Partizani: Tomorri:”Besoj tek forca e grupit”.
Botev Plovdiv. Kirov:”Partizanit i njoh historine”.
“Besoj tek eksperienca dhe forca e grupit”, shprehet drejtori i FK Partizanit Genc Tomorri. Legjenda e kuqe do te luaje ne Europa League perballe skuadres bullgare Botev Plovdiv. Ndeshja e pare do te luhet ne Elbasan Arena me daten 29 qershor, kurse ajo e kthimit me 6 korrik ne Plovdiv te Bullgarise. Nga ekipi i Partizanit jane larguar Ramadani dhe Cetkovic. Golashenuesi me i mire i skuadres Caleb Ekuban dhe mesfushori argjentinsa Agustin Torassa jane ne bisedime me klubi te tjere dhe ende nuk kane kthyer pergjigje nese do te luajne me Partizanin ne Europa Leagua. Nga ana tjeter te kuqte kane marre ne ekip per sezonin e ardheshem Prognin dhe Kotobelli qe sezonin e kaluar luajten me Teuten e Durresit.
Tomori: Sigurisht që të gjithë në short presin një kundërshtar të lehtë. Duke parë edhe koefiçentin që ka besoj se bullgarët mund të konsiderohen një ekip i pranueshëm. Sigurisht nuk duhet të harrojmë që kampionati bullgar është një kampionat i forte, ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë, por as ta mbivlerësojmë, pasi sezonin e kaluar ne jemi përballur me ekipe edhe më të forta. Për momentin nuk kemi informacion të mjaftueshëm për ekipin e Plovdiv , por përgjatë kësaj periudhe do të marrim të gjithë informacionin e duhur. Në ndeshjen e parë në Tiranë do të mundohemi të mos pësojmë gol dhe të shënojmë , por gjithsesi ndeshja e kthimit në Bullgari do të jetë përcaktuese.