” Nga Albano Kolonjari/
“Skenderbeu nuk eshte Kampion”. Korcaret duhet te dorezojne titullin e fituar ne sezonin 2015-2016. Eshte ky vendimi i Komisionit te Etikes prane Federates Shqiptare te Futbollit. Me ne fund pas nje odiseje te gjate FSHF dhe Komisioni i Etikes kane arritur te marrin nje vendim. Historia e ka zanafillen e saj ne fundin e sezonit 2015-2016, kur UEFA, vendosi te denojne me nje vit mos pjesmarrje ne Kupen e Europes, skuadren e Skenderbeut. Ne vendin e Skenderbeut me vendim te UEFA-s ne Kupen e Kampioneve luajti skuadra e Partizanit. Korcaret nga ana e tyre duke mos qene dakord me denimin ju drejtuan Gjykates me te larte sportive KAS, por kjo e fundit la ne fuqi vendimin e UEFA-s. 12-te muaj me pare FSHF i kerkoi UEFA-s dosjen e plote, provat dhe kriteret me te cilat ishte denuar Skenderbeu. Per me shume se nje vit, pas presionit, mediatik, te tifozeve, por edhe edhe vete UEFA-s qe ndiqte nga larg “Dosjen Skenderbeu”, Komisioni i disciplines prane FSHF vendosi ti heqe titullin Kampioni Skenderbeut per sezonin 2015-2016. Sipas ketij Komisioni , Skenderbeut i zbriten 12 pike ne renditjen e sezonin 2016-2017, por ky fakt nuk e penalizon skuadren korcare te luaje kete sezon ne Europa League. Skenderbeu e mbylli kete sezon ne kuoten e 72 pikeve, dhe me piket e hequar numeron 60 pike, dhe renditet serisht ne vendin e trete. Drejtuesit e Skenderbeut kane reaguar ashper pas ketij vendimi duke deklaruar se ata do ta ankimojne vendimin.
Pas nje “lufte” nje vjecare me drejtuesit e FSHF, Legjenda e Kuqe, Partizani prêt tashme te ngreje lart titullin Kampion per sezonin 2015-2016 , por per kete duhet te prese nese skuadra korcare do ta ankimoje vendimin por edhe vednimin e Komisionit te Disiplines prane FSHF, qe tashme ka ne dore vendimin e Komisionit te Etikes. Nga ana tjeter ky vendim ka sjelle nje pershtjelllim tek Legjanda e Kuqe, ish tekniku Italian Andrea Agostinelli :” “Të fitoja titullin do të ishte dicka e rëndësishme, tani pres zyrtarizimin. Natyrisht që ndihem i kënaqur pasi ne që jemi në këtë zanat punojmë për tu vlerësuar, dhe nëse do të fitoja këtë titull do të ishte dicka e rëndësishme”.
KOMISIONI I ETIKES
Ne bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive
VENDOSI:
- Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016;
- Heqjen e Titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016;
- Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2.000.000 (dy milion) lekë;
- Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017;
- Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës.
U shpall sot në Tiranë më 23.06.201
Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ bën me dije tifozërine Korçare dhe opinionin sportiv se, menjëherë pas vendimmarrjes së Komisionit të Etikës të FSHF, është kërkuar zyrtarisht argumentimi i vendimit, si hapi proçedurial paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS-TAS).
Reagimi i klubit te Skenderbeut.
Vendimi i ditës së sotme nga ky pseudo-organ juridik është një akt i papreçedent, i denjë për katedrat e universiteteve të drejtësisë. Vetëm një organ i FSHF mund të transformonte një vendim administrativ në një vendim disiplinor, pa pasur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdrejtë apo indirekte mbi të akuzuarin. Vetëm një organ i FSHF mund të proçedonte ndaj një subjekti pa i komunikuar atij akuzën, provat mbi te cilat ajo mbështetej apo subjektin akuzues. Vetëm Komisioni i Etikës i Federates Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim ku vërtetësia e fakteve nuk ka asnjë relevancë.
Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ siguron tifozërinë Korçare se ky cënim dhe kërcënim që na është bërë sot nga ana e Komisionit të Etikes, veçanerisht me heqjen e një titulli kampion të cilën vetë UEFA e ka konsideruar mëse të merituar, do të ankimohet në çdo gërmë të tij, pasi jemi të sigurt në pafajësinë tonë të pakundërshtueshme.
Falenderojmë sportdashësit dhe komunitetin të cilin e kemi përfaqësuar dënjësisht gjatë kësaj dekade për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar. Të sigurt, vazhdojmë përpara për të rishkruar çdo vit historinë e futbollit Shqiptar!