
Shpëtim Axhami/
Më 27 gusht 1923, u vra Enrico Tellini, Gjenerali italian i cili punoj me drejtësi që të bashkonte Çamërinë me Shqipërinë, Qeveria e Ahmet Zogut vendosi shtatoren e tij në Tiranë. Vrasja e tij mbart në vetvete një intrigë pabesie që mundohet të mbuloj padrejtësinë e bërë mbi territoret shqiptare në interes të vendeve fqinje, kjo me bekimin e Fuqive të Mëdhe në Konferencën e Ambasadorve në Londër pa harruar Kongresin e Berlinit më parë. Enrico Tellinin, në krye të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve, kishte hartuar i pari hartat dhe një portofol faktesh me të dhënat mbi banorët, gjuhën, etnologjinë, etnografinë dhe historinë e shqiptarëve të Çamërisë.
Ai kishte bërë gati fakte të pakundërshtueshme që vërtetonin që Janina të ishte fundi i kufirit të Jugut të Shqipërisë.
Kjo do të kthente Çamërinë në vendin e saj dhe më pas padyshim që do të ndryshonte historinë, jo vetëm të shqiptarëve por të mbarë Ballkanit.
Kjo ishte arsyeja e vetme pse qarqet nacionaliste shoviniste greke organizuan vrasjen e tij.
Ahmet Zogu, kryeministër i asaj kohe mbajti një fjalim prekës dhe protestues ndaj këtij akti shovinist kriminal të shëmtuar.
Ndërkohë qeveria e tij vendos një shtatore të Gjeneral Tellinit pranë Akademisë së Shkencave dhe Parlamentit të sotëm. Por natyrisht e hoqi regjimi komunist duke e quajtur fashist, ndërkohë që Tellini nuk kishte qenë asnjë ditë i tillë, Ai nuk ishte gjë tjetër përveçse një mbrojtës i paanshëm i të drejtës shqiptare. Sot një shtatore e tillë fare mirë mund të vihet në Tiranë.