DEKLARATË/
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA po e ndjek me vëmendje grevën e urisë që po zhvillojnë 17 përfaqësuesit e 7000 mijë të pushuarëve nga puna në Tiranë.
Nisur nga informacionet që jep media, Vatra, duke iu shmangur politizimit të grevës, i kërkon Qeverisë Shqiptare, që të dialogojë me grevistët dhe të zgjidhë problemet dhe shqetësimet që i kanë detyruar ata të hyjnë në sakrifica sublime duke rrezikuar shëndetin. Humanizmi dhe drejtësia, duhet të jenë motivet e dialogimit dhe të gjenden zgjidhjet.
Greva na sjell kujtimin e grevës tragike të vitit 2012. Shqiptarët në këto kohëra nuk duhet të kenë arsye të shkojnë drejt vdekjes në grevë urie për të mbrojtur të drejtat e tyre!
Duke pasur parasyshë se një pjesë prej të pushuarëve nga puna janë arsimuar në Perëndim, Vatra mendon se shkarkimet masive nga puna, ndikojnë negativisht tek masa e rinisë që po arsimohen në Amerikë apo në Europë dhe synojnë këthimin në Atdhe për t’i shërbyer vendit. Pushime të tilla e trembin dhe e frenojnë rininë të këthehet të Atdhe.
Vatra gjykon se duhen rishikuar kriteret militante të shkarkimeve dhe të bëhet zëvendësimi i tyre, jo me të besuar politikë, por të marrin përparësi kriteret profesionale.
Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra sygjeron që qeveria të hyjë sa ma parë në bisedime me grevesitët për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë; humanizmi dhe drejtësia duhet të jenë motivet e dialogimi për një zgjidhje të pranueshme. Padrejtesitë, nxitjet grindëse dhe korrupsioni nuk e çojne Shqipërinë në Europë.
Sadik Elshani says
Ku eshte Forumi per Demokraci ne Shqiperi? Ata, ne perkrahje te nje greve tjeter, protestuan para nderteses se OKB-se.
kohaemaskarenjeve says
pyet nje fare Keze Zylo me Qemalin se ata thane se do te behemi te gjithe Lirak Bejko, siunet dhe komunistet luajn ose perfitojne duke ferkuar duart nga fatkeqesit e njerezve sot jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Diaspore
petraq says
greva eshte e drejte e tyre per sensibilizim po te mos kete qellim dhe e shtyre nga forca te erreta ta lene qeverine dhe grevistet te meren vesh bashke njeri me tjetrin.