M U E J QERSHOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë …/
- FJALIMI NË KONFERENCEN E PAQËS:“SHQIPTARËT E TË DREJTAT E TYNE”- PËRGATITË NGA AT GJERGJ FISHTA O.F.M. SEKRETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR NË PARIS …/
U LEXUE NGA IMZOT LUIGJ BUMÇI,KRYETAR I DELEGACIONIT SHQIPTAR… NË PARIS 1919 ….KY ISHTE KLERI KATOLIK SHQIPTAR QË NUK I DHA GREKUT DHE ASNJË SLLAVIT ASNJËHERË AS KORÇEN, AS GJINOKASTREN E ASNJË PLLAMBË TOKË NGA TROJET TONA SHQIPTARE !/
Nga Fritz RADOVANI/
***
24 Qershor 1879 Asht le Fra Ndue VILA (1879 – 1956)U arrestue në Nandor 1946 dhe asht masakrue nga kafshët e sigurimit që donin me futë armët në Kishen e Fretenve. Burrnisht qendroi dhe nuk ua dorzoi çelsat kriminelëve Zoi Themeli e Pjerin Kçira./
26 Qershor 1918 u le në Shkoder At Aleks Baqli, nip i At Gjon Shllakut me prirje letrare Ka shkrue Dramen “Skenderbeu” qe u luejt ne teatrin e Fretenve në Shkoder…Vdiq me 16 Gusht 1993 dhe u vorros në Rrëmaji Shkoder./
- Qershor 1921 në Parlamentin e Parë Shqiptar i tha një deputet Imzot Luigj Bumçit:
“Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia? Imz. Luigj Bumçi u pergjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue me ta!”
25 Qershor 1925 Shugurohet Meshtar i pesti klerik i Familjes Prennushi në Shek. XX, Don Kolec PRENNUSHI, mbasi pat perfundue studimet në Linz Austri.
13 Qershor 1944 Bekohet Kisha e Françeskanve të Tiranës nga At Anton Harapi O.F.M.
5 Qershor 1945 arrestohet në Plan të Dukagjinit nga sigurimi i shtetit At A Harapi…
15 Qershor 1945 At Mati Prennushi dergon nder Malsi klerikët At Mëhill Miraj, At Filip Mazrrekun, At Leon Kabashin, At Gjon Shllakun dhe At Daniel Gjeçaj…
21 qershor 1945 arrestohet xhakoni Fra Gjergj VATA dhe fillon Kalvarin e pafund…
13 Qershor 1946 forcat e Ndjekjes vrane Mark Gjomarkun dhe Ndue Pjetrin në Prosek të Kthellës së Mirditës… Kjo ishte faza e parë e shkatrrimit Mirditës.
20 Qershor 1947 arrestohet Don Zef SHTUFI edhe pse ishte antifashist. Torturohet nga kriminelët e sigurimit po nuk pranon akuzat. Bani tri vjet burg dhe vdiq në 1950.
10 Qershor 1951 Arrestohet Don Nikoll GJINI (1911 – 1987) Nuk firmoi “Statutin e Kishës së 1950” perpilue nga shteti, vdes në burg në kampin e shfarosjes Zejmen 1987.
5 Qershor 1957 Vdes At Pal Çiurçija (1878 – 1957) Ishte nder ma të kulturuemit Klerikë, po edhe nder ma pak të shpjegueshmit per popullin Shqiptar per vuejtjet e Tija.
13 Qershor 1967 arrestohet Alfons RADOVANI e denohet 10 vjet burg se beson në Zotin.
29 Qershor 1967: U mbyll edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.
11 Qershor 1970 arrestohet Don Shtjefen Kurti dhe pushkatohet se ka Pagzue një fëmij.
9 Qershor 1973 Inaugurohet Muzeu Ateist në Shkoder: “I Vetmi në Botë”…
7 Qershor 1978 Don Ndoc VOLAJ nga Shiroka Shugurohet Meshtar (1924 – 1995).
11 Qershor… Kongresi i BGSH në Pallatin e Sportit Shkoder… Enver Hoxha doli nga ai kongres dhe iku me “urimet e Popullit” dhe, nuk erdhi kurrma në Shkoder…
12 Qershor 1991 Kongresi i 10 i PPSh…Mbas takimit në Venecia dhe Katovicë…
Loja e këthimi në Parti Socialiste.., dhe “qendresa komuniste para RILINDJES”…
Melbourne Qershor 2018.