
Dr. Adriana Fishta-Bejko
Studjuese e Shkencave Pedagogjike
Calgary, Kanada/
Fokusi i punës time akademike në 30 vite në diasporë ka qënë në dy kahje:
a) studimi i mënyrave më të suksesshme për të ndihmuar në integrimin e imigrantëve dhe
b) ruajtja e identitetit kombëtar nepërmjet ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave të vendit Amë/ mëmë. Në një studim të kohëve të fundit si pedagoge, zbulova një dukuri të re, për të cilën nuk isha e vetëdijëshme. Shumë mësues kanadezë, flisnin nën zë, dhe pretendonin/ duke thene se prindërit e fëmijëve imigrantë nuk interesohen për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre në shkollë.
Si nënë e dy fëmijëve imigrantë, e cila i ka ndjekur dhe inkurajuar hap pas hapit fëmijët e saj që të studjonin dhe të bëheshin qytetarë të ndershëm, ky mendim i disa mësuesve kanadezë jo vetëm më lëndoi, por edhe më revoltoi. Mendimi im, ashtu si i shumë familjeve që marrin rrugën e dhimbshme të mërgimit, është se prindërit vendosin të imigrojnë për “një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, dhe natyrisht në këtë të ardhme përfshihet edhe shkollimi i fëmijëve. Atëhere, pse është krijuar ky mendim tek disa mësues kanadezë? Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetje vizitova disa shkolla dhe, për çudinë time, zbulova që vërtetë pjesmarrja e prindërve imigrantë në veprimtaritë e shkollave (takime me prindër, festa të ndryshme, veprimtari sportive, kampionate etj) ishte shumë e pakët. Pra, mësuesit kanadeze kishin një farë të drejte në shqetësimin e tyre.
E megjithatë, përsëri, nuk doja ta besoja që prindërit imigrantë nuk interesohen për mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre në shkollë. Atëherë, përvesha mëngët dhe fillova të hulumtoj se cilat ishin arsyet që në këtë situatë edhe prindërit nuk kanë “faj” por edhe mësuesit kanë të drejtë. Pas një hulumtimi serioz në fenomenin e integrimit të imigrantëve në vendet pritëse, zbulova edhe përgjigjen e dilemës së mësipërme.
Integrimi i imigrantëve në Kanada (ndoshta edhe në vende të tjera), nuk është i lehtë dhe imigrantëve u duhet të përgatiten për të përballuar shumë sfida dhe mund të jetë me vlerë të lexojnë këtë rrëfim. Ai përmban disa “zbulime” të dobishme në lidhje me sfidat e veçanta me të cilat përballen imigrantët kur zhvendosen/vendosen në Kanada. Ky informacion mund t’ju ndihmojë duke u/ ju dhënë një ide se me çfarë do të përballeni gjatë rrugëtimit tuaj në imigracionit, përpara se të arrini sukseset e ëndërruara.
