
Kriledjan Çipa/
Eugene Pittard ështё njё figurё e shquar poliedrike pёr Zvicrёn, njё antropolog, etnolog dhe prehistorian me autoritet nё Europёn e fillimit tё shek. XX. Mbi tё gjitha, pёr interesin tonё, ai ishte njё mik i madh i Shqipёrisё dhe shqiptarёve. Kontributi i tij pёr mbrojtjen e integeritetit tё shtetit tё sapokrijuar Shqiptar nё arenёn ndёrkombёtare në vitet 1920, si dhe studimet e tij mbi historinё, etnografinё, antropologjinё moderne dhe arkeologjinё e vendit tonё e njohim mё mirё tashmё, falё punёs sё palodhur tё gazetarit dhe studiuesit Kudret Isaj, i cili nё vitin 2023 botoi veprёn voluminoze kushtuar Eugene dhe Helena Pittard, bashkёshortes sё tij shkrimtares sё famshme tё njohur edhe si Noelle Roger:“Udhёtimi i mbramё i Helene dhe Eugene Pittard nё Shqipёri, Gjenevё-Tiranё (Nё gjurmёt e Kryqit tё Kuq shqiptar nё Gjenevё), Les Livres Rama, Tiranё, 2023”. Nё mёnyrё tё pavarur, njё kontribut tjetёr nё njohjen e aktivitetit arkeologjik tё Eugene Pittard nё Shqipёri, bazuar mbi materialin arkeologjik tё rigjetur nё laboratorin e arkeologjisё prehistorike dhe antropologjisё nё Universitetin e Gjenevёs, kanё dhёnё arkeologёt shqiptar e zviceran Rudenc Ruka, Jocelyne Desideri, Tobias Krapf dhe Arnjad Al Qadi, nё artikullin “Eugene Pittard: Archaeological Explorations in Southeast Albania, Iliria XLII, 2018, f. 35-56”.
Krahas ritrajtimit tё materialit arkeologjik, kёta tё fundit kanё meritёn e ri-identifikimit tё shpellёs ku ai ka gёrmuar, qё rezulton tё jetё shpella e Ventrokut, buzё liqenit tё Prespёs sё Vogёl nё zonёn e Korçёs, ndërsa mё parё mendohej se ishte Shpella e Trenit, po nё tё njёjtёn zonё. Njё njohёs i veprimtarisё sё tij, me sa duket, ka qenё edhe studiuesi dhe historian Petraq Pepo, qё ka shkruar pёr tё gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore. Fokusi i kёtij shkrimi, do tё jet risjellja në vëmendje e aktivitetit arkeologjik tё Pittard, duke sintetizuar kontributet e sipёrcituara, por njёherёsh do tё prek shkurtimisht edhe aspekte tё tjera tё veprёs dhe kontributit tё tij. Shёnimet e punёs sё Pittard pёr kёrkmiet arkeologjike nё Shqipёri nuk janё gjetur ende tё plota, ndёrsa ai vetё ka botuar vetёm njё artikull tё shkurtёr pёr gёrmimet nё zonёn e Korçёs.
Kush ishte Eugene Pittard?
I lindur nё Gjenevё tё Zvicёr nё vitin 1867, ai ishte antropolog, etnograf, prehistorian, filantrop dhe publicist. Ishte i pari qё mbrojti njё doktortaurё pёr antropologji nё Universitetin e Gjenevёs nё vitin 1989, si dhe mё vonё duke u emёruar profesor nё kёtё universitet, themeloi Institutin e Prehistorisё dhe Antropologjisё. Ai themeloi Muzeun Etnografik tё Gjenevёs, si dhe njё sёrё laboratoresh e shoqatash me fokus shkencёn dhe komunitetin shkencor. Pittard, kreu njё sёrё fushatash kёrkimore me fokus prehistorinё dhe antropologjinё (kryesisht kraniometrinё e individёve tё gjallё dhe studimin e skeleteve) nё Francё, Zvicёr, Rumani, Shqipёri, Greqi e Turqi. Pёrveҫ se Profesor, ai arriti postin e Dekanit, Zёvёndёs Rektorit dhe Rektorit nё Universitetin e Gjenevёs. Pёr shkak tё meritave tё veҫanta dhe formimit tё tij poliedrik, universiteti e pajisi me njё autorizim tё veҫantё pёr tё dhёnё mёsim edhe pas daljes nё pension, duke e mbyllur karjerёn e tij tё mёsimdhёnies nё moshёn 81 vjeҫare. Pёrveҫ se, nё lёmin e shkencёs, ai pati dhe njё aktivitet tё rёndёsishёm nё politikёn ndёrkombёtare. Gjatё jetёs sё tij, ai u nderua mё njё sёrё medaljesh dhe ҫmimesh, duke u konsideruar si njё nga figurat mё brilante tё Zvicrёs.
