Nga Xhevat Latifi/
Faton Bislimi, nga Gjilani, studenti i Harvadit që po bënë shkollën e doktoraturës në Kanada, vazhdon të jetë i përkushtuar që të ketë lidhje të forta më vendlindjen.
Pas një varg sukseseve në sferën e këmbimit të përvojave të shkencës me Kosovës, pas dhjetëra studentëve që u mundëson të studiojnë në shtete të ndryshme të botës, Faton Bislimi, ka vendosur të bëjë edhe një shërbim kulturës dhe traditës dhe përfaqësimit të Kosovës në kulturën anglosaksone.
Ibrahim Rugova, filozofia rugoviste dhe karizma politike e presidentit të parë të Kosovës, është studimi i fundit i përmbledhur në një libër që Faton Bislimi, ka bërë punën e studiuesit për të përfaqësuar këtë figurë emblematike në bibliotekat më me renome ndërkombëtare.
Shumë shumë njerëz të rëndomtë, por edhe profesionistë e akademikë të fushave të ndryshe, e sidomos politikanë i referohen Rugovizmit si një mendësi, teori, apo edhe vizion i politik-bërjes jo vetëm nga ana filozofike, por edhe ajo praktike.
“Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës, edhe sa ishte gjallë por edhe pas vdekjes, vazhdon të konsiderohet lartë dhe me vlera të pakontestueshme. Dikush e quajti Gandi i Ballkanit, dikush tjetër ‘babai i shtetësisë dhe pavarësisë’ por ka edhe të tjerë që shpeshherë, sidomos në sfondin politik, kanë dhënë kritikat e tyre për lidershipin e Rugovës dhe politikën e udhëhequr nga ai”, thotë Bislimi.
Dhe deri sa në literaturën e shkencave politike, përveç prekjeve sipërfaqësore nëpër artikuj të ndryshëm më shumë gazetaresk e historik, figura e Ibrahim Rugovës dhe mbi të gjitha filozofia e tij politike ka qenë e paktë, për të mos thënë nuk ka ekzistuar, librat, studimet për Rugovën, po dalin të jenë kërkese e kohës.
Profesori gjilanas, ligjërues universiteti në Kanada, Faton Bislimi ka përfunduar një libër akademik në lëmin e shkencave politike me titull “Ibrahim Rugova – Burrë shtetas i Kosovës: Rugovizmi si Teori Politike dhe Roli i tij në Krijimin e Shtetit më të Ri në Evropë.”
Vepra e profesorit Bislimi është studimi më i thuktë në shkenca politike i bërë për jetën dhe veprën e Ibrahim Rugovës. Libri pritet të dal nga shtypi në botim origjinal në anglishtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda javëve në vijim, dhe si i tillë do të jetë libri i pare i këtij lloji që sjellë tek akademikët, politik-bërësit, dhe studentët e shkenca politike anekënd botës figurën dhe filozofinë politike të Presidentit Rugova.
“Jam i lumtur që kjo punë e imja intensive për gati tri vite tanimë është kurorëzuar me botimin e këtij libri. Si shqiptar, unë ndihem krenar që jam lindë e rritë në Kosovë dhe që kam pasur rastin që edhe ta njoh personalisht Presidentin Rugova. Si politikolog, unë e kam ndjerë barrën e përgjegjësisë profesionale që para lexuesit global të sjell figurën e Presidentit Rugova si një politikan, udhëheqës, dhe burrështetas. Ju e dini sa ka disa libra, në shqip kryesisht, që janë bërë për Presidentin Rugova dhe shumica e tyre fokusohen ne mendimet e tij filozofike dhe veprat e tij letrare. Unë jam shërbyer edhe më këto vepra të çmuara si librat e Profesorit Sabri Hamitit, mandej atë të Adnan Merovcit, Kujtim Shalës, e Vehbi Miftarit, ndër të tjera,” thotë profesori Bislimi.
Ndërsa, profesori i Harvardit, Prof. Dr. Joe Stern, punën akademike të Bislimit e quan “analizë të thellë kritike dhe argumentuese që i jep trajtë kuptimplotë një studimi të mirëfilltë akademik.” Prof. Dr. Finn Laursen, nga Dalhousie University në Kanada ku Bislimi ka ligjëruar për disa vite, e vlerëson veprën e fundit të tij si një të arritur akademike me vlera që shkojnë përtej shkencave politike.
“Punimi i Bislimit është unik sepse jep një pasqyrë të vaqantë, të plotë, dhe krahasuese të filozofisë dhe politikës së liderit kyc të Kosovës. Vepra po ashtu trajton me imtësi prej rëre dhe qartësi prej kristali procesin e shtet ndërtimit të Kosovës dhe rolin që rezistenca paqësore ka luajtur në këtë proces, duke u fokusuar edhe në figurën kyçe të kësaj lëvizjeje popullore për shtetësinë e Kosovës, atë te Presidentit Rugova” ka shtuar ne recensionin e tij Profesori Laursen në recensionin e tij për librin e Bislimit.
“Definimi i Rugovizmit si teori politike, shikuar nga perspektiva krahasuese, i jep vendin meritor filozofisë dhe veprimit politik të Presidentit Rugova në literaturën moderne të studimeve të shtet ndërtimit, teorive politike, dhe nacionalizmit. Shumë shkencëtarë politikë nuk e kanë pare Rugovizimin si diçka më shumë së Ghandizmi. Mirëpo, specifikat nën të cilat ka menduar dhe vepruar Presidenti Rugova, përkrahja dhe shpresa që ka ngjallë në popull, si dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, I japin botëkuptim në vetë Rugovizmit si teori politike,” thotë autori i librit.
Ndërkaq profesori Laursen e sheh edhe një vlerë shtesë në librin e Bislimit. Ai ka vlerësuar se “unë jam i bindur që ky tekst do të zë vend nëpër shumë syllabuse të lëndëve të teorive politike nëpër universitete gjithçka nëpër botë si një reference e një teorive interesante të shtet-ndërtimit.”