
Nga Ornela Radovicka
Qendra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga At Bellusci 1980/
Bashkia e Frasnitës\ Frashineto,e para Bashki arbëreshe në Klabrinë Kontinentale, që ka vënë në përdorim administartiv gjuhën arbërishte, si gjuhë të zyrtarizuar krahas italishtes. Në datën 30 Mars 2024 me rastin e promovimit të librit të poeteshës popullore Maria Marku, nga Eianina (ngulim arbëresh në Kalabri), iu dorëzua ne forme simbolike (poeteshës ne fjale) certificata e parë lëshuar nga gjendja civile e Frasnitës në dy gjuhë; arberisht dhe italisht. Mundësinë për të përpiluar dhe përdororur një certifikatë të tillë ia jep ligji italianë 482\99. Në bazë këtij ligji popullsia arbëresh që shtrihet në shtatë rajonet me popullsi historike kane të drejtë të vendosin në përdorim gjuhën amëtare. Kjo ngjarje është një hap drejt asaj rruge për ringjalljen e gjuhës arbërore, gjuhës lokale, si dhe hap një dritë jeshile për komunat e tjera arbëreshe që të promovojnë gjuhën e tyre lokale për të mbrritur në njehësim gjuhe të përbashkët të 52 ngulimeve arbëreshe.
Kjo ngjarje u arrit me miratimin e Kryetarit të Bashkisë së Frasnitës Z. Angelo Catapano, këshilltares mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe Z. Caterina Adducci dhe të palodhrit , këmbngulësit, mbrojtësit të gjuhës lokale të varjanit arbërisht, profesorit Agostino Giordano, i cili është themelues i së vetmes gazetë shkruar në arbërisht “Jeta Arbëreshe”, dhe që vazhdon me mish e me shpirt të punoj për të mbajtur gjallë këtë gjuhë. Sot në një farë mënyre të gjithë ata albanolog që u lindën dhe u rritën në Frascineto,që tani i përkasin qiellit sot me siguri janë në këtë kozmo si ato xixëllonjat që përhapin pranverën. Edhe At Bellusci u mallëngjye, e dy lot i rrëshkitën nga sytë kur e pa më në fund këtë certifikatë të realizuar. Në këtë ligj janë të përjashtuar 10 mijë arbëreshë të Torinos, si edhe cilido arbëresh që nuk është banues në shtatë krahinat me pakicë popullsie historike.
Bota arbëreshe edhe pse e tkurrur prezantohet; Konservatore e një gjuhe arkaike e së djeshmes, Përpunuese e fjalëve të së sotmes, Komparativë e një etimologjie e së nesërmes, Edhe pse në miniaturë ajo është fanatike e rrënjëve të shpirtit si edhe të fjalës arbëroreqë ato të mos bëhen të gjitha, erë, tym, por të ngelen frymë. …Të ringjallësh këtë komunitet duhet të fillosh nga ajo dozë humusi identiteti që ka të mbetur, Pastaj ta spërkasësh me ndërgjegjen e të qenit arbëresh që përmblidhet në tezën: “Të folmi ashtu si na mbësonj mëma dhe tata.”
Arbëreshët i ngjajnë feniksit
Ringjallen edhe atëherë kur duken të djegur! Mbyll këto rreshta me shpresën që komunat e tjera në Kalabri e në krahinat e tjera të ndjekin këtë shembull! Në vijim një fotokopje të një certifikatë në arbërishten e Frasnitës!