Albano,faleminderit që e pranuat ftesën per interviste./
-Ju faleminderit juve./
-Meqë ra fjala për emrat: nëna ime nga babai ishte italiane dhe e kaloi të gjithë jetën në vendin e burrit të saj shqiptar. Ne nipërve ajo do të donte shumë të na vinte – sipas traditave të saj – emrat e prindërve të vet ose të të parëve, pra emra italianë. Por kjo në Shqipërinë që vunate nën diktaturë, nuk iu lejua. Në rastin tuaj, emir juaj – një histori ose më mirë e pashmangshme, të bën të mendosh për Shqipërinë, a nuk është kështu?
Po, të vendit ku babai im, don Karmelo, mori pjesë në një luftë që ( si të gjitha) vetë ai e konsideronte të padrejtë. Por kujtimi i Shqipërisë ishte i fortë dhe prandaj kur u kthye, vendosi të ma vinte këtë emër që kam dhe jam krenar.
Siguriasht origjina apo shkaku i zgjedhjes vetëm të emrit, nuk mjaftojnë për një person që të provojë ndjenjat e një dashurie për një vend të përcaktuar…Si shpjegohet lidhja juaj e miqësisë me popullin shqiptar?
Pak nga afërsia, pak sepse i kam ndjekur gjithmonë ngjarjet e popullit tuaj, personalisht ndihem shumë afër Shqipërisë ku kan dhënë disa koncerte që u ndoqën shumë. E dija se shqiptarët e ndiqnin Festivalin e Sanremos dhe ishin pro meje.
Në vitin 1989 ju erdhët në Shqipëri dhe dhatë një concert madhështor. Më kujtohet veçanërisht ai në Tiranë, në stadiumin Q. Stafa. Prej stadiumit tek shtëpitë tona hynte zëti juaj…Ne na u desh pak ta mësonin këngën Liria, kush e di përse. Çfarë përgjegjësie sillte për ju ky hap në Shqipëri?
Për mua ishte një emocion i madh në vitin 1989 të këndoja në atë stadium përballë mijëra njerëzve që këndonin bashkë me mua një këngë që më pas u bë një lloj himni: Liria. Ishte ndoshta ai hapi I parë drejt ndryshimit që ende vazhdon, por që ka marrë rrugën e drejtë të lirisë.
Ju morët një medaljen Skënderbeu nga presidenti i Shqipërisë që iu dha për herë të parë një artisti. Cilat janë përshtypjet?
Një medalje që për mua përfaqëson një motiv më shumë të një krenarie të madhe. Fakti që për herë të parë iu dha një artisti, e shton kënaqësinë time dhe vlerësimin e madh për popullin shqiptar.
Tani kënga ka interesa të tjera?
Merrem me verën e fermave të mija në Cellino San Marco, ku prej vitesh kemi krijuar një fshat turistik që tashmë është një pikë referimi në sektorin turistik puljez.
Shekspiri citonte: Oh, ti, shpirt I padukshëm i verës, nëse vertët nuk ke një emër me të cilin të të thërres, më ler së paku të të thërras me emrin e djallit”. Për Albanon lidhja me tokën e vet dhe frytet e saj?
Lidhjen me tokën e kultivoj qysh kur isha fëmijë. Tash e vazhdoj në rolin si sipërmarrës vere: si dëshmi e madhe e dashurisë për tokën dhe frytet e saj të mrekullueshme.
Karriera juaj e shkëlqyer si po ecën? Projekte për të ardhmen? Ndonjë koncert në Shqipëri?
Puna ime si këngëtar vazhdon, si me koncertet, ashtu dhe me albumet. Projektet për të ardhmen nuk mungojnë dhe në Shqipëri vij gjithmonë me qef.
Përgatiti për Albania news dhe e dergoi per Diellin Arjan Th. Kallço
Xhelil Cibaku says
Fatmiresisht kam takuar Al Bano Karrizin ne Paris me 26 Gusht 2011, ku ai ishte i ftuar ne Darken e shtruar (ne Teatrin e Opereas te Parisit) me rastin e perfundimit te Kongresit Zgjedhor te Federates Boterore te Xhudos, ku une isha delegat i Shqiperise.
Beme nje foto me Al Banon,une dhe vajza ime Dorina, qe ne kete rast ishte perkthyesja zyrtare. Biseduam per respektin qe ka ai ne Shqiperi dhe per shoqaten e themeluar ne Vlore per nder te tij dhe Romines.