Mehmet Kadria, një vatran i kahmotshëm me shpirt, por i anëtarësuar së fundmi në Federatën Vatra, dhuroi për bibliotekën 500 libra, ndërsa nga kursimet e tij, 2 mijë dollarë. Një shembull që tregon se pasuria e shpirtit vlen më shumë se pasuritë financiare! Ky Mehmet Kadria, që as nuk e ka një punë të përhershme prej 6 vitesh, por dhuron nga shpirti bujar, u jep një leksion edhe biznesmenëve shqiptarë dorështërnguar për çështjen Kombëtare.
Nga Dalip Greca
Mehmet Kadria, një shqiptar i devotshëm dhe patriot nga Kosova, më befasoi tek më mori në telefon me 20 nëntor dhe më tha se do të donte që të vizitonte Vatrën dhe se do të sillte disa libra, pasuria më e çmuar e jetës së tij.Më përmendi dhe për pak kurisme që i kishte vënë mënjanë dhe se ato i kishte për Vatrën, kështjellën e Kombit në SHBA, siç e vlerësoi ai. Shprehja e tij se”Vatrës i duhen më shumë se mua” më tingëlloi sikur e dëgjoja për të parën herë. I thashë se ishte i mirëpritur për librat, ndërsa kursimet, t’i mbante për hallet e familjes.
Këmbëngulja e tij ishte e asaj forme që nuk pranonte kundërshtim.”E kam vendosur, më falni për vonesën, duhej të kisha ardhë më parë në Vatrën shqiptare!”
Rasti m’u duk i veçantë dhe njoftova kryesinë e Vatrës që të ishte e pranishme në kohëmbërritjen e tij. Dhe ai erdhi, ashtu siç e njohin të gjithë, i qeshur, a thua se nuk mërzitet kurrë ky burrë shpirtmirë. Kishte gjetur një mik që ia kishte transportuar librat me makinën e vet. Pas shkarkimit të librave, një bisede në zyrën e kryetarit, Mehmeti nxori zarfin me 1000 mijë dollarë.Edhe pse të gjithë e kundërshtuam, ai nuk e mblodhi dorën e zgjatur bujarisht.
Pas krmetimit të 100 vjetorit të Pavarësisë Mehmet Kadria më telefonoi sërish. Më tha se kishte gati dhe 200 libra për të sjellë në bibliotekë e Vatrës dhe më pyeti nëse ishte e mundshme të vinte të shtunën në fundjavë. E prita të shtunën. Kishte marrë një taksi me pagesë për të sjellë librat. Me gjithë këmbënguljen time nuk pranoi që t’ia paguante vatra shpenzimet e rrugës nga Bruklini në Bronx.
Pasi vendosëm librat në raft, Mehmeti nxori nga xhepi një zarf.
-Ç’ëshët ai zarf?-, e pyeta.
Me zë të butë, Mehmeti nis e më spjegon:- Kompania ku kam punuar, por që e humba punën para 6 vitesh, çdo prag Krishtlindjesh më dërgon ndonjë dhuratë, dhuruar nga banorët e pallateve që jetojnë aty. Këtë vit, Zoti i Madh, e rriti dhuratën, e bëri 3 mijë dollarë. I mbajta 2 mijë për vete, dhe 1 mijë po i dorëzoj në Vatër. Kush do ta mbaj gjalle Vatrën po nuk e mbajtëm ne shqiptaret?
Kundërshtimi im ishte i pafuqishëm përballë vendosmërisë së tij.(Më të plotë lexojeni në Diellin e printuar)
Marjan Cubi says
Faliminderit Z. Mehmet Kadria edhe nga une si anetar i keshillit te Vatres dhe si miku i im qe nga aredhja e juaj ne SH,B,A, Jame shume i siguret se parat qe i keni dhe jane nje sume e madhe por edhe zemra e juj eshte e madhe ashtu si librat qe i ke dhuruar gjithemone me kujdes i ke bashkuar dhe ke shpenzuar shume kohe dhe para por e ki vendos vendi me i miri per libra eshte Vatra. Edhe njehere shume faliminderit dhe urime per vitin e ri 2013.