6 sekonda film/
Një ndër filmat konkurrentë të përfshirë në listën e finalistëve vjen nga shqiptarja Anila Jaho/
Nga Teodora Kokoneshi/
Kategoria me e re per konkurrentet ne Festivalin e Filmit ne TriBeCa qe nis sot, eshte ajo e filmave 6-sekondesh. TriBeCa Film Festival, ne bashkepunim me aplikimin per iPhone Vine, inicion kete vit nje tradite te re te filmit shume te shkurter. Te shumte kane qene ata qe kane krijuar filma 6-sekondesh permes ketij aplikimi dhe I kane dorezuar per konkurrim ne festivalin e filmit duke I dhene vetes kenaqesine e te qenit ne pararoje te inovimit filmik ne saje te teknologjise.
Vine doli ne janar te ketij viti I mundesuar nga rrjeti I shumeperhapur social Twitter. Ne fazen fillestare ne te cilen aplikimi ndodhet aktualisht, vetem perdoruesit e platformes iOS kane mundesi ta perdorin ate. Google play, tregu I aplikimeve per platformen rivale Android ofron disa aplikacione per te pare Vine (Vine Viewer) por jo per te krijuar.
Por duket se ky eshte ritmi me te cilin zhvillimet teknologjike po depertojne ne pelhuren social-kulturore te botes se sotme globale. Ende kaq I ri dhe Vine ka arritur te kete nje kategori te gjithen per vete ne Festivalin e mirenjohur Nderkombetar te Filmit ne TriBeCa. Nje nder filmat konkurrente te perfshire ne listen e finalisteve vjen nga shqiptarja Anila Jaho. Mund ta shikoni faqen e saj ne Vine ketu http://seenive.com/u/932420955219845120 .Per te pare me shume konkurrente per çmiming e filmit 6-sekondesh ne TriBeCa thjesht rikerkoni ne twitter #6secfilms .
Kategoria e filmit 6sekondesh do te kete me shume se nje fitues duke qene se per me teper ajo ndahet ne nen-kategori bazuar mbi llojin e filmit (historik, dramatic etj). Urojme qe Anila te jete nje prej fituesve pioniere te kesaj kategorie qe gjithashtu fitojne $600 ($100/sekonde filmike) dhe shfaqen ne ambjentet e TIFF.
[…] Via Gazeta Dielli. […]