Keto dite te Tetorit te letersise, kishim kënaqësinë e nderin me na vizitue në Vjenë, poetesha, shkrimtarja, botuesja, deputetja, e mbi të gjitha një grue e fortë dhe luftarake si Flutura Açka.
Bashkë me shkrimtarin e dramaturgun Gjergj Jozef Kola ,i dorëzuem asaj Diplomën e çmimit “At’ Gjergj Fishta – Poeti i Kombit” për romanin ” Biri”, i shpallur fitues në vitin 2020.
Ky çmim i dhane nga nji Juri nderkombetare me Kryetar Nderi austriaken z. Mariana Graf e Kryefrançeskanin shqiptar Vitor Volaj.
Mbas dorezimit te çmimit u zhvillue nji bisede e ngrohte ne nji ambient dinjitoz vjenez ne mes te autores dhe shqiptareve te Diaspores vjeneze te ardhun nga Shqipnia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi.
“Romani “Biri” asht nje shtegtim sa dramatik sa edhe fisnik nder beteja te egra e fatale qe Flutura i percjell aq bukur. Nuk ban asnjehere viktimen, nuk don meshire, kerkon vetem respekt per zine, e te shtyn me e dashte jeten ma fort. Nuk kam lexu asgja ma fisnike per vdekjen.”, shprehet nji lexuese e romanit.
Ne te vertete kjo asht penda e autorit te mire qe del mbi Dramen personale e bahet pende per te tane ne. Ky roman vendos edhe kufinin ne mes te nji refimi terapije e nji refimi mjeshtror te pendes se romancieres se sprovueme.
Nji nga temat ishte edhe problemi i gjuhes shqipe, e sidomos i Gegnishtes 7 shekullore se ciles ende sot 30 vjet mbas rreximit te diktatures komuniste nuk pa i hapen dyert e institucioneve te shtetit shqiptar.
Ideja e nji kongresi te gjuhes shqipe ne Vjene per kthimin e Paskajores ne gjuhen shqipe, per Gramatiken bashkohore te Martin Camajt dhe pershtatjen e saj ne shkollat shqiptare e mbushi mbramjen letrare me shume shprese.
Gabriela Mujaj – Vjene Tetor 2022