Nga Dr. Pashko R. Camaj*/
Te nderuar pjesëmarrës të këtij manifestimi madhështor;/
Te nderuar mysafirë Imzot Meta, Dom Pjeter, Perfaqaues të Shtetëve të Shqipërisë dhe Kosovës, Krytarë i Vatrës Dritan Mishto, i nderuar Mark Gjonaj;/
Si anëtar i kësaj Shtëpie të Zotit dhe te Kombit, në qendrën e se ciles organizohet ky simpozium dhe si anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, që është dhe bashkëorganzatore e këtij kremtimi, e ndiej vehten në shtëpinë time, prandaj edhe Ju përshëndes, edhe ju uroj mirëseardhje të gjithëve.Në veçanti përshëndes ligjërusit në këtë simpozium (Prof. Romeo Gurakuqin, Publicist Fahri Xharra dhe Dr. Azeta Zhabjaku/Kola. Po ashtu ju përshëndes edhe në emër të Kryetarit të Federates Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Zotit Dritan Mishto, të cilin dua edhe ta falenderoj, që ma besoi këtë kumtesë.
Tema e kumtesës sime ka të bëjë me veprimtarinë dhe aktivitetet e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, lidhur me figurën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Gjurmët e kësaj veprimtarie i gjejmë në faqet e gazetës Dielli, që ështe organ i kësaj Federate gjatë të gjthë ekistencës se saj, madje qe e themeluar për më shumë se 3 vjet para saj. Kështu që ky punim imi modest nuk ka për qëllim të trajtojë figurën e ndritur të kryetrimit të kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, por të dëshmojë aktivitetet e Vatrës lidhur me këtë figurë dhe kontributin e madh që dha gazeta Dielli.Prandaj, për të realizuar temën që mban titullin: “Veprimtaria dhe aktivitetet e Federatës Pan-Shqiptare Vatra për figuren e Heroit tonë Kombëtare Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, kryesisht u bazova në shkrimet publikuar në gazetën Dielli.
Megjithatë, fjalën time po e filloj nga ajo që është aktuale dhe që na ka mbledhur sot këtu, e që ka të bëjë me 550 vjetorin e vdekjes së prijësit legjendar. Pra, para 550 viteve, në Lezhë, vdiq Heroi ynë kombëtar, GJERGJ KASTRIOTISKËNDERBEU. Atë ditë të ftohtë 17 janari, të vitit 1468, në fakt u shua trupi i tij, por vepra, fama, lavdia dhe porosia e tij nuk do të vdesin kurrë. Ato kapërcyen shekujt, dhe Gjergjin e bënë figurën me të cilën, ne shqiptarët e të gjitha kohërave, vendeve, partive, apo dallimeve të tjera, krenohemi! Këtë e dëshmon edhe ky simpozium sot në kët vënd, me ç’rast afirmojmë historinë tonë, por edhe bëjmë homazh dhe përulemi para figurës më të shkëlqyer të tokës arbënore!
Dihet se heronjt vdesin, vetëm nëse harrohen, prandaj duhet vlerësuar edhe puna e atyre që nuk lejuan që kryetrimin ta mbulojë pluri i harresës. Nëse u referehomi rrethanave në të cilat jetoi populli shqiptar pas vdekjes së kryetrimit, kur edhe eshtrat nga vorri iu tretën, dhe sanksionohej çdo kujtim për të, atëherë duhet vlersuar edhe më lartë sakrificat e atyre që nuk lejuan që heroi të vdes. Të parët ishin Rilindasit tonë, ata të cilët glorifikuan këtë figurë madhore, rreth të cilit u lidh e githë rezistenca dhe krenaria jonë kombëtare, që atëherë e deri më sot. Por, kur flasim për ruajtësit e heronjëve nga harresa, edhe për ruajtësit e memories sonë kolektive dhe ndergjegjes sonë kombëtare, atherë nuk mund dhe nuk guxon të kapërcehet kontributi i Vatres dhe i gazestës Dielli.
Fedrata Pan-Shqiptare Vatra në misionin e vet të shënjtë kombëtar, që nga themelimi i saj, 105 vite më parë, ka synuar të jetë vatra e të gjithë shqiptarëve,duke synuar që së bashku të mbrojmë e të ruajmë identitetin tonë kombëtar, të mbrojmë e ruajmë atë për çka njeriu për të cilin flasim sot, kishte luftuar dekada të tëra. Në jetën e vet mbi 100- vjeçare, Vatra gjithnjë ka kultivuar dhe ngrit në pediestal të kaluerën dhe sakrificat e shumëta të popullit tonë, të heronjëve tonë, e në veçanti figurën dhe rolin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Këtë kolos të kombit, Vatra e kujtonte përmes veparimtarisë dhe aktiviteteve të shumta të veta, të cilat janë publikuar dhe ruajtur përmes revistës Dielli, që nga fillimi i publikimit, në vitin 1909, kështu që nëse duam të flasim për kontributin e Fedratës Pan-Shqiptare Vatra, patjetër duhet të shfletojmë faqet e gazetës Dielli.
Duhet vërejtur se seicili numër dhe seicili artikull i publikuar në revistën Dielli, që nga numri i parë i sajë e deri më sot, është i ruajtur në arkivin, në qëndrën e Vatrës. Sot, ky arkiv organizohet, plotsohet dhe mbahet me kujdes të veçantë nga editori i gazetës Dielli, Z. Dalip Greca. Ai me punë të perkushtuar, jo vetëm që mban dhe ullëheq revistën Dielli, por drijeton me një enciklopedi të pasur, me libra dhe punime nga e gjithë bota shqiptare, që nga fillimi i shkrimëve të para shqipe. Shfrytëzoj rastin që këtu nga kjo platformë ta falenderoj dhe përgëzoj për punën e madhe qe ai bën për Vatrën dhe për gazetën Dielli. Kur flasim për veprimtarinë dhe aktivitetet e Vatrës, për figurën dhe veprën e madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kthehemi tek themeluesit e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, pikërisht tek Imzot Fan Noli, i cili në vitin 1921 publikoj veprën e tij madhështore “Historia e Skënderbeut” në Boston. Më 1947, në New York, Noli botoi përpunimin e plotë që i bëri “George Castrioti Scanderbeg (1405-1468),” vepër që do ti shërbente atij si temë diplome në Universitetin e Bostonit.
Një kontribut me plot vlerë e Fan S. Nolit është dhe përkthimi në gjuhën shqipe i peomës “Scanderbeg” të poetit Amerikan të shekullit XIX, Henry Wadsworth Longfellow. Kjo poemë konsiderohet nga shumë studiues si poema më e denjë shkruar nga një autor i huaj, kushtuar heroit tonë kombëtar.
Një punim tjeter i rëndësishëm për veprën e Skënderbeut publikohet në punimin shkencor(“L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle” )-“Shqipëria dhe Invazioni Turk në të XV-tin Shekull” nga Dr. Athanas Gegaj, i cili për një kohë 8 vjecarë ishte dhe Editori i gazetës Dielli. Me këtë vepër Zoti Gegaj mbrojti temën e doktoraturës në universitetin Louvain në Belgjikë më 1937, pra 30 vite para se të merrte detyrën e editorit të Diellit. Imzot Noli, e kishte cilësuar këtë si një ndër veprat më të mira për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Vepër tjeter për figurën e Skënderbeut është dhe libri me titullin “Scanderbeg” botuar me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit, pikërisht në vitin 1968 nga vatrani, Nelo Drizari, ish-Editor i Diellit në vitet 1937-39. Z. Drizari ishte gazetari i parë Shqiptarë i diplomuar në SHBA, gjegjsisht në Universitetin Columbia, dhe si i tillë, themeluasi i Seksionit Shqip në “Zërin e Amerikës”.
Ma në fund, një vepër tjetër e rëndësishme është nga Isa Ndreu (vëllai i Jonuz Ndreut, Vatranit qe shërbeu në ushtrinë Amerikane) i cili me patriotët e tjerë lobuan pranë Zhak Shirak-ut, kryebashkiak i Parisit i asaj kohe, i cili më datën 10 korrik të vitit 1978, me rastin e 100- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, mori vëndimin zyrtar dhe i akordoi emrin e Skenderbeut, njërit prej shesheve në qendër të Parisit. Pas marrjes së atij vendimi, ceremonia zyrtare për emrimin e sheshit “Skënderbeg,” u zhvillua me datën 6 Maj të vitit 1980, ku morën pjesë me qindra personalitete të mërgatës antikomuniste shqiptare nga shumë vende të botës. Për të treguar dhe më shumë për aktivitete e Vatrës, për figurën dhe veprën e madhe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kthehemi në një kohë të vecantë dhe specifike. Kthehemi tek viti 1968, pra plot 50 vite mrapa. Revista Dielli që nga muajët e fundit të vitit 1967 e fillon fushatën për “Vitin e Skenderbeut’’, konkretishtë 500-vjetorin nga vdekja e Heroit tonë Kombëtare, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në numrat e njëpasnjishëm të gazetës Dielli, shkruhet me detaje më të vogla për organizimin i këti përvjetori historik. Fillimisht shkruhet për planet e dy manifestimeve madhështore: së pari një shtgëtetim madhështor të Vatranëve dhe shqiptarve nga e gjithë bota e lire ku do bashkoheshin në Romë me Arbreshet tonë të gjakut shqipëtare në Italisë. Në Romë te Italisë do the bëhej një manifestim madhështor i organizuar nga Arbreshët të cilët në zemër e ruajnë atë shqipatri nga e cila parardhësit e tyre ishin largaur 5 shekuj më parë. Kuptohet, këti manifestimi nuk mundën tu bashkohëshin edhe shqiptarët nga shteti amë i Shqipërisë ngase qeveria komuniste kishte shpallë luftë pothuajse gjithë mërgatës, e vecenarishtë Vatrës së Nolit. Dhe kremtimi i dytë, po aq madhështor, i organizuar në Boston me 5 Maj- ku u ftuan të gjithë shqipëtarët nga të gjitha vëndet e Amerikës dhe Kanadas te marrin pjesë, “në Kremtimin e Kremtimëve” siç shkruan faqja e parë e gazetës Dielli e datës 29 Nëndor të vitit 1967. Në kët shënim përmes të tjerash jepën sqarime që degët e Vatrës në shumë vënde të Amerikës dhe Kanada, kanë mundësi të festojnë sipas dëshirës dhe planëve të veta, por “Kremitmi i gjith Kremtimëve” do të bëhej për gjithë shqipëtaret në Shtëpinë e Vatrës, në Boston të Massachusetts, me 5 maj 1968.
Prëgatitje për këto kremtime, gazeta Dielli i mbuloi në secilin edicion që nga fundi i vitit 1967 dhe gjerë në fund të manifestimeve. Ështe i dukshëm pubilikim i një eseje të gjatë nga Vatrani, Xhavit Kallajxhiu, i cili një kohë ishte dhe Editor i gazetës Dielli. Kjo ese në vazhdimësi publikohet në 8 numrat e Diellit nga Dhjetori 1967 der në Shkurt te 1968, nën pseudonimin Gjin Shpata, ngase z. Kallajxhiu aso kohe ishte gazetar në seksionin Shqip të ‘Zërit te Amerikës.’ Në kët ese, ai publikon një pjesë të poemës të Longfellow-it, të cilën Fan Noli e kishte përkthyer në gjuhën shqipe disa vite më parë.
Kështu e përshkruan hyrjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Kalanë e Krujës Longfellow (e përkthyer nga Imzot Fan S Noli):
“Dhe pastaj me salltanet,
Veshur armët si një mbret,
Shkon kaluar në kështjellë
Edhe hyn nga port’ e gjerë
Nga kështjella shpejt ka rënë
Flamuri me gjysmë-hënë
Edhe populli shikon
Që në vënt të tij valon
Flamur’ i Skënderit n’erë
Shkab’ e zezë me dy krerë.
Dhe një thirrje lart-u-ngrit,
Se çdo zëmër e çdo shpirt
U-mërzit nga Turku i lik,
Q’e kish bërë atë Krujë
Zi, murtajë edhe rrëmujë.
Ai zë me gas e me bujë
Q’oshëton nga breg në breg
Është: “Rrofsh, o Skanderbeg!”
Editorialet, shkrimet historike dhe informacionet me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, dominojn numra me radhë të gaztës Dielli gjatë të gjithë pjesës së parë të vitit 1968. Rëndesi të madhe i jepet shtegtimit në Itali me 23, 24 dhe 25 Prill, ku delagacioni i Vatrës i udhëhqur nga kryetari Anthony Athanas, iu bashkangjitën grupit Arbëresh për një manifestim madhështor. Numra me radhë të Diellit stolisën me shkrime, lajme dhe fotografi të bukura që e përshkruajnë një eufori dhe një manifestim të mrekulluashëm. Kështu shkruan Dielli për suksesin e madh të shtegtimit në Romë: “Të nipërit e Skënderbeut u bashkuan në basiliken e Shën Pjeter dhe kënduan shqip dhe përshëndetën në gjuhën shqipe Shënjtrinë e Tij Papa Palin VI-të. Nga Shën Pjetri Shqiptarët kremtuan 500 vjetroin në qëndrat e Romës rrethuar nga autoritet civile e fetare të qytetit te pavdekshëm.” Një ndër ceremonitë më madhështore u zhvillua në “Piazza Albania” pranë monumentit të Skënderbeut, ku në prezencën e mijëra njerzësh, u celebrua heroi ynë Kombëtare shkruan gazeta Dielli. Njëkohësisht, Dielli i cilson të rëndesishëm dhe të sukseshëm takimet e delegacionit të Vatrës, Kryetarit Anthony Athanas, Prof. Ernest Koliqit etj. me Shënjtrinë e Tij Papa Palin VI të si dhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, me Kryebashkiakun e Romës etj. Dielli i 15 Majit 1968 publikon dhe letrën e falenderimit nga Kryetari i Vatrës dërguar Shëjntrisë së Tij Papa Palit VI-të ku përmes të tjerash thuhet: “Që nga Faik Konitza e nga Peshkop Theofan Noli që tash 60 vite e themeluam këtë Federatë shqipëtaresh pa ndryshim feje e kemi të ditur se Selia e Shënjtë na dashuron e mbron sikurse na dashuroi dhe na mbroi në keto 500 vite e më tepër.” Mund të thuhet se manifestimi në Romë ishte një ngajrje e rëndësishme përmes së ciles i treguan botes së lirë jo vec të kaluarën tonë madhështore, por dhe qeverisë komuniste në Tiranë si dhe mbarë popullit shqipëtarë, se Vatra dhe mërgata shqiptëre janë të organizuar dhe kan fuqi dhe influence të gjërë, në aspiratat tona për ta parë popullin Shqiptarë të liruar nga telat me gjëmba që e kishin kapluar popullin tonë. Manifestimi i dytë madhështore u zhvillua me 5 maj 1968, në Boston. Dielli i datës 22 Maj, 1968 shkruan “Qe një kremtin që nuk harrohet.” Në preznecën e qindra e qindra shqipëtareve nga shumë vende të Amerikës dhe Kanadasë, u përkujtua 500 vjetori i vdekjes së Heroiit tonë Kombëtare. Në të mes të tjerash, gazeta Dielli shkruan se Kryetari Anthony Athanas lexoi letrën përshëndetëse të Guvernorit të shtetit Massachusetts (Z. John Volpe) dhe deklaratën e Kryebashkiakut Kevin White, me të cilën ai e proklamoi 5, Majin si “Dita e Skënderbeut” në qytetin e Bostonit.
E përfundoj këtë kumtesë me fjalët e Dr. Athanas Gegaj, që në editroialin e botuar në gazetën Dielli me 20 Maj 1968 përmes të tjerash shkruan: “Skënderbeu qe përhere pranë popullit shqiptar në luftra e në mbledhje, në të vështira dhe në gëzime. Hija e Skënderbeut ështe si një fuqi hyjnore, që udhëzon popullin shqipëtar tash 500 vjet e këtej. Ai ësht i shenjtë, është drejtonjës, dhe bashkonjës i të gjitha aspiratave ose dëshirave të popullit tonë. Ne e provuam këtë gjë në Boston me 5 maj 1968. E Arbreshët tonë, që jetojnë në Itali tash disa shekuj, e dëftuan me 24-25-26 Prill 1968 në Romë. Një gjë e vetme i bashkon shqiptarët e mirë: Skënderbeu. Ky do ti bashkojë kurdoherë!”
Në zëmrat e cdo shqiptari, i përjetshëm qofte Gjergj Kastrioti Skëndebeu!
* Përgatitur nga Dr. Pashko R. Camaj, Shef i Kabinetit të Presidentit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, mbajtur në Simpoziumin me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës dhe Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”