Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË,10 Shtator 2015/ Filmi “Babai” është zgjedhur nga Komiteti selektues si propozimi i Kosovës për Filmin më të mirë të huaj në Oscars. “Babai”, filmi debutues me skenar dhe regji nga Visar Morina, i cili pati shumë suksese në Film Fest Munchen dhe në Karlovy Vary po vazhdon të shfaqet nëpër festivale të ndryshme. Filmi është koproduksin midis Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe Maqedonisë me producent Visar Krusha, Nicole Gerhard, Xenia Margot dhe Tomi Salkovski.
Komiteti i aprovuar nga Akademia Oscars, i përbërë nga Arben Bajraktaraj – kryesues, Blerta Zeqiri, Ilire Vinca, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Shkumbin Istrefi dhe Alban Muja, ka theksuar se, “filmi ‘Babai’ është vlerësuar për çasje domethënëse regjisoriale, identitet estetik, mishërim të personazheve nga aktorët dhe trajtim shumë autentik të tregimit”.
“Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta, ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, ndërsa i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
Ky është viti i dytë prej se Kosova ka fituar të drejtën të aplikojë me film për konsiderim në Oscars dhe së fundmi ‘Babai’ është edhe në garë për selektim në European Film Awards 2015. Vitin e kaluar propozimi i Kosovës për Oscars ka qenë filmi “Tri dritare dhe një varje” me regji nga Isa Qosja.
Në muajin korrik 2014 Academy of Motion Picture Arts and Sciences, që ndanë çmimet Oscar, e ka njoftuar Qendrën Kinematografike të Kosovës se ka të drejtë të propozojë një film për konsiderim për çmimin në kategorinë e filmit të huaj. Ky njoftim erdhi pas aplikimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe pas përmbushjes së kritereve të akademisë dhe lobimit ndërkombëtar. Kosova, sikur edhe shtetet tjera, ka të drejtë të nominojë vetëm një film.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.