Raporti i tij me Shqipёrinё dhe Shqiptarёt.
Me sa duket, njohja e tij me shqiptarёt ka ardhur nёpёrmjet antropologjisё, ku qё nё vitin 1894 ka shkruajtur njё punim me titull: “Kontribut nё studimin antropologjik tё shqiptarёve”. Dorshkrimi nuk u botua asnjёherё i plotё dhe pёr fat tё keq konsiderohet i humbur, megjithatё, nga ky studim janё botuar dy artikuj tё pёrmbledhur nё vitin 1902 nё Buletinin Shkencor tё Universitetit tё Bukureshtit dhe nё revistёn e Shkollёs Antropologjike tё Parisit. Mё vonё, ai i ka vijuar studimet e tij antropologjike mbi shqiptarёt gjatё ekspeditave nё Rumani, ku dhe jetonte e punonte njё komunitet i konsiderueshёm. Nё vitin 1941, sё bashku me studentin shqiptar Islam Zeko (nga dera e njohur e Zekatёve tё Gjirokastrёs) do tё botonte njё studim mbi antropologjin e shqiptarёve. Mё vonё, me vizitat e kryera nё Shqipёri, ai do tё bёnte studime tё tjera nё qytete si Shkodra, Durrёsi, Tirana, Elbasani, Vlora etj. Falё letёrkёmbimit tё pasur tё botuar nga Kudret Isaj, nё studimin e tij voluminoz, mёsojmё se ai krijoi kontakte dhe miqёsi tё forta me personalitete tё rёndёsishme tё Shqipёrisё si Ismail Qemali, Mithat Frashёri, Fan Noli, Rauf Fico, Pandeli Evangjeli etj, etj… Ai, sё bashku me tё shoqen vizituan Shkodrёn nё vitin 1910, ndërsa nё vitin 1921 vizituan Vlorёn, Korҫёn dhe njё sёrё qendrsh tё tjera, duke pёrfshirё edhe Himarёn, si dhe njё vizitё tjetёr në vendin tonë e realizuan nё pranverёn e vitit 1924.
Nga mbreast e kёtyre udhёtimeve, tё dy bashkёshortёt Pittard, kanё botuar njё numёr tё konsiderueshёm artikujsh pёrshkrimor nё shtypin ndёrkombёtar, si dhe njё pjesё e mirё e udhёtimeve tё tyre nё qytete tё ndryshme, janё pasqyruar mё sё mirё nё shtypin vendas. Krijon pёrshtypje pёrshkrimi i tij pёr festёn e pёrvjetorit tё parё tё Luftёs sё Vlorёs nё vitin 1921, tё shoqёruara me foto e pamje nga godina e atёhershme e Bashkisё sё Vlorёs, njё traditё, e cila mё vonё pas Luftës së Dytë Botërore pёr fat tё keq u ndёrpre. Fotot e arkivit tё familjes Pittard, ngelen dokumente me vlera tё rёndёsishme pёr njohjen e qyteteve shqiptare dhe traditave tё tyre nё fillimin e shek. XX. Kontributi i Eugen Pittard pёr shqipёrinё, ngelet i pazёvendёsueshёm. Ai dha një ndihmesë të madhe nё themelimin e Kryqit tё Kuq shqiptar, ndёrsa nё vitin 1921 emёrohet konsull nderi i Shqipёrisё nё Gjenevё. Nё vitin 1924 shёrbeu si i dёrguar special i Lidhjes sё Kombeve nё Shqipёri, ku dhe kontribuoi pёr menaxhimin e krizёs sё urisё qё kishte pllakosur vendin. Deri nё fund tё jetёs sё tij, ai ngeli njё mik dhe mirёbёrёs i madh i shqiptarёve, siҫ dhe vёrtetohet sё fundmi nga vepra e Kudret Isaj. Ai ishte njё figurё aq e dashur pёr Shiptarёt e viteve 1920-30, sa qё pritej me nderime publike nё ҫdo qytet apo lokalitet qё vizitonte. Nё vitin 1927, nga presidenti i kohёs Ahmet Zogu, pёr kontributin e tij tё madh ndaj Shqipёrisё dhe shqiptarёve ju akordua dekorata Komandeur me hyll (Grand Officier) i Urdhrit tё Skёnderbeut.
