Duke bërë kërkime dhe hulumtime shkencore nëpër burime dhe literaturë të shumtë, në arkiva e biblioteka të ndryshme, ndeshëm edhe emrin e Filonid Durrësakut.-Filondidi ishte dijetar ilir i shquar në antikitet, që jetoi aty nga fundi i shekullit të dytë dhe fillimi i shekullit të parë të erës sonë.-Shquhej dhe nderohej nga bashkëkohanikët, si njëri ndër mjekët më të zotët të kohës.-Të dhënat dhe faktet e reja, të njohura e të panjohura, për këtë dijetar, shtrojnë para nesh një obligim dhe detyrë mjaft delikate, që të trajtojmë me paanësi, nderim e respekt, këtë pararendës të mjekësisë iliro-shqiptare.
Prof. Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies – Budapest
Studimi dhe njohja e traditës, përcaktimi i saj, nuk ka vetëm vlerë historike; nuk bëhet për treguar ndejnjën dhe krenarinë kombëtare, si qëllim në vete, por ngaqë e reja në shkencë, nuk lindë në hapsirë dhe kohë të zbrazët, por në vazhdimësi, aty ku nuk ka ndërprerje, ku çdo gjë është e trashëguar bez pas brezi duke sfiduar kohën dhe gjithçka që është munduar ta e shkatërroj apo shlyej atë. Kjo gjë, nuk e ngushton sferën e hulumtimeve dhe krijimeve shkencore në ditët e sotme; përkundrazi e zgjeron atë, duke i dhënë asaj një ngjyrim më të theksuar të autoktonisë dhe vazhdimësisë iliro-shqiptare në këto troje.
Shfrytëzimi dhe mbështetja në dëshmitë e burimeve të shkruara antike, bëri që shkencëtarët, pa hamendje të pranojnë në përgjithësi se, qytetet ilire, në kuptimin e vërtet të kësaj fjale, u themeluan aty kah fundi i shekullit të shtatë dhe fillimi i shekullit të gjashtë, para erës sonë. Qytetet më të njohura të kohës ishin: Durrësi [Durrahu], Ulqini, Shkodra [Scodra], Apollonia, Bylisi, Dimali, Antipatrea, Zgërdheshi [Albanapolisi], Lisi, Rizoni, etj, të cilat në periudhën e parë të ekzistencës së tyre, nuk ishin vetëm qendra të njohura tergtare, por, edhe si qendra të njohura kulturore dhe ushtarake. Pozicioni i tyre gjeografik, ishte shkaks, për një zhvillim të hovshëm të mardhënjëve ekonomike, bujëqsisë, tregtisë, kulturës dhe veprimtarive të tjera shoqërore. Kjo gjë mundësoi, një rritje të shpejtë të popullsisë, kështuqë u formuan qytete të pasuara dhe ndikim të madh në bregdetin e Adriatikut, por edhe në brendësi.
Trajtimi thelbësor i këtij problemi shkencor përbëhet nga momente të tilla të rëndësishme si ajo e shkencës dhe kulturës më të lashtë të Ilirisë dhe bartësëve të saj, porblemi i origjinës së Ilirëve dhe i gjuhës; organizimi ekonomik, shoqëror dhe politk i tyre, vendi dhe roli i tyre në botën antike dhe më në fund studimi i premisave që ata krijuan për shkenca të ndryshme, shoqërore, teknike dhe natyrore, në këtë rast, veçanërisht për mjekësinë, në Gadishullin Ballkanik, Mesdheun dhe Evropën në përgjithësi. Ekziston një arsye e veçantë që e bën ilirologjinë në përgjithësi dhe shkencat teknike e mjekësore ilire, në veçanti, të zënë një vend të rëndësishëm, në kuadrin e studimeve albanologjike, ngase shqiptarët jetuan e krijuan gjatë shekujve në një vazhdimësi të pandërprerë, që nga antika e lashtë, si trashëgimtarë e vazhdues të tyre në një rrafsh të ri më të lartë dhe më të zhvilluar. Është kultura e tyre, element shumë i rëndësishëm, i cili përcakton trashëgiminë e tyre historike, kulturore dhe shkencore, të shqiptarëve të sotëm, në trojet e tyre etnike.
Ilirët, si një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, kishin njohuri të thella shkencore në lidhje me natyrën, artin, ndërtimin dhe mjekësinë. Për pasojë, ata kishin mundësi të krijonin njohuri empirike shumëshekullore, në të gjitha sferat e jetës dhe veprimtarisë njerzore. Tashmë na janë të njohura zotësitë e Ilirëve, si mjeshtër të zotët dhe shumë të talentuar për ndërtimin e e veprave hidraulike prej guri; poashtu dalloheshin në përpunimin e pijeve alkoholike, nxjerrjen, përgaditjen dhe përpunimin e mineraleve; në teknikën e aplikimit dhe ndërtimit të bojrave, etj.
Në këtë kohë shumë shpesh u zbatuan edhe komponimet organike, që u përfituan nga proçese të ndryshme të përpunimit të bimëve, që u ndodhën në viset e Ilirikut. Këto njohur, që të parardhësit tanë i kishin formuar, u përphapn edhe te popujt tjerë fqinjë dhe më largë. Dëshmi e fortë për këtë është etimologjia e shumë bimëve dhe emërtimet e tyre. Pikërisht, në këtë periudhë të antikitetit, jetuan dhe vepruan shumë djetar të shquar ilirë. Është mertië e dijetarëve ilirë, të antikiteti që arritën të tejkalojnë konceptet tradicionale të kohës, duke arritur rrezultate dhe zhvillime të reja shekncore, që ishte një përparim gjithsesi porgresiv në kulturën ilire.
