është shprehur aktorja Eliza Dushku, qysh në momentin e parë që ka mbërritur në Shqipëri, afro një dekad më parë, kur ajo u njoh me tokën e të parëve të saj – babait nga Korça.  Shqipërinë, të cilën ajo nuk e kishte parë asnjëherë, por vetëm e kishte dëgjuar dhe ndoshta ëdërruar në kontaktet e para me gjakun shqiptarë, ajo e ka pranuar dhe theksuar në botën e madhe hollivudiane, se sa krenare është me origjinën e saj Shqipëtare.   E ndërsa në bisedë e sipër, asaj kur i thanë, për her të parë që t’i ke fytyrë shqiptare, ajo bëhet krenare e fillon të qeshë. Tregonte, se një gjë të tillë ia kishin thënë edhe të tjer në Amerikë.   “Pavarësisht se jam e lodhur, jam shumë e entuziasmuar. Mezi pres të njoh Shqipërinë, dhe të udhëtoj drejt qytetit të prindërve të mi  ”, shprehej me të shkelur në Shqipëri, për her të parë, Eliza Dushku.    Duke qeshur ajo ka filluar sa her e takon të shqiptoi edhe ndonjë fjalë shqip, por premton se do flas edhe më mirë shqip. “Shumë të faleminderit, dhe disa fjalë gjysma gjysma ajo ti shqipton sa po e takon” me një dashuri të çilrtët ajo fotografohet me të gjithë shqiptarët, sikur i njeh prej kohësh.Ndërsa, në kontaktin e parë me tokën shqiptare, Eliza Dushku, përveç mbushjes shpirtërore ka kërkuar diçka më shumë shqiptare, shkruante atëhere shtypi shqiptar ato ditë të Eliza Dushkut në Shqipëri.

“Më gjeni dikë që bën tatuazhe të bukura”, citohet të ketë thënë, ajo, atë ditë në Shqipëri. “Dua të bëj në qafë pas shpatullave një shqiponjë të madhe. Vendosa që ta bëja që në Amerikë, por modeli i atjeshëm nuk i kishte të bukura krahët e shqiponjës andaj do t’a bëjë në Tiranë( dhe realisht ajo e ka bërë dhe e mbanë ende për të treguar se është bijë e Shqipes me dy krena) .

Filed Under: Komunitet Tagged With: Eliza Dushku, festa e Pavaresise, rrenjet shqiptare