Në bazë të të dhënave nga Anketa Afatgjatë për Imigrantët në Kanada (LSIC) mësojmë disa nga përvojat e tyre që nga mbërritja në Kanada deri në stabilizimin dhe integrimin (shpresojmë asimiliminuk do të ndodhë) e tyre në shoqërinë kanadeze (shpresojmë që asimilimi nuk do të ndodhë). Ky studim shqyrton problemet ose vështirësitë që kanë hasur imigrantët gjatë muajve të parë të arritjes së tyre në Kanada, duke parë në mënyrë specifike vështirësitë për gjetjen e strehimit, gjetjen e një vendi pune, aksesin në kujdesin shëndetësor dhe, në mënyrë të veçantë, aksesin dhe integrimin e fëmijëve të tyre në arsim. Disa nga sfidat janë si rezultat i mungesave të mëposhtëme:
- Mungesa e njohjes së përvojës ne punen e meparshme/ Mosnjohja e përvojes se mëparshme te punes nga autoritetet kanadeze- Sfida më e rëndësishme për shumicën e njerëzve që shpërngulen në Kanada është gjetja e mundësive të punësimit që përputhen me aftësitë dhe përvojën e tyre. Ekziston një kërkesë shumë e madhe për punëtorë të kualifikuar në të gjithë Kanadanë, por jo gjithmonë ka mjaft aplikantë me kualifikimet ose përvojën e duhur. Kjo mund të çojë në perspektiva pune për ata që kanë imigruar në Kanada në kërkim të punës, por mungesa e përvojës kanadeze në punë mund të jetë zhgënjyese dhe dekurajuese dhe mund të lërë shumë njerëz të ndihen shumë të zhgënjyer gjatë procesit të tyre të imigrimit/ por kerkimi i përvojës kanadeze nga punëdhenesi mund të jetë dekurajues dhe mund të lërë shumë njerëz të ndihen tepër të zhgënjyer gjatë procesit të tyre të imigrimit per shkak te mungeses se kesaj pervoje, pasi sapo kane levizur ne kete vend.
- Mungesa e njohjes së/ Mosnjohja e kredencialeve të huaja ose vonesat në vlerësimin e diplomave shqiptare në Kanada– Është shumë më e lehtë të vendosesh në Kanada nëse mund të përdorësh njohuritë dhe aftësitë e fituara në vendin Amë, por mund të jetë veçanërisht e vështirë kur kualifikimet jashtë shtetit nuk kanë të njëjtën besueshmëri/ kredibilitet / nuk njihen nga institucionet në Kanada.
- Ka një mungesë balance midis aftësive që imigrantët sjellin e shpresojnë t’i përdorin, dhe profesioneve që punëdhënësit kanadezë shpresojnë se mund t’i plotësojnë me punën e imigrantëve. Mosbalancimi i aftësive që imigrantët sjellin e shpresojnë t’i përdorin, me profesionet që punëdhënësit kanadezë shpresojnë se mund t’i plotësojnë me punën e imigrantëve. Në disa raste, imigrantët mund ta shmangin këtë duke bërë atë që quhet “vlerësim zyrtar i ekuivalencës”, ku ata krahasojnë arsimin nga Shqipëria/Kosova me atë nga Kanadaja/ ne Kanada për të parë nëse kredencialet/diplomat janë të paktën ekuivalente. Sidoqoftë, kjo mund të marrë disa muaj për t’u përfunduar dhe ndonjëherë nuk funksionon në mënyrë të favorshme për aplikantët që shpresojnë të integrohet/ integrohen në Kanada.
- Mungesa e njohjes serioze të gjuhës angleze të “lëvruar” (gjuha akademike)/ Mosnjohja serioze e gjuhës angleze të “lëvruar” (gjuha akademike)– Barriera gjuhësore përbën një tjetër sfidë në integrimin në Kanada. Njohja mbi nivelin mesatar (“Intermediate”) e anglishtes ose frëngjishtes kërkohet për shumicën e vendeve të punës kanadeze. Në fakt, mund të jetë një nga kërkesat kryesore për një punësim të mundëshëm dinjitoz sipas kualifikimeve të individit.
- Mungesa e të kuptuarit të plotë të kërkesave të kulturës kanadeze të vendit të punës/ Mos të kuptuarit/ Moskuptimi e/i plotë të kërkesave të kulturës kanadeze të vendit të punës -Kanadaja ka kulturën dhe historinë e saj unike, e cila mund ta bëjë procesin e integrimit në jetën e Kanadasë edhe më sfidues. Mund të jetë e vështirë për imigrantët të ndihen si në shtëpinë e tyre në Kanada pa ditur vlerat, perspektivat dhe normat sociale të këtij vendi, veçanërisht nëse nuk angazhohen me shoqërinë kanadeze herët, në periudhën e parë të imigrimit. Kjo mund të rezultojë që imigrantët nuk do të integrohen në shoqërinë kanadeze siç do të donin, gjë që mund të jetë zhgënjyese pas gjithë atyre përpjekjeve të tyre gjatë procesit për të ardhur në këtë vend.