Kёrkimet arkeologjike nё shqipёri gjatё muajve Gusht-Tetor tё vitit 1921.
Nё interesin e tij si prehistorian, njё nga pikpyetjet e tij profesionale ishte, se a ka patur jetё gjatё epokёs sё gurit nё Shqipёri. Sigurisht qё ai, ishte i informuar mirё mbi historin antike tё Shipёrisё, si dhe ishte nё dijeni pёr gjejet e ndryshme arkeologjike ndёr vite. Ai thekson se: “E di mirё se disa fragmente stёrralli janё gjetur nё dy ose tre vende, por ato ende nuk kanё ndonjё domethёnie shkencore”. Megjithatё, kjo shёrbeu si indicie e mirё pёr fillimin e kёrkimeve dhe sondazheve arkeologjike nё zonёn e Korҫёs nё muajin shtator tё vitit 1921. Kjo ekspeditё ёshtё pasqyruara nё njё artikull tё shkurtёr tё shkruar prej tij, si dhe nё njё artikull tjetёr divulgativ nё shtypin e kohёs prej bashkёshortes sё tij. Po ashtu, nё pasqyrimin e aktiviteti arkeologjik, njё merit tё madhe ka edhe shtypi lokal vendas. Nё 15 shtator, ai do tё bёjё njё vizitё me karakter studimor nё Voskopojё, ku do tё bёjё vёzhgime antropologjike nё skeletet e qimiterёve mesjetare tё kishave.
Siҫ pasqyrohet nё shtypin lokal tё kohёs, nё gazetёn “Posta e Korҫës”, njё ditё mё vonё nё njё shpellё midis Shipckёs dhe Voskopojёs, ai do tё kryente sondazhe arkeologjike. Nga gjetjet e objekteve tё pёrftuara nga ekspedita nё Shqipёri nga Pittard, sipas arkeologёve Ruka, Desideri, Krapf dhe Al Qadi, nё njё kuti kartoni tё laboratorit tё prehistorisё dhe antropologjisё sё Universitetit tё Gjenevёs, ruhej njё tjegull me prejardhje nga Voskopoja, qё me shumё mundёsi ёshtё fryt i kёtij gёrmimi. Nё reportazhin e gazetёs “Posta e Korçёs” thuhet se, pasi mbёritёn nё Tren dhe u pritёn nga Devollitёt, ata vizituan malin e Trajanit dhe rrёnojat e fortifikimit Ilir. Po sipas kёsaj gazete, nё Tren gjeti dy shtatore prej mermeri, gjithashtu banorёt e Trenit i dorёzuan atij 7 monedha tё vjetra dhe dy figurina kuajsh prej balte, tё gjetura gjatё punimeve bujqёsore. Po atё ditё, vizituan liqenin e Prespёs sё Vogёl tek “Gryka e Ujkut”, ku vёzhguan njё shpellё tek udha e Progrit. Sipas vetё artikullit tё botuar prej Pittard, ai vizitoi njё numёr tё madh shpellash, ku bёri sondazhe e gёrmime nё sipёrfaqe. Sipas tij, vetёm njёra prej tyre dha rezultat, pasi nё shtresat e gёrmuara u gjetёn materiale stёrralli dhe fragmente qeramike. Kjo shpellё ndodhet nё skajin jugor tё liqenit tё Prespёs, nё njё shkёmb gёlqeror qё dominon rrafshinёn moçalore tё Ventrokut.
