Bordi ekzekutiv i fondit në Uashington ka dhënë aprovimin për lëvrimin e kestit, në kuadër të rishikimit të 8 të programit me qeverinë shqiptare të nënshkruar rreth 3 vite më parë.
Ne total, deri më tani janë disbursuar 298 mln euro. Por edhe pse ka vlerësuar rimëkëmbjen ekonomike, e ndikuar nga investimet në sektorin energjetik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme.
FMN le disa rekomandime për qeverinë në lidhje me borxhin dhe taksen e pronës.
‘Reformat fiskale strukturore qe mundesojne tatimin e prones sipas vleres se tregut do te forcojne menaxhimin e financave publike. Politikat e autoriteteve duhet te vazhdojnë të përqendrohen në rregullimin fiskal duke mbështetur rritjen nepermjet lehtesimit monetar’ theksohet ne njoftimin per shtyp të FMN.
Fondi monetar vlerëson gjithashtu se rritja e kredisë mbetet e ngadalte, duke u kufizuar nga kreditë e keqija.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e konsideroi një lajm të mirë për ekonominë shqiptare dhe një përgjigje të merituar për kukuvajkat që dëshirojnë vetëm skenarë të zinj për vendin.
Ahmetaj: Përgjigje e merituar për “kukuvajkat” që ndjellin zi
“Sërish lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe një përgjigje e merituar për “kukuvajkat” që dëshirojnë vetëm skenarë të zinj për ekonominë e vendit.
Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi sot rishikimin e tetë të programit me Qeverinë shqiptare duke konfirmuar edhe njëherë plotësimin e të gjithë kritereve të përformancës të vendosura në program.
“Rimëkëmbja ekonomike po përforcohet, e mbështetur nga investimet dhe konsumi. Një progres i mirë është bërë me axhendën e reformave strukturore. Inflacioni po rimëkëmbet nga nivelet e ulëta të fillim-vitit ndërsa strategjia e qeverisë për zgjerimin e bazës së taksapaguesve, rritja e pajtueshmërisë së publikut për pagimin e taksave dhe përmirësimi i administratës do të ndihmojnë në uljen e nivelit të borxhit duke krijuar edhe më shumë hapësirë për shpenzime publike produktive” – thuhet në deklaratën e FMN.
Një tjetër certifikim i performancës, një tjetër argument i qartë për suksesin e programit të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe konsolidimit fiskal në Shqipëri, një tjetër përgjigje e merituar për ata që nuk heqin dorë nga një skenar grek për vendin.”