….Po vazhduam me deklerata se kush shan më bukur shoku-shokun, se kush ka faj… kjo punë e përmbytjeve do vazhdojë të çojë në det, vit më vit, orendi, e plot pajisje shtëpiake. Dhe mjerë ata që lagen në shi. Që I besojnë miellit tuaj në kohë fushatash./
Opinion Nga Ilir Levonja/
Në internet qarkullon nga dje një video me fjalimin e Edi Ramës. Kjo ka ndodhur në përmbytjet e dimrit 2010. Atëhere Rama ishte në opozitë. Dhe sigurisht kritikonte qeverinë e kohës. Madje shkonte më tepër se kaq. Pohonte për një mosekzistencë të saj. Për një popull në ujë dhe të lënë jetim.
Në fakt qeveria e asaj kohe e bëri të vetën. U zhvendos në Shkoder. Dhe Edi Rama vet lëvizte në brigjet e thara të ujdhesave ku lodronin gomonet. Ivecot e ushtrisë, mjetet e shtabeve të emergjencave civile etj. Dukej si një ngutje se, kush e kush mund të jepte zgjidhje më të mënçur. Madje u vunë në diskutim edhe efeçinca e digave të dy hidrocentraleve në kaskadën e drinit. Thellimi I shtratit të Bunës etj. Mirëpo asgjë nuk u arrit.
Nga 2013 që Edi Rama erdhi në pushtet, për ironi, reshjet, përmbytjet mbuluan këto vite vetëm Jugun e vendit. Të konsideruar të majtë. Ndërsa sot, ka kapur me jug e veri duke përmbytur gjithçka. Duke I thënë në të njëjtën kohë edhe Ramës se, të kërcesh me gishtin tregues, për të gjetur, treguar, demaskuar fajtorë është tashmë strategji e dale boje. Se fatkeqësitë dhe dramat natyrore nuk ndodhin vetëm në kohën e qoftëlargut tënd. Por edhe kur të qeverisësh ti. Zoti ndëshkon edhe pse duket sikur vonon. Ndaj edhe sot jug, Shqipëria e mesme dhe zona e nën Shkodrës, janë në ujë. Aq sa pamjet që shikojmë janë një keqardhje e madhe. Një fatkeqësi. Një dramë e vazhdueshme sociale e cila duhet të parashikohet. Duhet të evitohet dhe përballohet ndryshe. Jo me fronte krahësh.
Shqiptarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se, situatat e tilla, I ngjajnë gjëndjes së luftës. Jemi në luftë me natyrën. Zemërimin apo kërcinimin e saj. Në fund të fundit nuk ka rëndësi. Ajo çfarë është e rëndësishme fakti se sa ne solidarizohemi me fatin tone, me njëri-tjetrin. Fatkeqësia nuk ka emër. Ka peshë. Dhe ne atë duhet të përballojmë.
Me këtë duhet t’u kujtojë edhe mendjeve të krahut opozitar, që përhapin si trofe këto video. Eshtë koha të solidarizohemi. Eshtë koha për një opozitë ndryshe. Të bashkojmë energjitë, jo të gjejmë fajtorin. Mjaft me deklarata videosh se çfarë thoshte Rama. Nuk është fatkeqësia e Ramës, por e njeriut që quhet popull. Të atij që kushedi sa here i kemi shkuar tek dera për votën. I kemi premtuar dhe asgjë nuk i kemi bërë. Sot provincat, zonat rurale vuajnë nën makthin e mos funksionimit të kanaleve, rrugëve të vrara, zhvarrosura e groposura, çara e stërçara, por asnjëherë të sistemuara. U bënë kaq vite që vetëm hidhet përsipër dhe asnjëherë përposhtë. Nuk mund të bëhet më opozitë duke mashtruar me propogandë. Se një biletë në kampionatin NBA-së, në pallatin e sportit të Majemit bën miliona dollar. Eshtë fryrje e mbrapshtë. Ju a them unë as me qindshe nuk bën.
Qoftë kjo qeveri, qoftë kjo opozitë…, përpara se të sulmojnë njëra-tjetrën. Duhet të t’i tregojnë shqiptarëve një fare solidariteti. Që domethënë, shtab emergjence civile të përbashkët. Nuk është në të drejtën e duhur, dërgesa ndihmash sipas forces që kanë disa biznesmenë në anë të partive të mëdha. Dhe që kur këto parti vine në pushtet, e duan të rikthyer përmes tenderimeve me një haraç të trefishuar.
Çështja e përmbytjeve, është bërë tashmë një gangrene 25 vjeçare. Që i shkon për kokë jo njërës apo tjetrës pale qeverisëse, por popullit. Duhet përfundimisht një strategji e përbashkët, me urtësi të tillë, me dinjitet dhe respekt për intelektualët, inxhinjerët dhe projektuesit apo zbatuesit, që keni brenda krahëve. Po vazhduam me deklerata se kush shan më bukur shoku-shokun, se kush ka faj… kjo punë e përmbytjeve do vazhdojë të çojë në det, vit më vit, orendi, e plot pajisje shtëpiake. Dhe mjerë ata që lagen në shi. Që I besojnë miellit tuaj në kohë fushatash.
lek mirakaj says
Gjithnjë interesant në shkrimet e tija,si kur është ironik po ashtu kur bëhet serioz.Sa mir do ishte që ujrat e lumejve ti përlanin edhe politikanët tanë.Zot ndigjoje lutjen tonë!