New York, 4 Korrik 2023- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron të gjithë popullin amerikan, shqiptaro-amerikanët e vatranët: Gëzuar 4 Korrikun.
Në këtë ditë të shenjtë e madhështore për mbarë popullin e shtetin Amerikan, Federata Vatra nderon e kujton heronjtë e lirisë së shtetit e kombit amerikan dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë, lirinë, zhvillimin e demokracinë e Shteteve të Bashkuara Amerikës.
Ne ndihemi me fat që jemi pjesë e këtij shteti e kombi të lavdishëm, të lirë, të fortë, të begatë, të dashur e të vlerësuar nga e gjithë bota.
Kombi shqiptar i detyrohet përjetë shtetit amerikan, popullit e kësaj toke të bekuar për gjithçka që Amerika ka bërë për Shqipërinë, Kosovën e kombin tonë në ditët tona më të vështira.
Shqiptarët në çdo cep të globit janë krenarë dhe falenderues për miqësinë e sinqertë, aleancën e pandarë dhe partneritetin jetëgjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miqësia me Amerikën është vlerë e shenjtë për kombin shqiptarë.
Zoti e bekoftë Amerikën.
Zoti i bekoftë shqiptarët e Amerikës.
Gëzuar 4 Korrikun.
Gëzuar Amerikë.
Mirënjohës përjetë
Me vlerësim të veçantë
Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA
Elmi Berisha