Gjithashtu, njohja e ligjeve të Kanadasë është thelbësore për këdo që jeton në këtë vend pasi u mundëson atyre të kuptojnë se si funksionojnë gjërat këtu. Kanadaja mund të jetë shumë e ndryshme nga shumë vende të tjera. Për shembull, ligjet kanadeze shpesh mund të duken të çuditshme ose të pazakonta për njerëzit që sapo kanë mbërritur në këtë vend për shkak të dallimeve kulturore ose pritshmërive të mbështetura në modelet ligjore në vendin Amë. Shumë pak kanadezë madje i dinë të gjitha ligjet e Kanadasë, e lëre (???)/ e lidhur me faktin që ligjet mund të ndryshojnë herë pas here. Kjo do të thotë që imigrantët duhet të përpiqen të mësojnë ligjet në Kanada, në mënyrë që të njihen me këto rregulla dhe rregullore, gjë e domosdoshme për integrimin e tyre këtu.
- Mungesa e njohurive të sakta te sistemit arsimor në Kanada/ Mosnjohja e sistemit arsimor në Kanada – Ndërsa vendosja në një vend të ri mund të përjetohet si një përvojë emocionale dërrmuese për të rriturit, veçanërisht me pengesa të shumta financiare dhe politike për t’u marrë parasysh, betejat e fëmijëve të tyre shpesh anashkalohen. Shpeshherë shqiptarët besojnë në mitin se “fëmijët do të integrohen lehtë në një vend të huaj dhe se shkollat janë njëlloj kudo në botë”. Si rezultat, aktivizimi në jetën shkollore të fëmijëve mund të mos jetë prioritet në vitet e para të jetës në imigrim. Ky hulumtim më mësoi se e vërteta është se, qofshin të lindur në Kanada apo jashtë vendit, fëmijët e familjeve imigrante shpesh përballen me sfida intensive për shkak të dallimeve midis prejardhjes së tyre kulturore, nivelit te gjuhës angleze dhe komunitetit në të cilin ata përpiqen të integrohen, gjë e cila shpesh herë krijon situata të vështira dhe të ndërlikuara për suksesin e fëmijëeve në shkollë.
Gjithashtu, prindërit e fëmijëve imigrantë shpesh fokusohen më shumë në arritjet e larta akademike të fëmijëve të tyre dhe mund të mos e kuptojnë se fëmijët po përballen me vështirësi sociale në shkollë. Sigurisht, notat janë të rëndësishme, por vetëm ato nuk janë përcaktuesi i vetëm për sa i përket suksesit të ardhshëm të karrierës ose cilësisë së jetës në Kanada. Pikërisht në këto të dhëna idntifikuam edhe problemin, për të cilin kishin të “drejtë” edhe prindërit edhe mësuesit kanadezë.
Megjithese situata ishte e vërtetë dhe shqetësuese “fajin” për këtë situatë e kishin dy faktorë të jashtëm që i frenonin prindërit të merrnin pjesë aktive në jetën e shkollës së fëmijëve të tyre: (Ketu mbase eshte me mire te perdoresh 1 dhe 2 ne vend te a e b)
a) fakti që nuk flisnin anglisht dhe ndruheshin se nuk do të kuptojnë se çfarë u thonin mësuesit në takim me prindër apo në veprimtaritë jashtëshkollore; dhe
b)fakti që duke mos e njohur sistemin arsimor në Kanada (sistem demokratik i mbështetur në zhvillimin e mendimit kritik tek nxënësit dhe jo në zhvillimin e kujtesës), prindërit kishin pritshmërinë (si në Shqipëri apo Kosovë) se shkolla është përgjegjëse dhe do të mbulonte të gjitha detyrimet për fëmijët e tyre dhe pjesmarrja në takime me prinder dhe veprimtari të shkollës nuk është shumë e rëndesishme.