Nga sondazhi, nё shtresat e poshtme u gjetёn materiale stёrralli, ndёrsa rreth dy metra mё sipёr ishin depozituar disa materiale qeramike, madje prej tyre formohej njё enё e fragmentuar. Njё rёndёsi tё veçantё ai i kushton gjetjeve tё faunёs, ku fragmentet kockore tregonin praninё e dhive tё egra, ujqёrve etj. Me ndihmёn e njё prej prehistorianёve mё tё njohur tё kohёs z. Franchet, ai e daton qeramikёn e zbuluar midis periudhёs sё Neolitit dhe Bronxit tё Hershёm. Në njё riegzamini të bёrё nё materialin e qeramikёs dhe stёrallin e gjetur nё laboratorin e Universitetit tё Gjeneves, ekipi me nё krye Rudenc Rukёn, konfirmojnё datimin e materialin nё periudhёn e Neolitit. Pёrveç se nё Korçё, çifti Pittard gjatё ekspeditёs sё vitit 1921 ka qenё edhe nё qytetin e Vlorёs, por nuk e dimё me saktёsi a ka kryer sondazhe apo gёrmime arkeologjike në rrethinat e këtij qyteti. Megjithatё, kjo nuk ёshtё e pamundur tё ketё ndodhur, po tё marrim parasysh pohimin e tij, se: “Gjatё udhёtimit tim tё fundit shёnova nё hartё njё numёr tё caktuar shpellash, nё tё gjithё vendin”. Nga fotot e arkivit tё publikuara nga Kudret Isaj, me sa duke vёmendjen ja ka tёrhequr edhe Elbasani, ku ka fotografuar disa stela dhe shtatore tё periudhёs Romake. Ai, me siguri ka vizituar dhe rrёnojat e qendrёs antike tё Himarёs, siç sugjeron njё foto e realizuar prej tij. Pёr fat tё keq, njё numёr i madh shёnimesh nga kёrkimet e tij arkeologjike mbi prehistorinё e Shqipёrisё nuk gjenden mё nё arkivat publike tё instiucioneve tё Gjenevёs, ndёrsa njё pjesё e arkivave private nuk dihen me saktёsi ku kanё pёrfunduar, kёshtu qё pёr pjesёn tjetёr tё hulumtimeve tё tij nuk na ngelet gjё tjetёr tё pёrveçse tё hamendёsojmё.
Njё refleksion i shkurtёr.
Periudha e komunizmit dhe izolimi, ndёrpreu lidhje tё rёndёsishme me personalitete tё shquara si Eugene Pittard, Leon Rey, Margaret Hasluck etj, tё cilёt dhanё njё kontribut shumëdimensional pёr shtetin e sapoformuar Shqiptar, nё gjysmёn e parё tё shek. XX. Kjo ndёrprerje, bёri qё kontributi i tyre tё zbehet nё memorien tonё kombёtare. Puna e Kudret Isaj dhe Rudenc Rukёs me ekipin e kolegёve zviceran, ka meritёn se risjellin nё dritё njё pjesё nga kontributi i madh i Eugene Pittard nё ndihmё tё Shqipёrisё dhe shqiptarёve. Identifikimi pёr herё tё parё i periudhёs sё Neolitit prej tij, shёnon njё ngjarje historike nё historinё e kёrkimeve arkeologjike nё Shqipёri. Vlerёsimi publik dhe promovimi i kontributit tё kolosit Pittard nё favor tё kombit shqiptar, pavarёsisht pёrpjekjeve individuale tё sipёrcituara, ёshtё njё borxh qё ngelet ende pёr tu shlyer nё aspektin publik-institucional.
Fotot qё shoqёrojnё kёtё shkrim janё Cpyraight i Kudret Isaj.