
WINSTON CHURCHILL in the WHITE HOUSE.
Nga Qemal Agaj.
Çfarë filloi në Shtator, 1939, si një konflikt lokal midis Gjermanisë Naziste dhe Polonisë, shpejt përfshiu gjithë botën.
Pak përpara se Lufta e Dytë Botërore të shpërthente, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik, armiq midis tyre, befasuan opinionin botëror me të ashtuquajturin, ‘’Molotov – Ribentrop Pact’’
Sipas këtij pakti , i njohur zyrtarisht si, ‘’Traktati i Mos-Sulmimit,’’ firmosur nga Ministrat e Jashtëm në 23 Gusht, 1939, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje, që për një periudhë prej dhjetë vjetësh, të mos ndërmerrnin sulm ushtarak ndaj njeri – tjetrit.
Anglia dhe Franca, pas këtij pakti kuptuan se e vetmja forcë mbështetëëse për të përballuar agresionin Gjerman, Bashkimi Sovjetik, ishte tashmë asnjanjës.
Si pjesë e protokollit sekret midis Gjermanëve dhe Sovjetikëve, ishte ndarja midis tyre e Polonisë, Rumanisë dhe Shteteve Balltike. Por edhe kjo marrëveshje nuk zgjati shumë. Një javë më vonë Gjermania filloi pushtimin e Polonisë. Në 17 Shtator, Sovjetikët si kundërvenie marshuan ushtarakisht drejt Polonisë nga ana Lindore.
Pas pushtimeve pa rezistencë të Norvegjisë, dhe Danimarkës, në 9 Prill, 1940, një muaj më vonë, në 10 Maj, forcat Gjermane mashuan në territoret Belge dhe Hollandeze. Katër ditë më vonë, 14 Qershor, Parisi dhe veriu i Francës lehtësisht ra ndën kontrollin e Gjermanisë.
Pas kësaj Hitleri e vëmendjen drejtë Britanisë, e cila kishte një avantazh mbrojtjeje, kanalin që ndante dy shtetet. Winston Churchill u zgjodh Kryeministër i Anglisë në 10 Maj, 1940. Për koincidencë, ofensiva Gjermane në Vendet e ulëta dhe drejtë Francës filloi po në këtë ditë.
Kryeministri i porsa zgjedhur foli përpara ‘’The House of Commons’’ për herë të parë tre ditë më vonë, në 13 Maj, për njoftimin e administratës së re, duke thënë midis të tjerash:
‘’Unë po i them Parlamentit , ashtu siç u thashë atyre që u bashkuan në këtë Qeveri, unë nuk kam se çfarë t’ju ofroj veç, punë të rëndë, gjak, lot dhe mundime.Ne kemi përpara provën më të hidhur. Ne kemi përpara nesh shumë, shumë muaj të gjatë betejash dhe vuajtjesh. Ju do të pyesni, cila është vija jonë politike? Unë do të them:Është një luftë e gjerë, nga deti, toka dhe ajri. Ne do të luftojmë me të gjitha mundësitë dhe me fuqinë që Zoti na jep, kundër kësaj tiranie monstruoze. Ne kurrë nuk do të biem në errësirën vajtuese të krimeve njerëzore. Kjo është politika jonë. Ju do të pyesni, cili është qëllimi ynë? Unë mund të përgjigjem me një fjalë. Është fitore, fitore me çdo kusht, fitore pa marrë parasysh gjithë terrorin , fitore pavarësisht sa e gjatë dhe e vështirë kjo rrugë mund të jetë, nëqoftëse është nevoja prej vitesh,nëqoftëse është e nevojshme edhe vetëm.
Pas rënies së Francës ndën pushtimin Gjerman, bombardimeve të Londrës dhe qyteteve të tjera industriale të Britanisë nga aviacioni Gjerman, Çurçilli me dëshpërim e shihte angazhimin amerikan në luftë si të vetmin shpëtim. Ndërkohë Presidenti Amerikan Franklin D. Roosevelt me vëmendje dhe në qetësi ndiqte çdo lëvizje.
Çdo gjë ndryshoi në 7 Dhjetor, 1941. Në këtë ditë, Baza Ushtarake Amerikane në Pearl Harbor, Hawai u bë skena e një sulmi sa të papritur, aq dhe me pasoja shkatërruese. Ishte e Dielë, pak përpara orës tetë të mëngjesit. Brenda dy orësh, në dy sulme 45 minuta larg njeri – tjetrit nga aviacioni Japones, forcat ushtarake Amerikane pësuan humbjen më të madhe në historinë e tyre. Nga tetë anije lufte, vetëm dy mundën të riparoheshin. Dolën jashtë pune 188 aeroplanë, më shumë se 2300 amerikanë gjetën vdekjen dhe 1300 u plagosën.
Një ditë pas sulmit, Presidenti Rusvelt i kërkoi Kongresit të deklaroj luftë Japonisë duke thënë: ‘’Nuk ka rëndësi sa kohë do të duhet për të mposhtur këtë sulm të planifikuar. Populli amerikan në të drejtën e tij do të shkoj në fitore absolute. Unë besoj se shpreh vullnetin e Kongresit dhe të popullit kur deklaroj se jo vetëm ne do të mbrojmë vehten tonë deri në shkallën më të lartë, por do t’a bëjmë të qartë që kjo tradhëti kurrë nuk do të na rrezikoj.’’
