Nga Ahmet Zani/
Me investimin nga fondet e tija Fitimtar Lala është duke pëfunduar rrugën prej afro 10 km në kasin më problematik të malësisë së Kurbinit. Investimi i tij kap shifrën orej 60 mijë dollarë duke zgjidhur problemin e lëvizjes së banorëve të fshtrave në zonën e malësisë së Kurbinit prej një viti të izoluar nga shembja e urës si dhe rruga e vetme tërësisht e dëmtuar nga amortizimi dhe mungesa e investimeve. Ndërsa banorët e pesë fshatrave janë duke përgatitur propozimin për të nderuar nga strukturat qeverisëse Fitimtar Lalën me titull ” Qyteter Nderi i Kurbinit”. Ky njeri ndonëse jeton dhe ka aktivitetin e tij në SHBA do të përkujdeset për vendlinjden e tij Kurbin. Një tjetër investim Fitimtar Lala ka kryer në ndërtimin e HEC-it pranw zonës ku prej dy vitesh po furnizon jo vetëm Kurbinin por dhe më gjërë duke përmirsuar ndjeshëm sistemin dhe furnizimin me energji elekrike.
Jo vetëm duke investuar në hsërbim të komunitetit të zonës në infrastrukturë ” heroi” Fitimtar Lala ka arritur të punësojë rreth 30 banorë pej tre muajsh punojnë me mjetet e tij në rrugën e cila është drejt përfundimit, duke zbutur sado pak dhe krizën e papunësisë të zonës, ndihmesë me mjaft vlera dukem ju shërbyer banorëve të zonës së tij.
Janë kryer disa proçese në rikostruksionin e rrugës e cila vjen e gatshme për t’u asfaltuar dhuratë dhe për qeverinë, në uljen e shpenzimeve.
Janë pesë fshtara të cilët po administrojë kërkesën në propozimin në dhënjen e titullit Fitimtar lala në shërbim të komunitetit. A
Atë që strukturat qeverisëse nuk e kanë realizuar për afro 25 vite me premtimet e politikanëve kjo zonë ishte lënë në harresë prej çerek shekulli. Falë ndjenjës njerëzore dhe përgjegjësisë morale Fitimitar Lala po dhuron investimin në rrugë jo vetëm banorëve por dhe tërë Kurbinit.
Tom Lala babaij i Fitimtarit ndjehet mjaft entuziast për kontributin në shërbim të zonës. Kjo rrugë e cila ishte makth ndër vite madje këtu kanë humbur jetën njerëz nga shembja e urave ndërsa tani lëvizja kryhet thuajse me parametra dhe më e rëndësishme larg frikës nga rreziku i amortizimit të urave dhe në afat kohor.
Fitimtar Lala meriton titullin e nderit dhe banorët presin sa më parë akordimin nga qeveria.
sami repishti, USA says
Pergezimet e mia Z. Fitimtar Lala per ndihmen bujare ne ndertimin e rruges ne Kurbin. Vepra te ketilla nderojne sponsorizuesin dhe lehtesojne jeten mjaft te veshtire te zones se Kurbinit…zakonisht e harrueme nga qeveritaret e Tiranes.
Zoti shperblefte sakrificen e Z. Lala.