Familjarë, miq, shokë, bashkëpunëtorë të ngushtë, vatranë, dashamirës të familjes Greca si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë u mblodhën në vizita nderimi te Familja Greca me rastin e pritjes së vizitave ngushëlluese të organizuara nga familja. Në Royal Regency Hotel, me dhjetëra patriotë erdhën për ngushëllime në përkujtim të veprës, jetës e përkujtimit të përjetshëm të njeriut që i dha gjithçka Diellit, Vatrës e komunitetit shqiptar në New York e më gjërë. Dalip Greca do kujtohet gjithmonë prej të gjithë atyre që e njohën si profesionist, patriot, i ndershëm, i palodhur, familjar, gazetar e qytetar model. Familja falenderoi komunitetin shqiptar qe i qendroi prane gjate ketij momenti te dhimbshem të ndarjes së parakohshme nga i shtrenjti i tyre Dalip Greca. Familja shprehu mirënjohje secilit patriot që i lehtësoi dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut tyre të shtrenjtë.I ndrittë shpirti në parajsë Dalip Grecës.