Fjala e WINSTON CHURCHILL përpara SENATIT dhe KONGRESIT AMERIKAN, 26 Dhjetor, 1941.
Përpara se Amerika të hynte në luftë, të dy udhëheqësit kishin shkëmbyer letra dhe biseda telefonike. Atë ditë, 8 Dhjetor, 1941, Presidenti Rusvelt me një telegram njofton Çurçillin: Sot të gjithë ne jemi në të njejtën anije…është një anije që nuk mund të fundoset dhe nuk do të fundoset.’’
Gjashtë ditë më vonë, 13 Dhjetor me anijen luftarake, Duke of York merr udhëtimin 10 ditor përmes Atlantikut drejt brigjeve të Amerikës. Në 26 Djetor Çurçilli foli përpara Senatit dhe Kongresit Amerikan dhe në kuadrin e koalicionit të tre, Engllish Speaking Countries, që u quajt, ‘’Pakti i Atlantikut ‘’ në 30 Dhjetor, foli dhe në Parlamentin Kanades, në Otava.
__________’’Anëtarë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A.
Ndihem tepër i nderuar që ju më ftuat në sallën e Senatit dhe t’ju drejtohem të dy degëve të Kongresit. Fakti që paraardhësit e mi kanë luajtur pjesën e tyre në jetën e SH.B. dhe ja ku jam, një Britanik i mirëpritur në mes jush, e bën këtë eksperiencë një nga më emocionueset në jetën time, që tashmë është e gjatë dhe nuk ka qën plotësisht pa ngjarje eksituese.
Mbi të gjitha SH.B. janë sulmuar nga tre fuqitë më të armatosura diktatoriale. Më të mëdhatë në Europë – Gjermania me Italinë, më e madhja në Azi –Japonia, kanë deklaruar dhe po bëjnë luftë me ju dhe një grindje është hapur, që vetëm mund të përfundoj në rënien e tyre ose tuajës. Por këtu në Washington, në këtë ditë të shënuar unë kam gjetur një qëndresë Olimpike e cila, larg nga të qënët mbi vetëkënaqësi, është vetëm maska e një qëllimi të palëkundur dhe prova e një konfidence të sigurtë bazuar në rezultatin final…
Ne në Britani patëm të njëjtat ndjenja në ditët tona më të errëta. Ne gjithashtu ishim të sigurtë që së fundi çdo gjë do të përfundonte mirë. Forcat e radhitura kundër nesh janë të shumta. Ata janë të hidhur, ata janë të pamëshirshëm. Udhëheqësit e tyre të pashpirt dhe fraksionet e tyre në këtë luftë dhe pushtime e dijnë që do të japin llogari në qoftëse nuk mundin me forcën e armëve popujt që ata kanë sulmuar. Ata kanë një akumulim të madh dhe të shumëllojtë armësh lufte. Ata kanë një ushtri të trainuar mirë dhe të disiplinuar, forca detare dhe ajrore. Ata kanë plane dhe synime që për një kohë të gjatë janë menduar dhe formuar…
Është mjaft e qartë që në anën tonë burimet në njerës dhe armatime janë më të mëdha se të tyret. Pa dyshim ne kemi një kohë shqetësimi të turbullt para nesh. Në të njejtën kohë disa vende do i humbasim, që do të jetë e vështirë dhe e kostueshme t’i rimarrim. Shumë pakënaqësi dhe surpriza të pakëndëshme na presin. Shumë prej tyre do të na brengosin para se të arrihet fuqia e plotë kundër tyre…Disa ndofta po friksohen ose për momentin të dëshpëruar si Presidenti juaj, kur unë flas për një luftë të gjatë dhe të ashpër. Populli ynë është më mirë të dij të vërtetën , sado e hidhur të jetë dhe mbi të gjitha ne po bëjmë punën më të përkryer në botë, jo vetëm duke mbrojtur atdheun tonë dhe shtëpitë tona, por për kauzën e lirisë në çdo vend , çështja se çlirimi do të vij në 1942-43- 44, bie mbi vendin e duhur në porporcionet e mëdha të historisë njerëzore.
Sa kohë që kemi besim në kauzën tonë dhe një dëshirë të pamposhtur, shpëtimi nuk do të na mohohet…
Jam shumë i kënaqur të përshfaq përpara jush anëtarë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në këtë moment kur ju po hyni në luftë, evidencën që me armët e duhura dhe organizimin e duhur ne do të jemi në gjendje të mundim këtë nazizëm të egër….
Së fundi, nëqoftëse ju do më lejoni të them, për mua lajmi më i mirë nga të gjitha; SH.B. A., të bashkuara më shumë se kurrë më parë, ka hedhur tej këllëfin dhe ka nxjerr shpatën për liri.
Pa dyshim, do të kishte qënë shumë herë më mirë, unë e pohoj këtë, nëqoftëse do të kishim burime të mjaftueshme të të gjitha llojeve, të ishin në fuqi të plotë në të gjithë pikat e kërcënuara.
Marrë nga ‘’ International Conciliation’’ – W. Churçhill –‘’ Documents for the year, 1942.’’