NGA VALENTIN LUMAJ/
Diaspora shqiptare po rritet dita ditës falë tkurrjes së popullsisë në vendin amë. Shqipëria, krahas rekordeve të saj negative, ka arritur edhe një record tjetër, është i vetmi vend në botë me Diasporë më të madhe sesa vetë populllsia e mbetur në atdhe. Sidoqoftë, lidhja reale dhe përfaqësimi i Diasporës në jetën politike të Shqipërisë ka qenë ne nivelin 0. Kur e pyetën ministrin e diasporës Majko, në një vizitë në Michigan se pse nuk realizohet përfaqësimi i Diasporës në qeveri dhe parlament, ai në një moment ndershmërie u përgjigj: “Po të marrim kontigjent nga diaspora në qeveri dhe Parlament, ata do na japin te pijmë ujë me bisht të lugës”.
Në fakt Diaspora dhe në vecanti Vatra, si organizimi shoqëror më i madh dhe më i vjetër i shqiptarëve në SHBA, në vazhdimësi ka paraqitur kërkesën për të votuar dhe për përfaqësim, kërkesa të cilat janë shpërfillur në të njëjtën vazhdimësi.
Propozimi më i fundit për votën e Diasporës, në fakt vjen nga ashtuquajturi Këshilli Kordinues i Diasporës. KKD-ja është krijuar në qershor të vitit 2018. Duke u bazuar ne vendimin e Kryeministrit Rama, Nr. 340, datë 06.06.2018, në lidhje me rregulloren funksionimit të KKD-së, të 15-të anëtarët e tij janë të përzgjedhur nga Ministri i Diasporës dhe të miratuar nga Kryeministri. Pika 9 e këtij vendimi thotë: “Në vijim të propozimeve të ardhura, ministri përgjegjës për diasporën përzgjedh 15 kandidatët për anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës, dhe ia përcjell për miratim Këshillit të Ministrave”. Pra, në shek. e 21-të, nga Amerika dhe Evropa, vende këto me demokraci të konsoliduar dhe me një Diasporë të integruar, aplikohet metoda e përzgjedhjes.
- Pikësëpari, vetëm nga ky nen, me deficit të madh demokratik, mbasi shkelet me këmbë e drejtademokratike për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur dhe zyrtarizohet autoritarizmi, e bën këtë Këshill ilegjitim. Ky Këshill është mirëfilli një zgjatim artificial i qeverisë por jo përfaqësues i Diasporës. Përderisa nuk është zgjedhur nga Diaspora por i përzgjedhur nga z. Rama, ky Këshill nuk mund të përfaqësojë Diasporën.
- Pikësëdyti, në vendimin e kryeministrit Rama Nr. 195, datë 05. 04. 2019, për
miratimin e anëtarëve të këshillit koordinues të diasporës, pika 1, thotë: “Z. Mark Gjonaj –Kryetar i Këshillit, përfaqësues nga diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”
Po ta verifikojmë, na rezulton se Z. Gjonaj, nuk vjen nga Diaspora e Shqiperisë e as e Kosovës. Z. Gjonaj është me origjinë nga Ulqini dhe i lindur në NY, me fjalë te tjera i bie të vijë nga Diaspora e Diasporës. Si i tillë atij nuk i lind e drejta që të përfaqësojë Diasporën.
- Pikësëtreti, a ka bërë ndonë takim apo konsultim me Diasporën ky Këshill qysh nga 2018, dhe sa takime kokë më kokë apo virtuale ka kryer me Ramën z. Majkon?
- Pikësëkatërti, në qoftë Gjonaj në një letër drejtuar Presidentit Trump, flet në emër të mbi një milion shqiptarëvë të Amerikës, si ka mundesi që në Peticionin për votën e Diasporës mblodhi vetëm 2700 firma ose 400 herë më pak?
- Pikësëpesti, po t’i referohemi listës së atyre të cilët kanë firmosur Peticionin për votimin e Diasporës, shumica e tyre nuk kanë prejardhje nga Shqipëria, me një fjalë nuk kanë asnje lidhje apo interes direkt për të votuar në Shqipëri, gjë e cila e bën edhe më të dyshimtë këtë nismë.
- Pikësëgjashti, Këshilli Kordinues i Diasporës, a ka dhënë ndonjë kontribut apo mbështetje në favor organizimeve të Shoqatave të ndryshme apo të kandidatëve shqiptarë për poste të rëndësishme në SHBA, po marr një shembull Marko Kepin, ish-kandidat republikan për në Këshillin e shtetit të New York-ut?
Nëpërmjët KKD-së, Rama ka veshur lëkurën e dhisë dhe po kërkon të futet në Diasporë me “këmbë të bardhë” dhe në mënyrë djallëzore të ketë nën kontroll Diasporën. Por z. Rama ka frigë, ai nuk është në gjendje të vijë vetë të takohet hapur me shqiptaro-amerikanët, përderisa mbi shpinë ka thesin e mashtrimeve dhe të këqijave që i ka shkaktuar shqiptarëvë në këto 7 vite, për të mos thënë 20 vite. Prandaj ai po përdor “pykat” e tij, të cilat po nëpërkëmbin indegritetin e Diasporës dhe nëpërmjet tyre po tenton të luaj strategjinë e vjetër, “përçaj dhe sundo”.
Në faqen e këtij Këshilli, shohim se një nga përkrahësit kryesorë te Peticionit të votës së Diasporës është organizata Germin me kryetar Mark Kosmo, e cila promovon lidhjet e Diasporës së Kosovës më shtetin amë. Eshtë i dyshimtë integriteti dhe qëllimi i mbështetjes së Germin ndaj këtij Peticioni, mbasi anëtarët e të cilit, asnjë nuk janë të prejardhur nga Shqipëria. Unë shtoj pyetjen; a ka influencuar Germin me anëtarësinë e vet në mbështetje të firmosjes së peticionit?
