Nga Sadik Elshani-Filadelfia/*
Vrasja e dy turisteve ceke ne veriun e Shqiperise para disa javeve ishte nje ngjarje e rende dhe e pafalshme. Jo vetem vrasja, por edhe lendimi me i vogel i cdo njeriu te pafajshem eshte i papranueshem. Per fat te keq, vrasjet, krimet, vjedhjet, rrembimet e shume veprime tjera kriminale tashme jane bere pjese e perditshme e jetes publike shqiptare. Vrasja e dy turisteve ceke ishte pak me e rende, sepse keta ishin te huaj, mysafir qe kishin ardhur per t’i shijuar bukurite e natyres shqiptare. Mikepritja shqiptare eshte element dallues i identitetit tone kombetar. Pra, miku na eshte vrare ne shtepi. Keto vrasje kane edhe nje veprim anesor qe e demtojne sektorin e turizmit, nje dege mjaft e rendesishme e ekonomise shqiptare. Prandaj, shqiptaret reaguan me dinjitet: marshuan neper qytete, ndezen qirinj dhe e denuan kete krim me gjuhen me te ashper. Ndersa alpinistet shqiptare, ne nderim te dy turisteve te vrare, e ngriten flamurin cek ne majen me te larte te Alpeve Shqiptare. Kete krim e kreu nje i ri njezetvjecar, Sokol Mjacaj, i cili disa muaj me pare e kishte kryer edhe nje vrasje tjeter. Ate dite Sokoli, nuk ka qene dashte te jete aty ku i kreu keto vrasje, por ka qene dashte te jete ne nje institucion ndeshkimor – permiresues. Ky eshte nje rast i vecuar (izoluar), prandaj nuk duhet te behet fajtor i tere populli shqiptar.
Per kete rast eshte shkruar mjaft, dhe une ketu nuk po sjell asgje te re, por do te perqendrohem te reagimet e disa pushtetareve, gazetareve e publicisteve. Sic u ceke edhe me lart, ky krim duhet denuar dhe kryesi i ketij krimi duhet ta marre denimin e merituar, ashtu sic e parasheh ligji. Kur degjon per krime te tilla, per vrasje te njerezve te pafajshem, vertet mbushesh plot mllef, ndien dhembje, zemerohesh. Por, edhe ne keto raste te renda duhet te reagohet me dinjitet, me gjakftohesi dhe me vetepermbajtje. Pra, duhet kontrolluar gjuhen, shprehjet, per t’u mos u leshuar ne nivelin e atij qe i ka kryer keto vrasje. Nuk i ka hije nje ish kryeministri te perdor fjalen “monstra”, apo tjeret qe therrisnin: “Ne litar krimineli”. Thirrje qe te kujtojne ato thirrjet ne gjyqet e dikurshme te Bedri Spahiut. Ndersa, zonja Elida Bucpapaj e botoi nje shkrim me titull: “O, sa turp me qene shqiptar”. E kuptoj zemrimin e zonjes Bucpapaj dhe te cdo shqiptari tjeter. I pelqej shkrimet e zonjes Bucpapaj dhe ketu nuk kam ndermend t’i bej ndonje kritike, sepse edhe vete kam qene shume i zemeruar per keto vrasje dhe per vrasjet tjera qe po ndodhin cdo dite. Por ky ishte nje rast i vecuar, i kryer nga nje individ. Sokol Mjacajn askush nuk e ka zgjedhur si perfaqesues te popullit tone. Cdo shqiptar i ndershem e ka denuar kete veper te shemtuar te Sokolit. Sikur te kishte ndodhur e kunderta, atehere vertet ky do te ishte nje turp i madh per popullin tone. Sikur ndonje rapsod t’i kishte kushtuar nje kenge Sokolit per “heroizmin” dhe “trimerine” e tij, atehere ky do te ishte nje turp i madh. Raste te tilla, vrasje te njerezve te pafajshem, cdo dite ndodhin ne te gjitha vendet e botes. Vetem javeve te fundit n’Amerike, ku jetoj une, kane ndodhur shume krime te renda, vrasje te njerezve te pafajshem, ne kishe, kinema, etj. Askund nuk lexova ndonje artikull me titull: “O, sa turp me qene amerikan”. Sepse per fajin e nje, apo te disa individeve, nuk fajesohet i tere kombi. Ne shoqerite e qyteteruara, njerezit i denojne krimet pa perdorur nje gjuhe fyese. Ata e denojne te keqen dhe per ate qe e ka bere ate te keqe, thone: “Tani te ballafaqofet me drejtesine”. Gjykatat, organet e sigurise se publikut merern me raste te tilla. Jo qe kriminelet nuk i meritojne fjalet dhe shprehjet me te renda, me fyese, por ata nuk e lejojne veten te bien ne nivelin e nje krimineli – i gjykojne ngjarjet, veprat nga nje nivel i larte moral e njerezor. Po ashtu, kur ndodh dicka e keqe, dicka shume e rende, njerezit shprehen se, nga gjithe kjo e keqe, dicka e mire do te dale. Dhe e mira qe mund te dale ne kete rast eshte qe, njerezit si Sokoli, te mos lirohen pa e kryer denimin e merituar, pa e marre ndihmen e nevojshme mjekesore, te punohet me ta qe te behen qytetare te denjne. Te rritet siguria neper pikat turistike. Gjykatat tona t’i kryejne punet me nje seriozitet, perkushtim e profesionalizem me te larte, etj.
Te shtunen e kaluar, Ambasadorja e Republikes Ceke ne Shqiperi, zonja Bronislava Tomasova, e vizitoi veriun e Shqiperise dhe nuk shprehu kurrefare mllefi, zemerimi ndaj askujt per vrasjen e bashkekombasve te saj. Si nje zonje fisnike e nje vendi te qyteteruar, ajo u shpreh:
“Mua me pelqen shume veriu i Shqiperise. Shpesh une jam ftuar nga njerezit e ketyre aneve ne shtepite e tyrte dhe aty une kam kuptuar ngrohtesine dhe dashurine e ketyre njerezve per ne. Pas vrasjes se dy turisteve ceke para dise javeve udhetimi ketu ka edhe nje rendesi tjeter. Kjo tragjedi eshte nje rast i vecuar dhe nuk ka lidhje fare me natyren e njerezve ketu, te cilet jane te mire dhe mikprites”.
Keshtu reagojne njerezit e vendeve te qyteteruara. Ngjashem reagoi edhe Dom Gjergj Meta, por sic duket shoqeria shqiptare ende nuk eshte e gatshme te pranoje nje reagim te tille. Shume ngjarje, veprime ne i gjykojme ne menyre siperfaqesore, pa u futur ne thellesine dhe nderlikueshmerine e tyre. Edhe ne castet me te renda, edhe ne castet me te veshtira te mos e humbim arsyen, dinjitetin, vetepermbajtjen. Te mos leshohemi ne nivele te uleta dhe per veprimet, aktet e nje individi, sasdo te renda qofshin ato, te mos e bejme fajtor nje popull te tere.
Ju faleminderit zonja Tomasova per qytetaeine dhe fisnikerine tuaj!
Filadelfia, 8 gusht, 2015
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesaise shqiptaro – amerikane.
Shkrimi i ka thene te gjitha gjerat e mundeshme
Akoma nuk kam thene gje dhe ju nderhyni paturpesisht duke ju keputur njerezve iniciativen per te shkruar ne kete tribune lajmesh .Ne kete menyre ulni autoritetin e gazetes ,por mua nuk me beni asgje vec tregoni fytyren tuaj .Ska nevoje per te thene gje tjeter .Ja u thash te gjitha