Eliza Dushku promovon Shqipërinë turistike në Atalanta

November 13, 2015 by dgreca

“Sa e mahnitëshme është Shqipëria! “/
Beqir SINA- New York/
ATALANTA – GEORGIA : Në Fall Marketplace në Atlanta, Gjeorgji, është hapur një panair mbi Shqipërinë turistike, ku me këtë rast Televizioni Publik Amerikan, ka shfaqur edhe premierën e dokumentarit “Dear Albania”, me protagoniste kryesore e të cilit, është aktorja e Hollivudit, me origjinë dhe shtetësi shqiptare, Eliza Dushku. Dokumentar televizivë, ky që mbart edhe të tjerë shqiptarë me emër nëpër botë si; Fadil Berisha, Toni Dovalani, Inva Mula, Ermonela Jaho, Lorik Cana, Blerim Destani e shumë personalitete të tjera me famë botërore.
Në stendën e Shqipërisë, në këtë promovim të vlerave historike e natyrore, kuzhinës, zakonet dhe traditat e shqiptarëve, ishin të pranishëm, simbas Ashley Wood – Preisdente e organizates Albanian Voice, Eliza dhe Nate, përfaqësues të medias, personalitete të artit, të kulturës, e etj.
Më 10 nëntor 2015, shkruan në profilin e saj në facebook – “Albanian Voices – Zëri Shqiptarë”, komuniteti shqiptar në Atlanta- Gjeorgjia – ka pasur privilegjin të ndihmuar Nate dhe Eliza Dushku – për të parë Shqipërinë, nëpërmjet stendës me vlerat historike e natyrore, kuzhinës, zakonet e tradita e shqiptarëve .
Gjithashtu, “një dokumentar për Shqipërinë, që kërkon të tërheq turistët amerikan me titull “Dear Albania”, thotë Ashley Wood, presidentja e “Albanian Voices – Zëri Shqiptarë, në statusin e saj, nga Televizionini publik amerikan do të transmetohet në Atlanta, Gjeorgji.
“Kjo, ishte një mundësi e madhe për të treguar se sa e bukur dhe unike, është kultura shqiptare, është dhe për të inkurajuar edhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara, për të shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë” thotë Wood.
Anëtarë të komunitetit shqiptar në Atlanta ndihmuan stendën shqiptare të i ofrojnë Elizas dhe Nate, sende nga Shqipëria për stendat e tyre. Familja Dushku ishte e gatëshme që të ftuarve në stendat shqiptare , t’iu përgjigjej pyetjeve dhe për të ndihmuar ata duke u treguar atyre çdo gjë në lidhje me kulturën dhe historinë e Shqipërisë.
“Eliza dhe Nate, janë me “këmbë në tokë” shprehet në statusin e saj në facebook, Ashley Wood, ku ajo ka postuar edhe një set me fotografi nga ky aktivitet duke shtuar se ata janë zemërmirë, bujar, dhe të pasionuar për popullin shqiptar. Dhe, me përkushtim, vështirësi, me punën që ata kanë bërë, kan arritur të vënë në jet këtë projekt me shpenzimet e tyre.”
Kur nisi këtë projekt, në shtypin amerikan Eliza, shkroi artikullin: “Përse duhet të vizitoni Shqipërinë”, me ngacmim nga dokumentari televizivë “Dear Albania”, ku aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, tregon se ka nisur “udhëtimin e saj nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, për të promovuar, siç thotë ajo vet vendin e të parëve të saj.
Ajo duket se ka zgjedhur këtë mënyrë për të promovuar Shqipërinë turistike. Duke pasur mundësi për të udhëtuar në botë gjatë jetës së saj,: “Unë kam qenë në një numër vendesh tepër emocionuese. Udhëtimin tim më të fundit e bëra në Shqipëri, ku edhe mora shtetësinë e dyfishtë”, është shprehur pas shfaqjes së parë të këtij dokumentari Eliza Dushku.
Më pas ajo ka treguar ashtu si thotë edhe në këtë dokumentar se megjithëse është një shqiptaro-danezo-amerikane nga Bostoni me krenari mund të quhej një bostoniane, por ajo ka qënë gjithnjë kureshtare për Shqipërinë dhe e hipnotizuar nga misteriozja që përmban vendi i saj.
“Ftesa ime e parë për të udhëtuar për në Shqipëri erdhi në vitin 2004, kur mu afrua nga një fotograf i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ai më tha se toka nënë e gjyshërve të mi kishte bërë thirrje për mua, se isha bërë disi një heroinë kombëtare dhe se donte të më sillte në shtëpi për vizitë. Unë kam parë disa vende të bukura si Shqipëria që lagen nga detet Adriatik dhe Jon. Pas kthimit në shtëpi në SHBA ndjeva dicka më të thellë se kurioziteti im fillestar. Doja të kuptoja Shqipërinë, të provoja në ndonjë mënyrë për të kapur dhe ndarë përvojën që kemi pasur, lidhjet që kemi gjetur në të me pjesën tjetër të botës. Ideja për të bërë një film dokumentar mbi Shqipërinë, promovimin e turizmit dhe udhëtimit në vend është konceptuar nga Fadil Berisha, vëllai im Neit Dushku dhe unë. Pasi kemi biseduar për këtë film, ai kishte për tu bërë. Ne e kemi quajtur atë “Letër dashurie në Shqipëri”, tregon Dushku në një artikull për shtypin shqiptar vitin e kaluar.
Më pas ajo kishte pohuar se tani që është kthyer në Amerikë, procesi ka qënë tepër emocionues.
“Unë vetëm mund të filloj të shpjegoj shumllojshmërinë që kam gjetur atje, plazhet e shkëlqyera, fshatrat malore tërheqës. Ne vizituam kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën dhe më pas vijuam në qytete-plazhe dhe ishujt e rivierës shqiptare, duke udhëtuar deri në fshatrat e thyer të alpeve shqiptare dhe përtej kufirit në Maqedoni dhe në Kosovë të gjitha të banuara kryesisht nga shqiptarët. Ka kaq shumë histori për të treguar, shumica janë plot me një lloj misteri. Unë ndjeva dicka krejt të ndryshme në këtë udhëtim në atdhe, pas bisedave të panumërta me njerëz të hapur dhe të pasionuar, të cilët ndjejnë lidhje të thelal për Shqipërinë”,
Ajo në atë shkrim ka rrëfyer se kur ishte ftuar bujarisht për tu bërë shtetase shqiptare, nuk kishte ndjerë asnjë lloj ngurrimi. “U ndjeva e nderuar dhe e aftë për ta pranuar këtë dhuratë”, shprehet Dushku.
“U ndjeva edhe më shumë si ajo që jam, unë jam një shqiptaro-amerikane”, përfundonte Dushku artikullin e saj rreth dokumentarit televiizive .
Projekti i aktores i cili mbështetet nga producentë të “Lonely Planet” apo “Travel Channel”, ka për qëllim për të treguar sa e mahnitshme është Shqipëria. Në këtë projekt janë bashkëpunëtorë dhe fotografi shqiptar Fadil Berisha, aktori Blerim Destani

Filed Under: Reportazh Tagged With: Eliza Dushku, ne Georgia, promovon, shqiperine

