Në mjediset e Lehman College në Lovinger Theater u zhvillua Festivali i dytë i fëmijëve: “Zërat e rinj 2014”./
Nga Keze Kozeta Zylo/
Programi i Festivalit ishte i ndarë në dy pjesë dhe është prezantuar nga aktorët shqiptarë Gent Basha dhe Anisa Demi. Në pjesën e parë të programit të gjithë pjesëmarrësit ishin konkurues për ndarjen e çmimeve të ndryshme nga juria përkatëse.
Festivali është hapur me një pamje festive me veshjet tradicionale ekzekutuar nga ansambli artistik “Kënga dhe vallja shqiptare” me koreograf Gergj Kovaçin.
Nxënësja Mariza Sheldia dhe kompleksi kanë interpretuar këngën “Pushimet” me tekst të Suela Tukaj, muzikë dhe orkestrim nga Jetmir Mehmeti.
Kënga “Tek shtëpia e Diellit” është interpretuar nga Enesa Dednica dhe Clea Perolli me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja.
Vesa Dobi dhe Sonya Dobi kanë kënduar “Ditëlindja” me tekst të Suela Tukaj, muzikë Ervin Bushati dhe orkestrim Jetmir Mehmeti.
Gjuha Shqipe, këtë gjuhë hyjnore për të cilën ka shkruar mjeshtërisht Gjergj Fishta është interpretuar nga Aurora Cumani dhe Angela Rusha me muzikë Demokrat Shahini dhe orkestrim Gjergj Paparisto.
Këngën “Xhesi dhe Trilija” me tekst nga Shefqet Merra, muzika dhe orekstrimi nga Sh.Merra u këndua nga Julia Sheldia dhe Livia Behri.
Këngën e Mësuesit e ka interpretuar Kristina Melo dhe kompleksi i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, New York me tekst nga Kozeta Zylo, muzika Petrika Melo dhe orkestrimi Tom Lleshaj.
“Fëmija dhe Kombi” është interpretuar nga Teddy Çobo dhe kompleksi me tekst nga Violeta Mirakaj, muzika Pranvera Çobo dhe orkestrimi Ylli Neziri dhe Boshnjaku.
“Kush orarin tim shikon” është kënduar nga Enesa Dednica dhe Mariza Sheldia me tekst, muzike dhe orkestrim nga Roland Guli.
“Jeta është e bukur” është kënduar nga Silvana Martinaj me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola.
Pas pjesës së parë e cila ishte dhe konkuruese juria u tërhoq për të vlerësuar me çmime gjithë pjesëmarrësit në pjesën e parë të programit që u realizua me sukses nga fëmijët.
Pjesa e dytë e programit ka vazhduar si: Me valle kosovare, valle shqiptare, Tik tak ora, Hapa dollapa, Ciu ciu tralala, Valle fusharake, Rrofsh Kongresi i Manastirit, Hymni i Shkollës Shqipe “Alba Life”, Kënga e gjyshes, Ti Shqipëri më jep nder, Kompozitori dhe fëmija dhe është mbyllur me një kolazh të këngëve dhe filmave për fëmijë shoqëruar nga Ansambli artistik “Kënga dhe vallja shqiptare”, New York ku së bashku me fëmijët ka interpretuar dhe këngëtari i mirënjohur Arben Krasniqi.
Në fund juria ka dhënë çmimet përkatëse. Juria ishte e përbërë nga Jeton Murtishi, (kryetar) dhe anëtarët Kristofor Xhokaxhi, Luan Bexheti, Arben Krasniqi dhe Lindita Mezini Lole.
Çmimi i parë i është dhënë këngës “Gjuha Shqipe” nga Gjergj Fishta e cila është interpretuar nga Aurora Cumani dhe Angela Rusha me muzikë Demokrat Shahini dhe orkestrim Gjergj Paparisto. Çmimi është dorëzuar nga ansambleisti i parë shqiptaro amerikan në New York z.Mark Gjonaj.
Me çmim të dytë është vlerësuar kënga “Jeta është e bukur” kënduar nga Silvana Martinaj me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola. Çmimi është dorëzuar nga Dr.Ana Cohen, presidente e organizatës “Motrat Qiriazi”.
Çmimi i tretë i është dhënë këngës “Shtëpia e Diellit” interpretuar nga Enesa Dednica dhe Clea Perolli me tekst, muzikë dhe orkestrim nga Ylli Kalaja.
Çmimi është dorëzuar nga z.Jeton Murtishi, kompozitor dhe kryetar jurie.
Çmimi special i talenteve të reja “Motrat Qiriazi” i është dhënë Kristina Melos me motivacionin për zërin shumë të bukur dhe interpretim të shkëlqyer. Në konkurim ajo intrepretoi “Këngën e Mësuesit” së bashku me kompleksin e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn, New York me tekst nga Kozeta Zylo, muzika Petrika Melo dhe orkestrimi Tom Lleshaj. Çmimi u dorëzua nga përfaqsuesja e “Motrave Qiriazi” znj.Agathi Lluka.
Me çmim special “Nexhmije Pagarusha” është vlerësuar Silvana Martinaj e cila intrpretoi “Jeta është e bukur” me tekst “Fjalët e Nënë Terezës”, muzika dhe orkestrimi nga Agim Kola. Çmimi është dorëzuar nga z.Zeqir Dednica.
Me çmim inkurajues janë vlerësuar Vanesa Jaupi dhe Sonya Dobi. Çmimi është dorëzuar nga sopranoja e shquar shqiptare, njëherazi anëtare e jurisë znj.Lindita Mezini Lole.
Çertifikata e festivalit 2014 i është dhënë z.Tony Musaj pronarit të Euromarket dhe Dila’s market për sponsorizim.
Me organizimin e këtij festivali jane marrë Pranvera Çobo drejtore artistike dhe themeluese, Bujar Alimani drejtor i Festivalit, Violeta Mirakaj libretiste, Altin Ruçi dizajnër dhe Lorend Çobo kordinatori i Festivalit.
Pas ndarjes së çmimeve dy prezantuesit e festivalit iu kanë dhuruar tufa me lule për mbështetjen që i kanë bërë festivalit, Ansambleistit Mark Gjonaj, Dr.Ana Kohen, anëtarëve të jurisë, TV Kultura Shqiptare me drejtor Adem Belliun, Presidentit të shkollës Shqipe në Staten Island dhe New York dhe TV “Alba Life”, z.Qemal Zylo, drejtores artistike znj.Pranvera Çobo dhe z.Lorend Çobo, kordinator.
1 Qershor, 2014
Staten Island, New York