Në më shumë se 60 vende në botë (përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën), e diela e dytë e majit festohet si Dita e Nënës. Dita e Nënës, ajo është një ditë nga më të bukurat që i kushtohet nënave, dhe grave tona – për t’i falenderuar ato me dashuri, mall dhe respekt për të bërë dhuratën më të bukur, se ato na kanë dhënë – jetën. Kjo është një ditë që të kujtojmë me plot mall edhe nënat tona që nuk janë më midis nesh ….!
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY : E diela e dytë e majit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është Dita e Nënave – Mother’s Day, dhe buqetat me lulet e freskta, çokollatat, kartolinat, dhe peshqeshet e bukura, përbëjnë edhe dhuratën më të bukur simbolike, të kësaj dite. Një tjetër mënyre për festimin e kësaj dite, në SHBA, është edhe vizita në një park të veçantë të qytetit, drekat në lokale dhe vende luksoze, së bashku me nënat e gartë në mesin e familjeve.
Në fakt kjo ditë ishte shpallur si Dita e Nënave – Mother’s Day nga ana e Anna Jarvis e cila e humbi nënën e saj në vitin 1908. Më pas ajo u pranua edhe nga Kongresi Amerikan si Dita e Nënës dhe filloi të përhapej me shpejtësi edhe në vende të tjera të botës.
Në më shumë se 60 vende në botë (përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën), e diela e dytë e majit festohet si Dita e Nënës. Megjithatë, duhet cekur se kudo që të festohet dhe në çfarë date apo dite të festohet Dita e Nënës, ajo është një ditë nga më të bukurat që i kushtohet nënave, dhe grave tona – për t’i falenderuar ato me dashuri, mall dhe respekt për të bërë dhuratën më të bukur, se ato na kanë dhënë – jetën. Kjo është një ditë që të kujtojmë me plot mall edhe nënat tona që nuk janë më midis nesh ….!
Në Shtetet e Bashkuara sot, ngado që të shohësh patjetër që shikon njerëz duke “nxituar” për blerë një buqet sa më të bukur me lule të freskta, një dhurat kjo e bukur për nënën, gruan, motrën, vajzën apo djemt e ri për të fejuarën. Parqet e qyteteve, gumëzhijnë , janë të mbushura plotë e përplotë me njerëz, ku familjarët dalin së bashku në formen e piknikut të kaljonë një ditë të gëzueshme në natyrë. Koha e bukur sot, qe mbizotron kudo në këtë ditë, u ka bërë edhe një “suprizë” për të “nxjerr” jashtë në natyrë miliona e miliona amerikanë, të dalin sot masisvisht nëpër parqet e bukuar të qyteteve, përreth detit e liqeneve në zonat për rreth tyre.
Nju Jorku, Kenektikët, Pensillvenia dhe Nju Jersi, Detroit, Boston, Çikago, Florida, Dallas, Feniks, vëndet ku jetojnë edhe më së shumti shqiptarët, dhe vendet këto që njihen për mjediset e shumta natyrore, për parqet plot lule e gjelberim, liqenet e vogla artificiale, këndet sportive, jane parqet ku edhe familjet shqiptare, sot, qoftë edhe në një ditë të vetme, si kjo të bukur që është sot, më 10 Maj të “ndajnë mendjen”, për të qëndruar, larg zhurmave të përditëshme, dinamikës së jetës amerikane( punës), dhe të dalin në një park, apo të shkojnë në një lokal apo vend të bukur familjar, së bashku për të festuar 10 Majin Ditën e Nënës(ose të djelën e dytë të muajit Maj).
Ndonëse, kjo festë, është relativisht e re tek ne shqiptarët, natyrisht, që është një festë e “importuar” nga familjet Amerikane, ajo festohet masivisht edhe tek shqiptarët e Amerikës – Në komunitetin shqiptarë, Ditën e Nënës – shumë familje shqiptare në Amerikë, i bashkohen shoqatatave dhe organizatatve, duke e festuar ende në një linjë me traditën e festimit të 8 Marsit. Pra, duke organizuar mbrëmje festive , ku mblidhen gratë dhe familjet e tyre të moshave, dhe vedeve të ndryshme, Shqipëria , Kosova dhe viset shqiptare.
Mirëpo, jo si në SHBA, por edhe në Shqipëri, dhe Kosovë, kjo festë ka filluar të shënohet me festime të ndryshme familjare. Deri para se të rrëzohej sistemi komunistë, kjo festë ishte ideologjizuar ashtu si dhe të gjitha festat e tjera të asaj kohe. Në Shqipëri, kjo ditë “ngatërrohej” me datën 8 Mars, e cila festohej në atë kohë si festa e nënave, ndërkohë që 8 Marsi ishte Dita Ndërkombëtare Gruas.