Eliza Dushku: Zbulova vlerat e rralla të Shqipërisë

May 28, 2015 by dgreca

Eliza Dushku promovon ne Shqiperi – turizimin shqiptar me dokumentarin “Dear Albania”/
Shkruan:Beqir SINA-TIRANE/
TIRANE :Dokumentari “Dear Albania”, i aktores me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u prezantua mbrëmë në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën dhe Prishtinën, në një guidë turistike promovuese për traditat,kulinarinë, besimin dhe turizmin shqiptar u shfaq falas për qytetarët e shumtë që kishin mbushur sallën në Muzeun Historik Kombëtar.
Artistja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, ka prezantuar në Tiranë dokumentarin e xhiruar në qytete si Berati, Gjirokastra, Vlora, Saranda etj.
Në të janë pasqyruar vizitat në manastire, plazhe, por edhe takimet me njerëzit e thjeshtë.
“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua”. Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, nën titullin “Dear Albania”.
Dokumentari është ideuar si një guidë turistike promovuese për traditat, besimin dhe turizmin shqiptar.Në dokumentarin “Dear Albania”, përshkruhet një rrugëtim në 15 qytete të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Tetovën e Prishtinën.Ndërsa prezanton dokumentarin, aktorja pranon se dëshira për të njohur Shqipërinë e ka shoqëruar nga vegjëlia.
Dushku: “Kur ishim te vegjel dhe shkonim ne shkolle, kur i thoshiim ne mësueses se ishim shqiptarë, ajo na thoshte jeni armenë. Por ne këmbëngulnim dhe thoshim se Shqipëria është një shtet që ekziston me të vertetë dhe një dite ne do ta njohim më mire”.
Dokumentari “Dear Albania”, është shfaqur mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar, dokumentari është përcjell edhe nga artistët, në mesin e tyre edhe Inva Mula/
Gjatë ceremonisë së shfaq jes së dokumentarit, e shoqëruar edhe nga vëllai i saj Natte Dushku,aktorja e njohur Eliza Dushku theksoi se “filmi nisi si një shprehje e dashurisë ndaj vendit të origjinës. Babai im Filipi edhe pse nëna ime ishte daneze, më thoshte shpesh ‘Ti je shqiptare, ke mbiemrin Dushku’ .Ai kishte dëshirë që fëmijët e tij ta njihnin Shqipër i në”.“Unë e njoha Shqipërinë hap pas hapi dhe jam surprizuar me njohjen e popullit nga kam origjinën. Jam e lumtur që e bëmë këtë projekt”, tha Dushku. Ajo falënderoi edhe bashkëpunëtorët e saj fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha,aktorin Blerim Destanin dhe gjithë stafin që ka ndihmuar në realizimin e këtij filmi.
Aktorja e njohur hollivudiane Dushku tha se “e kam nisur këtë projekt me dashurinë që kisha nëzemër për Shqipërinë dhe në fund zbulova vlerat e ralla të këtij vendi, kulturën, njerëzit, këngët, vallet, kuzhinën”.Dokumentari është një bashkëprodhim mes Dushkut dhe fotografit me famë
botërore Fadil Berisha, ndërsa rol të rëndësishëm ka luajtur edhe aktori Blerim Destani.
Në qendër të dokumentarit janë pamjet e mrekullueshme ku ka udhëtuar aktorja Eliza Dushku dhe pikërisht 15 qytete kryesore të Shqipërisë në kërkim të rrënjëve të saj ku dalin në pah bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë turistike. Aktorja e nis udhëtimin e saj nga Kalaja e Krujës, por një vend të rëndësishëm zë kryeqyeteti shqiptar, Tirana duke udhëtuar më pas për në Berat, Korçë, Berat, Shkodër dhe pa harruar bukuritë e bregdetit, të cilat i quan të mrekullueshme.“E dashur Shqipëri. Kam qenë gjithnjë kureshtare dhe e hipnotizuar nga misteret e tua. Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi emigruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përse-ne”, me këto fjalë e nis dokumentarin e saj nën titullin “E dashur Shqipëri” aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku.
Eliza Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts, prindërit e sajn janë profesorë universiteti, babai është nga korça , ndërsa nëna daneze.Ajo u bë e njohur me rolin Faith në TV serinë “Buffy” dhe nga seriali televiziv “Angel”. Dushku ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling dhe Dollhouse. Ajo është gjithashtu e njohur dhe për rolet në filma si “True Lies”, “The New Guy”, “Bring it On”, “wrong Turn”, dhe “Jay and Silent Bob Strike Back”, gjithashtu në aktivitetin e saj nuk mungon dhe si dublante me zërin e saj për lojëra elektronik

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beiqr Sina, Dear Albania, Dokumentari, Eliza Dushku, shqiperia

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT