• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË NDERUAR DIPLOMATË PERËNDIMORË NË TIRANË: KUSH PO E HUMB SHQIPËRINË?

June 5, 2020 by dgreca

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasadore ne tirane, Frank shkreli, Kush po e humb, shqiperine

TRAGJEDIA- KRIMI QE TRONDITI SHQIPERINE

December 6, 2016 by dgreca

1-tragjedia

Një krim makabër tronditi qytetin e Korçës pasi një 41-vjeçar mbyti dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas vari veten. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës kur, Naum Toshi mbyti me një tel fëmijët e tij të moshës 7 dhe 4 vjeç dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur në katin e dytë të banesës ku ai jetonte. Burime zyrtare policore konfirmojnë se 41-vjeçari jetonte prej pak kohësh i vetëm pasi bashkëshortja e tij 24-vjeçarja Marsela Toshi ishte larguar nga banesa, pas konflikteve të shpeshta në çift. Mësohet se 24-vjeçarja punonte në një lokal nate në qytetin e Korçës dhe pikërisht ky ishte edhe shkaku i konflikteve mes tyre. Sipas të njëjtave burime, e reja mëngjesin kur ndodhi tragjedia kishte shkuar në banesën ku qëndronte Toshi dhe dy fëmijët ku kishte kërkuar që ti merrte këta të fundit me vete dhe të nisej drejt Greqisë aty ku jetonte prej pak kohësh. Një fakt të tillë nuk e ka pranuar 41-vjeçari Toshi dhe për këtë është hakmarrë ndaj bashkëshortes duke sjellë edhe tragjedinë.

1-vrasesi-korce-400x279 Të afërmit e 41-vjeçarit bëjnë me dije se, gruaja ishte larguar nga shtëpia në mes të muajit nëntor, drejt Greqisë, duke e braktisur të shoqin dhe dy djemtë e mitur. Toshi ishte prind i fëmijës 4-vjeçar ndërsa 7-vjeçari ishte fëmijë i një lidhjeje martesore të mëparshme të gruas së tij. Marsela Toshi punonte si kameriere në një klub nate në Korçë, që dyshohet të ketë qene dhe shkaku i konflikteve të shumta mes çiftit, ndërsa prej pak kohësh ajo jetonte në shtetin fqinj. Burime nga policia pohuan se bashkëshortja e Toshit ka hyrë në Shqipëri në orën 02:00 të natës, e më pas është larguar serish drejt shtetit grek në orën 05:00. 1-femijet18Dyshohet se babai i dy fëmijëve ka ndërmarre krimin makabër pak momente pasi e shoqja ka dalë nga banesa si shenjë hakmarrje ndaj saj.

Letra

Policia e Korçës njoftoi ditën e djeshme se, 41-vjeçari Toshi para se të kryente vrasjet e dy fëmijëve, ka lënë një letër tek dera e shtëpisë private ku ai jetonte duke sqaruar edhe motivin e krimit të trefishtë. Ka qenë babai 41-vjeçarit, i cili kishte shkuar pranë banesës ndërsa në derën e jashtme të saj ka gjetur një letër ku autori i shkruante babait të tij, se gjithçka e kishte kryer pasi bashkëshortja i kishte marrë rrugë të keqe. “Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë s’të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! S’më dëgjoi që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! S’u kujdes asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë s’pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”, kishte shkruar në letër 41-vjeçari. Më pas, babai i të ndjerit ka parë të gjithë skenën dhe menjëherë ka njoftuar policinë për ngjarjen. Nga ana tjetër, policia njoftoi zyrtarisht se ditën e djeshme në lagjen nr 4,të qytetit të Korçës, në rrugën “Koli Tupa” në banesë janë gjetur të pajetë nga familjarët e tyre, trupat e shtetasve Naum Toshi, 41 vjeç, V. T., 4 vjeç djali i tij, si edhe J. T.,7 vjeç, fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41-vjeçarit. Nga veprime hetimore në vendngjarje, rezulton se shtetasi Naum Toshi, gjatë natës, pasi ka mbytur e më pas ka varur dy djemtë e tij të mitur, është vetëvarur edhe vetë në ambientet e dhomës së tij. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe disa shënime, të cilat viktima ia kishte lënë babait të tij, ku e sqaronte atë për aktin që do të kryente.

Kortezi: Ermal Vija

Filed Under: Sociale Tagged With: qe tronditi, shqiperine, TRAGJEDIA- KRIMI

ShBA urojnë Shqipërinë për 25 vjetorin e përmbysjes së komunizmit

December 8, 2015 by dgreca

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përshëndet Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, që këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e lëvizjes studentore, që çoi në përmbysjen komunizmit më 8 dhjetor të vitit 1990.

Në krye të këtij tranzicioni historik, thotë zoti Kerry, ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë, që ndihmuan në vendosjen e një rregjimi përfaqësues.

Shqipëria, thotë zoti Kerry, ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.

Shqipëria, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratitke dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurrente tregu të lire. Shtetet e Bashkuara, përfundon zoti Kerry, vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen.

Filed Under: Komente Tagged With: Kerry, permbysja e komunizmit, SHBA urojne, shqiperine

Eliza Dushku promovon Shqipërinë turistike në Atalanta

November 13, 2015 by dgreca

“Sa e mahnitëshme është Shqipëria! “/
Beqir SINA- New York/
ATALANTA – GEORGIA : Në Fall Marketplace në Atlanta, Gjeorgji, është hapur një panair mbi Shqipërinë turistike, ku me këtë rast Televizioni Publik Amerikan, ka shfaqur edhe premierën e dokumentarit “Dear Albania”, me protagoniste kryesore e të cilit, është aktorja e Hollivudit, me origjinë dhe shtetësi shqiptare, Eliza Dushku. Dokumentar televizivë, ky që mbart edhe të tjerë shqiptarë me emër nëpër botë si; Fadil Berisha, Toni Dovalani, Inva Mula, Ermonela Jaho, Lorik Cana, Blerim Destani e shumë personalitete të tjera me famë botërore.
Në stendën e Shqipërisë, në këtë promovim të vlerave historike e natyrore, kuzhinës, zakonet dhe traditat e shqiptarëve, ishin të pranishëm, simbas Ashley Wood – Preisdente e organizates Albanian Voice, Eliza dhe Nate, përfaqësues të medias, personalitete të artit, të kulturës, e etj.
Më 10 nëntor 2015, shkruan në profilin e saj në facebook – “Albanian Voices – Zëri Shqiptarë”, komuniteti shqiptar në Atlanta- Gjeorgjia – ka pasur privilegjin të ndihmuar Nate dhe Eliza Dushku – për të parë Shqipërinë, nëpërmjet stendës me vlerat historike e natyrore, kuzhinës, zakonet e tradita e shqiptarëve .
Gjithashtu, “një dokumentar për Shqipërinë, që kërkon të tërheq turistët amerikan me titull “Dear Albania”, thotë Ashley Wood, presidentja e “Albanian Voices – Zëri Shqiptarë, në statusin e saj, nga Televizionini publik amerikan do të transmetohet në Atlanta, Gjeorgji.
“Kjo, ishte një mundësi e madhe për të treguar se sa e bukur dhe unike, është kultura shqiptare, është dhe për të inkurajuar edhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara, për të shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë” thotë Wood.
Anëtarë të komunitetit shqiptar në Atlanta ndihmuan stendën shqiptare të i ofrojnë Elizas dhe Nate, sende nga Shqipëria për stendat e tyre. Familja Dushku ishte e gatëshme që të ftuarve në stendat shqiptare , t’iu përgjigjej pyetjeve dhe për të ndihmuar ata duke u treguar atyre çdo gjë në lidhje me kulturën dhe historinë e Shqipërisë.
“Eliza dhe Nate, janë me “këmbë në tokë” shprehet në statusin e saj në facebook, Ashley Wood, ku ajo ka postuar edhe një set me fotografi nga ky aktivitet duke shtuar se ata janë zemërmirë, bujar, dhe të pasionuar për popullin shqiptar. Dhe, me përkushtim, vështirësi, me punën që ata kanë bërë, kan arritur të vënë në jet këtë projekt me shpenzimet e tyre.”
Kur nisi këtë projekt, në shtypin amerikan Eliza, shkroi artikullin: “Përse duhet të vizitoni Shqipërinë”, me ngacmim nga dokumentari televizivë “Dear Albania”, ku aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, tregon se ka nisur “udhëtimin e saj nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, për të promovuar, siç thotë ajo vet vendin e të parëve të saj.
Ajo duket se ka zgjedhur këtë mënyrë për të promovuar Shqipërinë turistike. Duke pasur mundësi për të udhëtuar në botë gjatë jetës së saj,: “Unë kam qenë në një numër vendesh tepër emocionuese. Udhëtimin tim më të fundit e bëra në Shqipëri, ku edhe mora shtetësinë e dyfishtë”, është shprehur pas shfaqjes së parë të këtij dokumentari Eliza Dushku.
Më pas ajo ka treguar ashtu si thotë edhe në këtë dokumentar se megjithëse është një shqiptaro-danezo-amerikane nga Bostoni me krenari mund të quhej një bostoniane, por ajo ka qënë gjithnjë kureshtare për Shqipërinë dhe e hipnotizuar nga misteriozja që përmban vendi i saj.
“Ftesa ime e parë për të udhëtuar për në Shqipëri erdhi në vitin 2004, kur mu afrua nga një fotograf i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ai më tha se toka nënë e gjyshërve të mi kishte bërë thirrje për mua, se isha bërë disi një heroinë kombëtare dhe se donte të më sillte në shtëpi për vizitë. Unë kam parë disa vende të bukura si Shqipëria që lagen nga detet Adriatik dhe Jon. Pas kthimit në shtëpi në SHBA ndjeva dicka më të thellë se kurioziteti im fillestar. Doja të kuptoja Shqipërinë, të provoja në ndonjë mënyrë për të kapur dhe ndarë përvojën që kemi pasur, lidhjet që kemi gjetur në të me pjesën tjetër të botës. Ideja për të bërë një film dokumentar mbi Shqipërinë, promovimin e turizmit dhe udhëtimit në vend është konceptuar nga Fadil Berisha, vëllai im Neit Dushku dhe unë. Pasi kemi biseduar për këtë film, ai kishte për tu bërë. Ne e kemi quajtur atë “Letër dashurie në Shqipëri”, tregon Dushku në një artikull për shtypin shqiptar vitin e kaluar.
Më pas ajo kishte pohuar se tani që është kthyer në Amerikë, procesi ka qënë tepër emocionues.
“Unë vetëm mund të filloj të shpjegoj shumllojshmërinë që kam gjetur atje, plazhet e shkëlqyera, fshatrat malore tërheqës. Ne vizituam kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën dhe më pas vijuam në qytete-plazhe dhe ishujt e rivierës shqiptare, duke udhëtuar deri në fshatrat e thyer të alpeve shqiptare dhe përtej kufirit në Maqedoni dhe në Kosovë të gjitha të banuara kryesisht nga shqiptarët. Ka kaq shumë histori për të treguar, shumica janë plot me një lloj misteri. Unë ndjeva dicka krejt të ndryshme në këtë udhëtim në atdhe, pas bisedave të panumërta me njerëz të hapur dhe të pasionuar, të cilët ndjejnë lidhje të thelal për Shqipërinë”,
Ajo në atë shkrim ka rrëfyer se kur ishte ftuar bujarisht për tu bërë shtetase shqiptare, nuk kishte ndjerë asnjë lloj ngurrimi. “U ndjeva e nderuar dhe e aftë për ta pranuar këtë dhuratë”, shprehet Dushku.
“U ndjeva edhe më shumë si ajo që jam, unë jam një shqiptaro-amerikane”, përfundonte Dushku artikullin e saj rreth dokumentarit televiizive .
Projekti i aktores i cili mbështetet nga producentë të “Lonely Planet” apo “Travel Channel”, ka për qëllim për të treguar sa e mahnitshme është Shqipëria. Në këtë projekt janë bashkëpunëtorë dhe fotografi shqiptar Fadil Berisha, aktori Blerim Destani

Filed Under: Reportazh Tagged With: Eliza Dushku, ne Georgia, promovon, shqiperine

Theodor Anton Ippen, hebreu austriak që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë!

July 24, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/ Gjakove/
Prof. Dimçe Kosev,historian i shquar, në praninë e studentëve maqedonas(sllav), ka thënë se muri që gjendet midis Kalasë së Shkupit dhe Elektrodistribucionit, është pjesë përbërëse e qytetit të antikitetit të Shkupit Dardan, kurse për kishën e ngritur rrëzë Kalasë së Ohërit, pohoi se ishte dhuratë e themeluesit të prinicipatës së Arbërit – Progonit. Kurse dramaturgu i njohur serb, Prof.Braisllav Nushiq thot : “Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumejtë”.
Historisë sonë të mëshehur nga të huajt , i kemi ndihmuar edhe ne më shumë që ajo të struket dhe të humbas lavdinë dhe krenarinë e saj .
As qeveritarët dhe as akademikët tanë nuk i dhanë kurrë rëndësi asaj që sado pak dhe me më shumë falemnderim të trajtohet figura e Theodor Anton Ippenit, hebreut austriak që ia rizbuloi Europës, Shqipërinë; që sado pak të përmend njeriun që kishte nxjerrë me aq hollësi në dritën e botës shkencore të kaluarën e vjetër të Shqipërisë. Ky njeri i madh i Austro Hungarisë , përveç shkruarjës së të vërtetës për ne “kishte ndihmuar prapa kuintave të diplomacisë në mënyrë vendimtare në krijimin e shtetit shqiptar, i cili themi se pa Ippenin, si të vetmin ekspert të çështjeve shqiptare në Konferencën e Londrës do të ishte katandisur edhe më keq nga sa doli me dhimbje në vitin 1913.”(A.K)
Kush ishte Theodor Anton Ippen-i ? Theodor Anton Ippeni ka lindur më 1861 në krahinën e Bohemisë, aso kohe pjesë e perandorisë austro-hungareze. Pasi kreu studimet e mesme në Pragë, u regjistrua në Akademinë Orientaliste të Vjenës, ku u diplomua më 1884. Po në këtë vit emërohet në konsullatën e Austro-Hungarisë në Shkodër. Ai ka qenë për shtatë vjet me radhë konsull i përgjithshëm i monarkisë austro-hungareze në Shkodër (1897-1904) dhe është autor i një radhë studimesh e librash për historinë, etnografinë, arkeologjinë e shoqërinë shqiptare. Vepra e tij shkencore është përqendruar thuajse e tëra mbi Shqipërinë. Studimet e Ippenit kanë bërë të ndriçohen shumë aspekte të jetës fisnore në Shqipërinë e Veriut, të historisë së Lidhjes së Prizrenit etj, duke hyrë kështu në radhën e shkëlqyer të albanologëve të monarkisë austro-hungareze, që fillon me Hahnin e vijon me Gustav Meyerin, Hopfin, Franz Nopscan, Milan Shuflajn, Gustav Weigandin, Norbert Joklin etj.
Shefi i seksionit Fon Rapaport (Von Rapapport) në një nga botimet e tij historike te Ipenit e quan “nje kryeveper e eminentit dijetar te Shqiperisë „Vlera e Ipenit rreth çështjes shqiptare qëndron ne faktin që ai ishte perkrahës i kesaj çështjeje dhe ishte ndër hartuesit e memorandumit mbi formimin e një Shqiperie te pavarur. Viti 1896 që shënon, , fillimin e një aksioni energjik të monarkisë austro-hungareze për Shqipërinë, sjell edhe emërimin në Shkodër si konsull i përgjithshëm të një njohësi të mirë të i rrethanave shqiptare, sllave e turke, Theodor Ippenit.
“Eminenti dijetar i Shqiperisë “Zoti Ippen, qendrimi i pare i të cilit ne Ballkan ishte pikerisht Shqiperia,perkatësisht Shkodra,qyteti në tëcilin gjatë viteve 1884 kreu funksionin e konsullit,por jo për shumë kohe,pasi u transferua për në Plevne ku zëvëndesoi konsullin austro-ungarez Ritter von Mayer.Kohën e qëndrimit në Plevne e shfrytezoi edhe për të kryer shumë udhëtime në brendësi të vendit.Dhe përshtypjet e tij gjatë këtyre udhetimeve,të cilat kishin të bënin me gjeografinë, etnografinë apo politikën ai i mblodhi në formën e skicave dhe i botoi ne studimin e tij, “ Novipazar und Kosovo „ (Novipazari dhe Kosova), 1892.Në vitin 1891 Ipeni transferohet si Nënkonsull në Konsullaten e Kostandinopojes ku si një njohës i mirë i maredhënjeve që kishin të benin me shqiptarët kreu atje edhe funksionin e këshilltarit për çështjet shqiptare. Me 1894 u emërua nga Ministria e Jashtme,konsull në Jeruzalem dhë ne vitin 1897 si Konsull i Pergjithshem i perandorise dualiste ne Shkodër,funksion te cilin e kreu der më 1904.” ( nga periodikët)
Që prej vitit 1896 Ministria e Jashtme austro-hungaeze do të ndërmerrte një aksion energjik lidhur me Shqiperinë.Se pari asaj i nevojitej një konsullatë me perbërje sa më të mirë,me njerëz që i njihnin mirë rrethanat shqiptare,i duheshin njerëz, të cilët e njihnin mirë vendin,popullin dhe gjuhën shqipe. Ministria e Jashtme udhëzonte ndër të tjera qe nëpunësit e konsullatës perveç te qenurit njohës të mirë të kushteve shqiptare,ata duhet që nepërmjet udhëtimeve që do t`i bënin në territorin shqiptar,te njihnin mirë edhe gjendjen administrative, ekonomike dhe përmes personave me influence të lidhnin kontakte me popullsinë vendase të çfarëdo lloj feje dhe kështu te përdornin këto pozicione te arritura prej tyre në favor të perandorisë.Të gjitha arritjet e konsullatës perandoria do t’i përdorte p|r zhvillimin e Shqiperisë dhe për perkrahjen e përpjekjeve kombëtare të shqiptarëve,për zgjidhjen e çështjes së tyre.(nga libri “Shqipëria e vjetër” e Th.A.Ippenit)
Përveç aktivitetit intesiv për te zbatuar politikën austriake,konsulli Ipen gjatë qëndrimit 7 vjeçar ne Shqipëri ndermori edhe shumë udhëtime në brendësi tëvendit,veçanerisht në trevat veriore të Shqiperisë,udhëtime të cilat ndikuan shume tek ai për të thelluar simpatinë e tij për Shqiperinë dhe popullin shqiptar.
Ky “udhëtar” i Shqipërisë gjatë viteve të 800-ta të shek.XIX është fare pak i njohur për publikun shqiptar, megjithëse atij i njihen merita të veçanta edhe për formimin e shtetit shqiptar, ku ka luajtur një rol kyç. Tre vjet para se ai të vdiste mbreti Zog ia pati akorduar atij Urdhrin e Skënderbeut.
Kështu përpjekjet e ketij politikani të zellshem mbi Shqiperinë në Konferencën e Ambasadorëve në Londer (1912-1913) zenë një vend te veçantë në historinë shqiptare.Kjo duket edhe nga këshillat e tij dhënë Kontit Mensdorff apo udhëtimet dhe informacionet e tij në Vjenë per Kontin Berchtold,por mos t`i harrojmë raportet,letrat,takimet në Londër me Ser. Eduard Grejin,kontin Mensdorff,Sekretarin e Foreign Office-it Tynell apo me perfaqesuesit rus,italianë,gjermanë. Për Gjakovën, shkruante: “Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij, pasi te këto fise shoh bastionin e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb” (telegram i dt. 1.2.1913).
Theodor Ippeni në atë konferencë ishte praktikisht i vetmi specialist dhe njohës i Shqipërisë; gjithë pjesëmarrësit e tjerë ishin politikanë ose diplomatë, që operonin sipas nevojave ose diktateve politike.
(Tarifa, Fatos (1985). Drejt pavarësisë: çështja e çlirimit kombëtar në mendimin politik-shoqëror rilindës 1900-1912 , Elsie, Robert. “1916”. Blumi, Isa (2007), Ardian Klosi )

