Celet edicioni i XVIII i Festivalit Ballkanit të Fëmijëve në Durrës/
Është çelur sot në Durrës edicioni XVIII i Festivalit Ballkanik të Fëmijëve, “Luajmë dhe vallëzojmë”. Grupe me fëmijë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga Ballkani kanë mbërritur në qytetin bregdetar për t’u bërë pjesë e festivalit që promovon argëtimin dhe ruajtjen e traditës te brezat e rinj. Të gjitha grupet pjesëmarrëse në këtë aktivitet pritet të prezantohen me një repertor të pasur të lojërave popullore dhe valleve nga trevat që ata vijnë.
I organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, festivali synon të forcojë miqësinë mes fëmijëve në Ballkan dhe më gjerë, nxisë ruajtjen e identitetit dhe traditës popullore në një botë gjithnjë e më të hapur drejt globalizimit, si dhe të promovojë qytetin antik të Durrësit. {Sh.K}