Komuniteti shqiptar në Kalgari e mori me shumë seriozitet këtë çështje dhe kërkoi mënyrat se si mund të ndihmonte prindërit e fëmijëve të shkollës “Foleja e Shqiponjave” duke i ndihmuar që të ndjehen të aftë për t’u integruar në jetën e shkollës së fëmijëve të tyre. Kështu lindi ideja për krijimin e një grupi studimor të përbërë nga nënat e fëmijëve të shkollës shqipe, të cilave do t’u ofroheshin mësime për të përmiresuar nivelin e njohurive te gjuhës akademike angleze dhe për të mësuar se si funksionon dhe cilat janë përgjegjesitë e prindërve në shkollat kanadeze. Nënat do të sillnin fëmijët në shkollë për të mësuar gjuhëen dhe kulturën shqipe dhe vetë do të uleshin në bankat e klasave të së njëjtës godinë për të mësuar anglishten akademike dhe kulturën kanadeze, në mënyrë të veçantë detajet e sistemit arsimor në Kanada.
Kjo nismë e bukur u mbështet fuqishëm nga shoqata shqiptaro-kanadeze në Kalgari, me kryetar z. Bledi Elshani dhe u sponsorizua nga një shoqatë ndërkombëtare e mësuesve me qendër në Texas. Ky projekt u realizua në sajë të bujarisë së Delta Kapa Gamma International, një shoqëri ndërkombëtare e mësueseve, Shoqatës Shqiptare Kanadeze të Calgary dhe Dracana GPS, shkollës online për mësimin e anglishtes. Gjithashtu, ishte një ekip i mrekullueshëm shqiptaresh të nderuara që siguruan suksesin e këtij projekt – mësueset e palodhura të shkollës shqipe Danjela Lumani, Marsela Kola, Bukurije Bllacaku, Bedrana Berberi, Anila Sinani dhe asistentja e palodhur Valbona Ugzmajli. Përmes fotove të mëposhtëme do të ndajmë momente më të spikatura nga aspekte të ndryshme të veprimtarisë së pjesmarrësve të këtij projekti.
Mamate shqiptare pjesemarrese ne projektin tone Qershor 2022-Qershor 2023. Keto gra te mrekullueshme jane nje perfaqesim dinjitoz i kombit Shqiptar -ata vijne nga Tirana, Pogradeci, Peja, Shkodra, Ferizaj, Korca, Fieri.
Ekipi mbeshtetes i projektit nje-vjecar per integrimin e prinderve ne shkollimin e femijeve imigrant.
Ekipi trajnues i perbashket Shqiptaro Kanadez
Veprimtarite e organizuara nga pjesmarreset, si pjese e projektit
Mesueset Kanadeze ndajne me ne pervojat e tyre
Rudina Bardhi, keshilltare financiare ne Royal Canadian Bank, ndihmon prinderit te mesojne se si hapen llogari bankare te cilat i sponsorizon qeveria kanadeze per arsimimin e femijeve.
Femijet e shkolles shqipe urojne mamate per arritjet e tyre ne gjuhen shqipe
Njohurite e fituara gjate ketij trajnimi zbatohen ne praktike duke organizuar veprimtari te ngjashme me ato qe organizohen ne shkollat kanadeze.
……. dhe perfundimi i sukseshem i projektit, 16 Maj 2023! I gjithe komuniteti shqiptar gezon me ne.
Disa foto nga ceremonia e fundit te projektit per diplomimin e ketyre mamave te mrekullueshme:
Diplomat gati…….. Ceremonia fillon
Cdo gje i dedikohet “vendit ku na ka rene koka”.
Komuniteti shqiptar ne Calgary, Kanada gezon per arritjet……udhetimi vazhdon.