“Eminenti dijetar i Shqiperisë “Zoti Ippen

Fahri Xharra 23. 07.14, Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, hebreu austriak që ia rizbuloi Europës, shqiperine, Theodor Anton Ippeni

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 12 QERSHOR, 1987 – THIRRJA NË BERLIN E PRESIDENTIT RONALD REAGAN: “Zoti Gorbachov, shëmbe këtë mur”
  • Kosova e  lirë nga 12 Qershori 1999, me NATO-n…
  • “Histori e shtypit arbëresh: nga zanafilla deri në ditët e sotme” Monografi e autorëve Prof. Hamit Boriçi dhe Dr. Jolanda Lila
  • Kuvendi i Kosovës, perpetuum mobile e seancave pa kufi
  • Lidhja e Prizrenit, thirrje për bashkim edhe në ditët e sotme
  • Propaganda serbe kundër UÇK-së
  • BREZAT E RINJ SHQIPTARË DHE ARSIMIMI  NË AMERIKË
  • Kur kryeministri Pandeli Evangjeli i dha nënshtetësinë shqiptare Aleksandër Moisiut dhe bashkëshortes së tij gjermane
  • Book Event Massacres in Kosovo 1998-1999 by Shkelzen Gashi marks the 26th Anniversary of Kosova’s Liberation Day and Sparks a Debate
  • HOMAZH NDERIMI PËR NJË BIR TË MADH TË KOSOVËS – DR. BUJAR BUKOSHIN
  • 12 qershori 1999 dhe 12 qershori i vitit 2025
  • NYPD Honors Albanian-American Police Officer for Heroism
  • 26 VJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS, VATRA TELEGRAM URIMI
  • SHUMË PYETJE TË VËSHTIRA PËR TË DJESHMEN, TË SOTMEN DHE TË NESËRMEN E SHQIPËRISË
  • METODA DHE STILI SHKENCOR I ILIR IKONOMIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT