Janullatos: Kam detyrë kishtare, nuk mund të marr poste politike
TIRANË, 3 Shkurt/-Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka deklaruar të martën se nuk do të pranojë propozimin për marrjen e një detyre politike, duke theksuar se ai e ka një detyrë kishtare.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Thoma Dhima thekson: “Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi, i pyetur nga gazetarë të ndryshëm, si në Greqi ashtu edhe brenda vendit, lidhur me lajmet e përhapura gjerësisht mbi propozimin e tij për president të Greqisë, u përgjigj në mënyrë lakonike: “Hierarku orthodhoks ka një detyrë të caktuar kishtare. Ai nuk mund të marrë poste politike.”
Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se Kryeministri i grek, Aleksis Cipras ka propozuar emrin e zotit Janullatos si President ri i Greqisë.
Sali Bollati says
Propozimi me I goditur. Agjenti I asfalise greke janullatosi I ka bere sherbimin me te madh greqise se tije me perpjeket e vazhdueshme per greqezimin e Shqiperise.
O GREKE VENDOSENI JANULLON PRESIDENTIN TUAJ SA ME PARE