

Dr. Ndoj Mhilli
Sot kam vendos të ju flas shqiptarëve në lidhje me një fatur marramendëse, të çuditshme dhe të pabesueshme të zhvatjes së xhepave të shqiptarëve normal, në Sheshin Skënder Bej. Një gjë e tillë askund në botë nuk ndodh. Madje një faturë e tillë as një hoteli me 5 Yje si Plaza apo Rogner etj., nuk i shkon për shtat dhe as nuk justifikohet në asnjë llojë logjike ekonomike. Kësisoj krimi ekonomik ( spese kjo nuk është fatur, por zhvatje) nuk e di as nuk vepron, çuditerisht. Kryetari i Bashkzezës nuk e di, sepse po bën gati ndonje leje tjeter rrënimtare të qyteteit, pra një leje ndërtimi, që të rrit pasurinë e tij dhe lukunisë që e ndjek nga pas si qeni i Shën Rrokut, mbi kurrizin e popullit dhe veçanarisht të varfërve. Një pjesë sigurisht i shërben për piarin e tij (që të imitoj diktatorin duke bëre çdo ditë foto me fëmij, në një përpjekje pedofilie politike) dhe siç u pa për lukunin e këshillëtarëve të tij, të cilët me sa duket janë aq të “ditur”, saqë e kanë këshilluar që të gropos njëherë e përgjithmonë kryeqytetin e shqiptarëve nga pikëpamja infrastrukuturore dhe kulturore.
Të gjithë e dimë se varfëria lind nga korrupsioni, jo se ajo lind bashkë me qenien – njeriun, që të kuptohemi. Ndërkaq, për këtë nuk ka dijeni as Ministria e Financave, madje nuk e di as Kryetari i Shqipove, sepse s’ka si ta dij, sepse ka rënë në gjumë letargjik si gjithë klasa politike 30 – 108 vjeçare shqiptare. E dini ju pse heshtin të gjithe këta?
Heshtin, sepse ju shkon ne xhep përqindja e fitimit nga këto biznese të oligarkisë, në të vërtet të ndonjë aksh politikani. Biznesmen që më ngjajnë me vapmire me fytyra të pangopësisë, zhvatjes, rrënimit, pra vetë satanajt. Provojeni ju njerzit normal te këtij vendi të gjorë ta bëni një gjë të tillë, dhe do përballeni me pasoja aq shpejt sa as nuk e merrni me mend. Mirëpo, porblemi kryesore nuk është çmimi i faturës në vetvete, por dëmi dhe ajo që shkakton fatura mbi shoqërinë, sepse fatura të tilla ndeshim kudo dhe ngado.
Mirëpo është e pa pranueshme dhe e tmerrshme një faturë e tillë.
E dini pse? Sepse një i ri (qenia njerëzore) që me te drejten e Zoti dhe shanseve te barabarat do të festoj, me një rrog normale nuk e perballon dot, pra ai simbas kësaj logjike satanike nuk ka të drejtë të festoj në këtë shoqërinë tonë të zezë, të kalbur, hajdutë, zhvatës dhe çnjerëzorë. Kësisoj, duke qenë se e ka nevojë të domosdoshme dhe jetike të festoj si të gjithë njerëzit e tjerë, kjo fatur zhvatje do ta çoj ate, me sakt do ta detyroj të bëhet pjesë e botës së krimit, korrupsionit, pra të keqes, thjesht e vetëm për të qenë normal si të gjithë të tjeret.
Dihet se ne nuk jemi shoqëri e normalitetit, por, mjerisht e anormalitetit, prandaj si bënë më njeriu përshtypje as shetit, as popullit, as prostitutave politike të mediave, që paguehn, siç u pa, me rroga marramendëse. Pra askujt. Me pak fjalë heshtja kaplonë të gjithë shoqerinë tonë për ballë të keqes. Shenjë kjo e apatisë, vdekjes së virtyteve dhe vlerave njerezore si dhe mungesës së dinjitetit njerëzor.
Ndër të tjera kjo fature si fenomen i përhapur kudo nëpër Shqipëri po i detyron shqiptarët të ikin nga sytë-këmbët nga ky vend, sepse ligji, rendi, drejtësia dhe barazia nuk ekzisojnë fare. Ky problem i vogël në dukje në thelb është problemi aq i madh dhe ekzistencial për një shoqëri, sa që buqet, mirëpo shtetarët tanë zagarë dhe hajdute pjesē e botës së krimit, të zhytur deri në fyt, këtë gjë as nuk e ndjejn as nuk e kanë fare problem. A dini pse ? Sepse ata dhe bota e krimit të oligarkisë rrënimtare, fëmijeve dhe familjeve të tyre ua mundesojnë të përballojnë atë dhe cdo lloj fatur tjeter, sepse ua vjedhin popullit në fond e tendera publik, apo nëpërmjet drogës, pastrimit të parave dhe çdo vepre tjetër kriminale fitimprurëse. Pikërisht ketij modeli ne si shoqëri duhet ti japim fund me çdo kusht e çmim. Sidoqoftë, o shqiptar duhet ta dini se një gjë e tillë arrihet vetem me rrezimin me çdo kusht e çmim të këtij sistemi satanist dhe çnjerëzor, të pa shpirtë që kemi ndertuar ne si shoqëri mjerane.