

Tashmë është bërë traditë për nder të Ditës së Pavarësisë, Flamuri i Republikës së Kosovës ngrihet në qendër të këtij qyteti me njerëz të lirë dhe në krah të popujve të lirë.
Në qytetin Çikago me pallate të jetës urbane kah qielli i lirë, në organizim të KSHA-së për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (17 shkurt 2026) u organizua manifestim kombëtar i shqiptarëve nga të gjitha trevat etnike, ku u bë ngritja e flamurit të Kosovës, krah për krah me flamurin e shtetit të Ilinoisit dhe të Amerikës.
Prej sot, në qendër të Çikagos, në sheshin 50 W. Washington St., do të valojë flamuri i shtetit dhe mesazhi i festës për shtetin e Kosovës tregon kohën kur Amerika u doli në krah mbrojtjes së shqiptarëve dhe për tokën e djegur nga kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviq, për të realizuar ëndrrën shekullore të brezave shqiptarë për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Përkitazi me këtë manifestim tashmë tradicional në Çikago, Luan Kadriu (KSHA-së) thekson kujtesën historike kombëtare dhe, në vendin e lirë të fidanishtes së demokracisë në Amerikë, të tregojmë dashurinë dhe orën e historisë, që tregon sot e gjithmonë miqësinë e përjetshme shqiptaro-amerikane.
Duhet theksuar se flamurin e Kosovës, para do kohe, e solli në Çikago i riu nga Prishtina, Gani Dragusha, që vdiq para një jave dhe shqiptarët kujtojnë dhe luten për shpirtin e tij.
Skënder Karaçica
Foto: Komuniteti Shqiptar në Illinois