NIKË GASHAJ
Politolog/
Për formimin e shtetit islamik Bektashi në Tiranë, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë njoftoi opinion shqiptar përmes “New York Times”. Pra këtë e bëri nëpërmjet të një medie të huaj, për pa u konsultua me faktorin shqiptar. Ideja e Rames për formimin e një shteti islamik bektashi në Tiranë është apolitike, respektivisht politikë e rrezikshme antikombëtare. Nëse kemi të bëjmë me një shtet breda shtetit shqiptar, kjo cenon kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sovranitetin dhe integritetin territorial. Sepse, Kushtetuta e Shqipërisë nuk lëjon një shtet brenda shtetit.
Për sa i përketë komunitetit fetar të bektashive, ata janë pjesë e islamit, apo pjesë e shkëputur e islamit. Njohësit e politikës së Edi Ramës, supozojnë se kjo iniciativë e Ramës e ka burimin nga Beogradi, nga Vuçiqi, për të bërë përçarje ndërfetare dhe kombëtare. Më tutje duhet të konstatohet se krijimi i shtetit bektashi është antikushtetues, se Shqipëria sipas kushtetutës është shtet kombëtar dhe unik i pa ndashëm, pra shtet laik, ndërsa feja dhe shteti janë të ndarura dhe të pavarura nga njëra tjetri.
Iniciativa në fjalë mund të nxisë konflikte ndërfetare ndër shqiptarët në Shqipëri me pasoja të renda negative dhe afatgjate. Meqenëse, formimi i shtetit fetar bektashi paraqet diskriminim ndërfetar në Shqipëri, ndëra diskriminimi është i ndaluar me të drejtat ndërkombëtare dhe si i tillë është i sanksionuar. Mirëpo, fatkeqësisht, sikur shihet kryeministri Rama, si dhe këshilltarët e kabinetit të tij qeveritar një gjë të tillë nuk e kanë të njohur.
Iniciativa e “ mençme” e kryministrit Rama mund të rezultojë me kërkesën e bashkësive të tjera fetare për formin e shtetëve të tyre brenda shtetit shqiptar. Andaj, si rezultat e iniciativës së Edi Ramës, brenda shtetit shqiptar mund të formohen 4 shtete fetare: bektashiane, myslimane, katolike dhe ortodokse.
Në anën tjetër, po ashtu Serbia, sipas modelit të formimit të shtetit islamik bektashianë në Shqipëri mund të kërkojë formimin e enklavës politike të kishës ortodokse serbe në Mitrovicën Veriore të Kosovës, pra të shtetit serb brenda Kosovës, me qellim të shkatërrimit të Shtetit të Kosovës. Pra kjo do të ishte rezultati i politikës të Edi Ramës me formimin eventual të Shtetit islamik bektashi në Shqipëri.
Kundra kësaj iniciativë me të drejtë kanë reaguar intelektualë të shumtë dhe të njohur në mbarë hapësirën shqiptare. Ndër të tjerët, hisoriania e njohur, Elena Kocaqi, shprehet :
“Krijimi e një shteti Bektashian brenda territorit të Shqipërisë, e prezentuar nga kryeministri Edi Rama, është e pabesueshme. Të dalë kryeministri i një vendi dhe të vënë në pikëpyetje sovranitetin e vendit, kjo është e paprecedante në historinë botërore. Kjo është një nga avanturat politike të gjithë karrierës politike të Edi Ramës, sepse gjatë gjithë karrierës së tij ka bërë avantura në politikën e jashtme, por kjo është një avanturë e rrezikshme, pra kjo është tradhti kombëtare”.
Rama për formimin e shtetit islamik bektashi në Tiranë si model e merr Vatikanin. Mirëpo, Vatikani është formuar në një kohë tjetër të lashtë historike, në kushte të tjera të ndryshme historike dhe politike, prandej ai nuk mund të merret si mostër për formimin e shtetit islamik bektashi sot në Tiranë.
Njohjet nga shkencat politike njoftojnë se shtetet moderne bashkëkohore janë: shtetet kombëtare dhe shtetet qytetare(civile). Ndërsa janë raste të rralla që shteti formohet në baza fetare, për shembull sikurse janë shtetet islamike: Irani, Pakistani itj. Prandaj, parimisht Kombi dhe feja janë dy kategori të ndryshme shoqërore. Për shqiptarët përzierja e kombit dhe fesë paraqet çështje të rrezikshme kombëtare, meqenëse në atë mënyrë bëhet shpërbërja e kombit. Në atë drejtim armiqët shqiptar gjatë historisë, sikurse janë: serbët dhe grekët, por dhe të tjerë, gjithmonë kanë tentuar dhe dëshiruar përçarjen fetare tek shqiptarët, si dhe përzierjen e fesë me kombin me qellim të shkatërrimit të shqiptarisë. Mirëpo, për fat të mirë, gjatë historisë një numër largëpamës i intelektualëve shqiptar, duke e zbuluar qëllimin dhe strategjinë atishqiptare të armiqëve shekullor kanë ndermarrë masa të duhura për kultivimin e harmonisë ndërfetare tek shqiptarët dhe të ndërtimit të unitetit kombëtar, çka ata për fatëbardhësi dhe ia kanë arrijtur qellimit. Prandej, sot në shekullin 21, shqiptarët e kanë shumë më lehtë të ruajnë tolerancën dhe harmoninë fetare, si dhe unitetin kombëtar, meqenëse sot shqiptarët kanë mjaftë njerëzë të shkolluar, itelektualë me kulturë dhe dije. Prandaj, ideja për formim e shtetit islamik bektashi në Tiranë, d.m.th. të shtet brenda shtetit, paraqet një ide të rrezikshme antikombëtare. Mirëpo, kjo është dhe pasojë e një amatorizmi të madh politikë.
Shqiptarët gjatë historisë, po ashtu dhe sot kryesisht janë ballafaquar dhe ballafaqohen me krizën e kuadrave në sferën politike, ku kryesisht ka dominuar dhe dominon një amatorizëm i madh i kuadrave politikë, për çka çështja shqiptare ka vuajtuar dhe kryesisht vuan për shkak të kuadrave politikisht të paarsimuara. Natyrisht, me respekt përjashtimeve individuale politike.
Më në fund, formimi i shtetit islamik bektashi në Tiranë, paraqet synim të dezintegrimit të Shqipërisë kombëtare. Sajesa e një shteti islamik në ”zemër” të Evropës do të ishte precedencë. Dhe ajo është në kundershtim me vlerat evropiane, si dhe me perpjekjet formale të Shqipërisë për antarsimin në Unionin Evropian.