Në fushën e mjekësisë antike, nga burime të kohës, përmenden dy emra të shquar. I pari është mbreti ilir Genti dhe i dyti Filonidi nga Durrësi! Derisa Genti, është shumë i njohur si burrështetas ilir dhe strateg ushtarak, si mjek i shquar, ai shumë rrallë përmendet. Në brigjet e lumit Drini i Bardhë, rritet një bimë shumë e lashtë e qujatur Iris, e cila përdorej shumë në mjekësinë popullore! [Irisi, është emri mitologjik i Perëndisë së Ylberit]. Plini plaku, që ka jetuar në shekullin e parë të erës sonë, në veprën e tij: “Historia e natyrës” shkruan: “Irisi që vlerësohet shumë për cilësit shëruese … është ai i Ilirëve, që rritet në brigjet e Drinit të Bardhë”. Kjo bimë, është një simbol kuptimplotë i traditës së lashtë që përdroret në mjekësinë popullore; pra më tepër se sa për bukurinë e saj si lule, Irisi, përmendet burimet e shkruara antike! Genti, kishte njohuri të thella për bimët dhe mjekësinë popullore. Një bimë shëruese, e zbuluar nga ai, edhe sot e kësaj dite, mban emrin e tij, Gentiana. Kjo bimë që te populli shqiptar quhet edhe si sanëz ose barë zemre mban emrin e plotë në latinishte: Gentiana lutea, dëshrom se që në shekullin e dytë para erës sonë, shkenca mjekësore, jo vetëm ajo popullore, ishte mjaft e zhvilluar. Sikur Irisi ashtu edhe Gentiana janë elemente të një tradite të pashkruar, që është trashëguar brez pas brezi nga të parët tanë, ilirët, të cilët ishin njohës të mrekullueshëm, të natyrës dhe asaj që i rrehtonte.
Pas Gentit, historia antike, si emër të nderuar përmend edhe mjekun e njohur, Filonid Durrësakun [ose Filonidin nga Durrësi]. Të dhënat e para i hasim tek Stefan Bizantini, që ka jetuar në shekullin e katërt të erës sonë, në veprën e tij të njohur, të shkruar në greqishte: Mbi qytetet e popujve, i cili, thirret në një burim edhe më të vjetër, të marrë nga: Heren Filoni nga Jatrika, ku përmend, mjekur e njohur ilir, Filond Durrësakun.
Stefan Bizantini shkruan për mjekun ilir: “Filonid Durrësaku, mësimet e para i mori te Asklepiadi … ndërsa më vonë, në atdheun e tij, në Iliri, ai shkroi 45 libra, ku përshkroi përvojen e tij të suksesëshme në mjekimet e shumta”. Nga ky citat, ne nxjerrim përfundimin se, Filonidi mjeshtrinë e mjekut e mësoi pranë kryemjekut të famshëm, të kohës së antikitetit, Asklepiadi, i cili jetoi në vitet 128-65 para erës sonë, në Romë, ku zhvilloi veprimtarinë e tij dhe u bë shumë i njohur. Ndërsa burimi më i vjetër, Heren Filoni, të cilin e përmend, Stefan Bizantini, për Filondi Durrësakun shkruan: “Asklepiadi kishte si nxënës [student] Filonid Durrësakun nga Durrësi, Tit Aufidin nga Siçilia dhe Niko Akragantinin nga Athina”. Është me rëndësi të cekët, se burimet antike të shkruara, me saktësi përcaktojnë origjinën dhe qytetin e lindjes së Filonidit, si dhe pohojnë se ai, kryesisht shkroi studime mbi farmakologjinë dhe shumë sëmundje të ndryshme që ishin aktuale për kohën antike.
Filonid Durrësaku ka jetuar dhe punuar në Durrës, në qytetin e lindjes së tij, pra në atdheun e tij, duke ushtruar profesionin e mjekut, ku përvojen e tij shumëvjeqare në fushën e mjekësisë, ai e shkroi në veprat dhe librat tij, në pergamenë, të cilat janë zhdukur, sipas të gjitha gjasëve, me rastin e djegjes së bibliotekës së famëshme të Durrësit, gjatë pushtimit të këtij qyteti, nga gotët, të cilët shkatërruan çdo gjë që gjeten para vetës.
Përpos Filonid Durrësakut, në burimet antike, përmenden edhe mjektë durrësak: Krotusi, i cili ishte skllav i liruar, dhe ka jetuar rreth shekullit të dytë të erës sonë; pastaj mjeku tjetër: Filologu, që merrej me okulistikë dhe ishte shumë i nderuar në kohën kur ushtronte profesionin e mjekut, poashtu rreth shekullit të dytë të erës sonë. Këta emra që ne cekëm më lartë, të nxjerrë nga burimet antike, janë vetëm disa nga ata qindra intelektual e shkencëtar të antikitetit që jetuan dhe verpruan në qytetin e Durrësit, të cilët me punën e tyre, dëshmuan kulturën dhe traditën e pandërprerë e cila në vazhdimësi ruhet edhe në ditët e sotme.