





’Në qoftë se Mili të bën pjesë të koleksionit të tij,…ai ju ka njohur ju plotësisht.’’ Jean – Paul Sartre.
K O M E N T: Në vitin 1961 Mili ngarkohet nga LIFE të fotografoj katedralen në Chartres, 40 km. në jug- Perëndim të Parisit. ‘’Chartres Cathedral,’’ e njohur gjithashtu me emrin, ‘’Cathedral of Our Lady of Chartres,’’ konsakruar në vitin 876, i është dedikuar Virgin Mary. Fotografitë e Milit u botuan në LIFE, 15 Dhjetor të po atij viti në 20 faqe, shoqëruar me komente të titulluara si: ‘’Një monument i besimit Kristian.’’ , ‘’Shenjtorë të gdhendur në gur.’’ , ‘’Hapësira masive drejtë Parajsës.’’- ‘’Trëndafila prej guri dhe xhami.’’.
Në kopertinë, një nga fotot e Milit me titullin: Mbretëresha e Katedraleve – Fotografuar nga Gjon Mili. Ky sesion, erdhi pas vizitës së Milit në 1959 në Toskanë. Pa dyshim imazhet e sjella nga Firence, përqëndruar kryesisht në veprat Mikel – anxhelos, treguan për pasionin dhe njohuritë e Milit për historinë e Lashtësisë, veprat e artit dhe atë çfarë trashëgojmë prej saj. Këto u bënë nxitje për të tjera sesione që erdhën më pas, si ato të Qytetërimeve Greke dhe Romake. Nëqoftëse botuesve të LIFE u duhej të shkruanin diçka në prag të Krishtlindjeve – që ashtu besohet të ket ndodhur – pse pikërisht ‘’ Charter Cathedral?’’ Çfarë kishte kjo të veçantë nga shumë të tjera në Francë dhe në Europë? Çfarë fshihej në historinë e saj? Pse quhej ajo, ‘’MBRETËRESHA E KATEDRALEVE ?’’
Mendoj se historia e Katedrales , fotografitë e Milit dhe komentet në LIFE, që shoqërojnë këto fotografi, janë përgjigja më e mirë. Dëshmi e shkëlqimit të Arkitekturës Gotike në Mesjetë.
Marrë nga, ‘’Sacred Destination in France’’
‘’Jo vetëm Chartres Cathedral është një nga arritjet më të shquara të arkitekturës në histori, por ruan në mënyrë të përsosur imazhin, dizenjimin dhe detajet fillestare, prej më se 800 vjetësh. Edhe sot qëndron si model i arritjes arkitekturore të stilit Gotik në Mesjetë. Sipas historisë, Chartres Cathedral ruan veshjen (mantelin) e Blessed Virgin Mary, kur kishte lindur Krishtin, ‘’ Santa Camisia’’. Thuhet se kjo relikë në vitin 876, ju dhurua Kadedrales nga Charl the Bald , nipi i mbretit të Francës Çarlemanj (Charlemagne, 742-814 ), i cili e mori si dhuratë nga Imperatoresha Bizantine, Irene, gjatë një vizite në Holy Land, Jeruzalem. Kjo relike e quajtur, The Veil of Notre Dame de Chartres, është e lidhur ngushtë me të dy, qytetin Chartres dhe mbretin Charlemagne. Për shkak të kësaj relike Chartres ka qënë dhe është një qendër e rëndësishme pelegrinazhi besimtarësh nga gjithë bota.
Katedralja mbijetoi nga zjarri i vitit 1134, që shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit, por nuk qe me aq fat natën e 10 Qershorit, 1194, kur zjarri i shkaktuar nga rrufetë përfshiu pothuajse gjithë Katedralen, me përjashtim të kullës nga perëndimi dhe fasadës.
Populli u dëshpërua kur mendohej se Santa Camisia ishte përfshirë nga flakët. Por disa ditë më vonë u gjend në thesarin e Katedrales dhe prej atij momenti Bishopi deklaroi se ishte shenjë nga vetë Virgin Mary, që Katedralja të rindërtohej më madhështore
Mbështetje financiare erdhi nga gjithë Franca dhe rindërtimi filloi menjëherë po atë vit, 1194. Nga viti 1220, struktura kryesore u kompletua dhe viti 1260 shënon përfundimin e rikonstruksionit. Restaurime të shumta i kthyen asaj bukurinë magjepse, një triumf i madh i Artit Gotik.
Në pamjen nga lart Katedralja ka formën e një Kryqi Latin. Në hyrjen nga Perëndimi, një sahat impre – sionues Astrologjik që datohet nga shek.16-të, tregon jovetëm kohën, por ditën, javën, muajin, kohën e lindjes dhe perëndimit të diellit, dhe fazat e hënës.
Dritare të shumta me mozaik xhamash me ngjyra mbizotërojnë në tërë strukturën. Nga motivet e ndryshme të përshkruara në to, kanë marrë emra si, The Rose Window, me motive nga ‘The last Judgement’, The North Rose, përshkruan madhështinë e Virgin Mary, rrethuar nga Engjëj. Pjesa e sipërme e hyrjes nga Perëndimi, njohur si Royal Porta, dekorimi i saj me statuja elegante të mbretërve dhe mbretëreshave dhe figura nga Old Testament, janë një kondensim elegant plotë shprehje.’’
Në këto të veçanta dhe bukuri arkitekturore është përqëndruar Mili në fotografitë e tij.
Trëndafila prej Guri dhe Qelqi
L I F E, 15 dhjetor, 1961.
Statuja e Krishtit, shoqërohet nga LIFE me titullin, Shenjtorë të gdhendur në gur, ku shkruhet: ‘’Krishti në hyrje me dorën ngritur lartë në gjest bekimi dhe mbi të drama e ‘The Last Judgement’ pasqyrohet me statuja, në qendër të të cilave Saint Michael ndan të bekuarit nga e majta dhe të mallkuarit nga e djathta. Në të dy anët, dritare, ku madhështia e xhamave të ngjyrosur shkëlqen me ndriçimin e vetë parajsës. Muret prej xhami, sistemi i harqeve përsëritur në mënyrë ritmike, jep idenë e mbajtjes ndën kontroll të strukturës. Skulpturat janë të një bukurie dhe arritje artistike aq të lartë, sa që gdhendës të Mesjetës, besimtarë dhe ateist vinin nga vende të ndryshme t’i studionin ato.
Për ata që e ndërtuan atë në një qytet të vogël 40 km. në Jug-Perëndim të Parisit, Katedralja ishte më shumë se shprehje në besimin e tyre. Ishte një shenjë nga Zoti dhe vetë ‘Virgin Mary’, që besonin se kishin zgjedhur Chartres si residencë mbi tokë.
Figura e Pitagorës përmbi portikun e derës nga Perëndimi qëndron si simbol nderimi për matematikanin që udhëhoqi ndërtuesit.