
Kaluan 25 vjet qëkur ndodhën masakrat më të tmerrshme serbe në Kosovë, ku popullata civile shqiptare, e pambrojtur dhe e paarmatosur, u bë viktimë. Këto ngjarje përfshijnë: 13,950 gra, pleq e fëmijë të ekzekutuar në pragjet e shtëpive të tyre, 20,000 femra të dhunuara, dhe 6,000 të zhdukur, me 1,620 persona ende të pagjetur sot. Sa duhet të presim nga drejtësija ndërkombëtare, e cila ka munguar për një kohë kaq të gjatë? Tribunali Ndërkombëtar në Hagë duket se ka ndërruar fokusin: nga drejtësia për krimet ndaj njerëzimit të kryera ndaj shqiptarëve, ka vënë në shënjestër udhëheqësit e UÇK-së, të cilët mbrojtën shtëpitë dhe familjet e tyre nga agresioni serb. Të ngremë zërin tonë për drejtësinë e munguar!
Ju ftojmë të bashkoheni me ne të Shtunën, më 22 Mars, në orën 5 PM, në Monroe University, ne ekspozitën mbi Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999, e cila vjen enkas nga Kosova, për të nderuar të rënët dhe për të kërkuar drejtësi.
Ekspozita do të mbahet në Nju-Jork më 22 Mars dhe më 23 Mars në Philadelphia. Ky aktivitet është organizuar nga OJQ For New Life Kosovo dhe Këshilli Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës. Ajo ka pasur sukses në vende të tjera si: Bruksel, Zagreb, Bursa (Turqi), Londër, Gjenevë, Vjenë, Linz, dhe Hagë, dhe tani po vjen në Nju-Jork dhe Philadelphia. Drejtësia e vonuar është një refuzim i saj! Ne nuk duam të presim edhe një çerek shekulli; gjaku i të rënëve dhe historia nuk do të na falin. Ejani me ne te ngremë zërin së bashku për drejtësinë e munguar. E Shtunë, 22 Mars, në orën 5 PM, në Monroe University. Jeni te mire se ardhur.