Nuk është rastësi që kryetari i KKD-së, Gjonaj dhe kryetari i Germin, Kosmo, janë nismëtarë dhe përpilues të letrës protestë të drejtuar Presidentit Trump. Kjo letër kishte për qëllim denigrimin e figurës së Presidentit Trump përpara komunitetit shqiptar në SHBA në prag të zgjedhjeve, dhe për rrjedhojë të ndikojë në humbjen e Presidentit në zgjedhjet e Nëntorit. Pra, ka nje nderthurje midis KKD-së dhe Germin.
Po ashtu, për mua nuk ishte rastësi as mbështetja pa dorashka e ambasadores shqiptare në Washington për kandidatin demokrat Engel, ndërsa Deni Hoxha, një shqiptar anti-shqiptar, i cili me shpifje e sajime sulmoi kandidatin republikan Marko Kepi dhe figura të tjera të djathta. Kepit iu lidhën akuza të paqëna, vetëm për faktin se është një republikan patriot dhe i ndershëm.
Më tej shikoj shumë interesant “Programin për Zhvillimin e Diasporës për vitet 2018-2024”, në faqen e Ministrit të Diasporës. Në faqen e parë shkruhet: “Kombi ka ndryshuar kuptimin…”, se “Globalizmi është një sfidë e kërkuar nga shqiptarët në histori” dhe se “Identiteti kombëtar në globalizëm është cilësi që ndryshon nga lëvizja si e tillë”.
Çfarë nënkupton Majko kur thotë se kombi mijëra vjeçar shqiptar ka ndryshuar kuptimin? Ku bazohet ai kur thotë se shqiptarët historikisht kanë kërkuar globalizmin. Z. ministër i buzëqeshjes, harron se dy milionë shqiptarë të ikur pas-viteve ’90 janë direkt viktimat e tij. Ata janë detyruar të braktisin Shqipërinë nga mungesa e shpresës dhe sigurisë dhe jo në kërkim të globalizmit të tij. Sipas Majkos identiteti kombëtar në globalizëm ndryshoka, se ne që kemi lënë atdheun për babëzitë e tij, e paskemi humbur identitetin! Ministri Majko duhet t’a kuptojë se Diaspora shqiptare nuk e humbet aq kollaj identitetin, se ne nuk jemi globalistë që juve keni shumë dëshirë të na tjetërsoni, po jemi patriotë dhe nacionalistë të vërtetë dhe duke qenë të tillë e duam Shqipërinë dhe kombin më tepër se ju që e drejtoni. Juve dhe shpura juaj socialiste në qeveri dhe ndonjë në Amerikë apo gjetkë, si trashëgimtarë të denjë të komunizmit famëkeq jeni gabimi më i madh i shoqërisë moderne shqiptare. Vendi juaj në historinë e Shqipërise do të jetë ne kapitujt e turpit.
I mblodha aty-këtu këto grimca faktesh, të cilat në dukje nuk kanë ndonjë lidhje kronologjike dhe mund mos të kenë, por njëfarë lidhje logjike kanë. Sipas perceptimit në Diasporë këtu, por edhe fakteve, Gjonaj i shërben kryeministrit Rama, Germin i shërben Soros-it, Deni Hoxha i shërben Veliaj-t dhe Soros-it, Ambasadorja i shërben Kryeministrit Rama, Majko po ashtu Rames dhe Soros-it, që do të thotë se të gjitha fijet të çojnë tek Rama dhe Soros.
Nga zbërthimi i kësaj nyjeje, lindin pyetjet: A po përdoret Diaspora Shqiptare në SHBA nga Soros nëpërmjet Ramës dhe pykave të tij të influencojnë në rezultatin e zgjedhjeve Presidenciale në SHBA? A po bëhet indoktrinimi, identifikimi përfaqësimi gradual i Diasporës së Amerikës në favor të radikalëve të majtë dhe internacionalizmit proletar me emër të ri, Globalizëm?
MENDOJ SE KA ARDHUR KOHA QË DIASPORA TË REAGOJË FUQISHËM KUNDËR KËTYRE PËRPJEKJEVE MANIPULATIVE TË ARGATËVE TË SOROS-IT. NË QOFTË SE NUK ORGANIZOHET, DIASPORA DO T’A HUMBI KUPTIMIN, ROLIN DHE MISIONIN E SAJ. ÇAKENJTË E POLITIKËS DO T’A PËRDORIN, SHQYEJNË DHE COPËTOJNË, SIKURSE KANË BËRË DHE PO BËJNË ME SHQIPËRINË DHE KOSOVËN.
E SOTMJA PO PUNON PËR SHQIPTARËT, E NESËRMJA MUND TË JETË VONË. DIASPORA DUHET QË TË KAPË MOMENTIN E SAJ HISTORIK. ËSHTË KOHA QË TË GJITHA ORGANIZATAT, GRUPIMET DHE SHOQATAT ATDHETARE, TË MBLIDHEN NË NJË TRYEZË TË PËRBASHKËT DHE TË ZGJEDHIN VETË NJË PËRFAQËSI, E CILA TË KETË DINJITETIN DHE TAGRIN QË TË FLASË NË EMËR TË SAJ?
Si përfundim, një këshillë kam për “puthadorët” e Ramës dhe të Soros-it në Amerikë, që të heqin dorë nga misioni i tyre për të “çarë” Diasporën, sepse në fund të fundit dhe në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, “pykat” janë ato që do t’i marrin më së shumti goditjet, edhe nga majtas edhe nga djathtas.