KASTRIOT ALIAJ
Në këtë 101 vjetor të pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, shqiptarët ndihen më dinjitoz se kurrë ndonjëherë, që edhe fjala e tyre do dëgjohej jo më në tryeza të vogla, por në një kuvënd botëror. Kjo Lidhje do të ngjallte shpresa të mëdha, për vetë kushtet dhe gjëndjen në të cilën ndodhej Shqipëria e traumatizuar nga barbaritë e shumta të disa perandorive, por edhe nga rreziku i fshirjes nga harta ballkanike.Pranimi në këtë kuvënd të madh,do të ngjallte shpresa të mëdha, për më shumë drejtësi,që për shqiptarët kishte mbetur vetëm një ëndërr, për më shumë garanci për popujt e vegjël, sidomos pas ngjarjeve dramatike pas Luftës së Parë Botërore. Për shqiptarët pranimi në këtë Lidhje, ishte një ngjarje madhore,për vetë faktin se kurorëzoj përpjekjet e shumta të tyre,që sfiduan synymet e Fuqive të Mëdha që kërkonin ta ndanin Shqipërinë si tortat festive. Garancia që i dhanë SHBA përfaqësuesve të diplomacisë shqiptare, në Konferencën e vetvendosjes më 1919 në Paris, nga përfaqësuësi i tyre ish-Presidenti Ëndrooë Ëillson, u bë e mundur mbijetesa e kombit tonë dhe konsolidimi i shtetit shqiptar. Lidhja e Kombeve 101 vjet më parë, do të sillte një element të ri në marrdhëniet ndërkombëtare, në diplomacinë publike si dhe atë të debatit të hapur, por më shumë se aq atë të sigurisë kolektive pas gjithë atyre ngjarjeve makabre të Luftës së Parë Botërore. Pranimi i Shqipërisë në këtë Lidhje ishte meritë e mërgatës shëiptare, e cila nuk kishte rreshtur për asnjë cast, që Shqipëria të bëhej pjesë e sofrës së madhe të kombeve.Sipas dokumenteve të MEPJ, qeveria shqiptare e atëherëshme e konsideronte antarësimin në këtë organizatë më 17 dhjetor 1920,si një garanci për një trajtim më të drejtë, të statusit të kufijve të Shqipërisë, në tryezat vendimmarrëse të Fuqive të Mëdha të kohës. Duke u bërë e njohur më parë se më 15 dhjetor 1920, do të hapej sesioni i parë i Asamblesë së Lidhjes në Gjenevë të Zvicrës, përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare bënë përgatitjet e nevojshme, ku fjala e Nolit u vlerësua si një nga fjalimet më të mira në atë asamble. Më 12 tetor kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes Pandeli Evangjeli, i dërgoj një letër sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Erik Dummond,ku në emër të popullit shqiptar, i kërkoj që Shqipëria të pranohej në atë asamble dhe të merrte pjesë në hapjen e saj më 15 Nëntor. Në atë peridhë kohore në krye të qeverisë ishte Sulejman Delvina, i cili dekretoj imzot Fan S. Nolin, si kryetar të delegacionit që do të merrte pjesë në mbledhjen e parë të Lidhjes së Kombeve. Duke qënë i njohur në rrethet e ngushta shqiptare,si intelektual dhe diplomat ai loboj fort, duke shfrytëzuar kontaktet personale, bashkë me Mid-hat Frashërin, Hil Mosin,si dhe Benedikt Blinishtin. I gjithë ky proces senzibilizues me gjuhë diplomatike, u finalizua më 17 Dhjetor 1920, ku Shqipëria u bë antare e rregullt e Lidhjes së Kombeve. Ky event historik për Shqipërinë dhe mërgatën që investoj aq shumë, për t’u bërë antarë të kësaj Lidhje,e kurorëzoj Nolin si themelues të diplomacisë shumpalëshe të shtetit shqiptar.Kështu Fan S. Noli kishte nderin të ishte fjala e Shqipërisë, në asamblenë e parë të Lidhjes së Kombeve. Si një njeri me përvojë në takimet diplomatike, ai shpresonte shumë tek ky organizëm ndërkombëtar, si një tryezë ku mund të dëgjoheshin edhe shtetet e vegjël, përballë tryezave të mbylluara më parë, ku Fuqitë e Mëdha përcaktonin fatet e shteteve sipas pazareve për interesat e tyre. Noli me diplomacinë e tij bindi qeverinë e Tiranës e sapo transferuar nga Lushnja, për të nënëshkruar pa hezitim deklaratën për mbrojtjen e minoriteteve. Ky veprim ishte një hap i guximshëm,në vitin 1920 të shek. XX-të, në një rajon si Ballkani që trashëgonte probleme të mëdha, në trajtimin e pakicave kombëtare, si pasojë e qëndrimeve përcudnuese që kishin ndodhur më parë. Ja si do të shkruante Noli në raportin e qeverisë, që do të mbante në punimet e para të Lidhjes në Gjenevë;” Më në fund, sikur edhe konferenca e ambasadorëve t’apë një mendim kundra interesit tonë, ne na rrin shtegu i hapët për me u përpjekë, por duhet me dijtë se një vendim i dhanun prej konferencës së ambasadorëve, pa dyshim që ka me influencuem në Lidhjen e Kombeve. Nga ky shkak marrveshja me Italinë cfaqet e domosdoshme. Në qoftë se Shqipnia e 1913 pështon, pa pasur nevojën e një marrveshje italiane, këjo ka me qënë një mbrekulli, në vënd qi politika e një shteti nuk themelohet kurrë mbi cudina”.Kjo periudhë e vitit 1920 nga Tetori deri me 17 Dhjetor, kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, ishte një fund viti intensiv me punë diplomatike. si në Paris ashtu dhe në Gjenevë, ku spikati edhe ndihma e deputetit britanik Aubrey Herbert. Antarsimi i Shqipërisë në këtë organizatë të diplomacisë ndërkombëtare, përbënte një nga ngjarjet më të mëdha, që zëri saj të dëgjohej sa edhe i vëndeve të tjera. Përfaqësuesit e Shqipërisë ishin gjithnjë aktiv,për qëndrime korrekte, si në fushën e integritetit teritorial ashtu dhe në respektimin e të drejtavi të cdo kombi. Një vëmëndje të vecantë ata i kushtonin edhe trajtimit të pakicave minoritare, sipas rregullave dhe standarteve të miratuar nga Lidhja e Kombeve.