Ese nga Rafael Floqi-
Është Halloween, por Kukudhi nuk e di se çfarë figure do të bëhet këtë vit. Ai provon një maskë vajze, por i duket shumë e frikshme. Ai provon një maskë djali, por ajo është gjithashtu shumë e frikshme. Më në fund, pas shumë përpjekjesh, Mostra ka idenë e përsosur! Ai zgjedh një maskë vdekjejeme Covid-19. A nuk kanë frikë të gjithë njerëzit nga ajo? Dhe të vetmin tmerr që ai ka është se gëzimi i njerëzve nuk është shuar.
Bota ka nevojë për energji të madhe pozitive për të luftuar kundër forcave negative. Ka nevojë për gëzim. Shkoni në brendësi thellë brenda qenies suaj dhe krijoni atë energji pozitive për mirëqenien e njerëzimit.
Ky Halloween do të jetë si një provë për të hequr dorë nga disa forma festimeshtë zakonshme për shkak të COVID-19 . Por gjithnjë ne duhet të ruajmë energjinë pozitive brenda vetes, pasi ky Halloween mund të jetë një përvojë se si ne mund t’i bëjmë më të sigurta më të bukura dhe më të ëmbla festat e tjera të këtij viti, apo të vitit të ardhshëm.
Halloween-i pothuajse ka mbërritur. Fëmijët e veshur siSupermanose BlackPanther dhe me një shportë plastiketëmbushur plot me karamele, janë ato që ne jemi mësuar të presim si zakonisht. Impulsi ynë natyror na shtyn të pretendojmë, sikur gjithçka është normale, edhe nëse është vetëm për një tubim tëvogël,apo vetëm një festëe vogël familjare. Ky Halloween nuk duhet të bëhet siç thonë amerikanët “ doomandgloom”. (dënim dhe errësirë) ashtu si e paraqet politika për shkak të kësaj pandemie. Siç do ai shtrigani, kukudhi, apo mostra e këtyre ditëve “ Paniku”. Ndaj sot shtrohet pyetja se kujt i druhemi më shumë Covidi-t apo mungesës së lirisë? Më 2020, fantazma e COVID-19 po na ndjek kudo. Ne shohim lajmet. Tregohemi të kujdesshëm dhe të frikësuar. Kemi kaluar orë të pafundme në biseda në video me bashkëpunëtorët tanë, miqtë dhe familjen. Jemi të lodhurtë gjithë nga kjo. Me deklarata “ekspertësh “ që kundërshtojnë njeri tjetrin dhe veten, “me maska pa maska”. Kujt ti besosh?
Pasiguria ka edhe ajo mostrat e saj. Politika është një nga këta mostra. Gjithkush dëshiron të kthehet në “normalitet” dhe t’i shohë fëmijët e vettë shkojnë në shkollë dhe të përjetojnë gëzimet e një fëmijërie më të lumtur dhe mësociale. Por dhe prindërit janë në hall por dhe mësuesit janë në hall. Një kakofoni opinionesh, që ngjan e gjitha si një refren shtrigash Halloween-i. Nga anatjetër vigjilenca është e vështirë të mbahet në çdo kohepavarësisht rrezikut.
Halloween nuk është festa më e rrezikshme për kujdesin shëndetësor dhe shëndetin publik që ta shohim si me rrezik të lartë. Pasi shpesh mbahet në ambiente të jashtme, dhe mund të bëhetlehtësisht në edhe më i sigurt në mënyrë mëtë kujdesshme, duke shmangur turmat e mëdha të njerëzve, me maskat, me larjen e duarve dhe kufizimin e takimeve brenda në vende të mbyllura. Madje dhe inventiva nuk mungon. Në një shfaqje në TV, dikush që tregonte sesi të krijonim lanternjack me kunguj me trapano elektrike ne 5 minuta, si të krijonim një imitim Frakenstajni me një kungull jeshil me vidha dhe gozhda, kishte bërë një shpikje të re si të jepnim karamele me një krah të vogël druri, me gjatësi 6 këmbë ( 2m).
Por çfarë është me të vërtetë e frikshme tani ? Në këto ditë përpara 31 Tetorit, kur Shtetet e Bashkuara kanë raportuar numrat më të lartë të rasteve të koronavirusit qysh nga fillimi i pandemisë. Rastet përreth nesh po rriten gjithashtu për ditë. Është koha të rishikojmë se si do duhet festojmë.
Pandemia e AIDS-it i detyroi njerëzit të mbulojnë organet gjenitale të tyre me prezervativë. Pandemia COVID-19 po i detyron ata të vendosin maska. Është sikur shumë njerëz nuk po e çonin jetën e tyre duke vënë një milion maska dhe duke i ndryshuar ato sipas leverdisë dhe interesin vetjak. Është sikur njerëz të panumërt në këtë planet të mos këtë qenë të detyruar tashmë ta mbajnë gojën mbyllur dhe të durojnë fatkeqësitë e imponuara atyre nga ata pak më ‘fatlumët’. Pyes veten se cilën pjesë të trupit do të detyrohemi ta mbulojmë më tej. Pyes veten nëse, në radhë të parë, e gjithë kjo po ndodh sepse sytë tanë kanë qenë të mbuluar gjatë gjithë kohës. A po shkojmë drejt një kohe kur qëndrimi i sigurt bëhet i ngjashëm atë të dënuarin me vdekje në që pret t’i ndalet të ekzekutimit? “
Ndaj ne rekomandojmë fuqimisht të shmangni zakonin tradicional të trickandtreats. Është e rëndësishme të kuptohet se kjo përvojë, megjithëse emocionuese për fëmijët dhe të rriturit, mund të jetë shqetësuese për ata që përpiqen të shmangin ekspozimet, veçanërisht, pasi Halloween shpesh shoqërohet megrupime spontane me maska. Ndaj këtë vit shmangni atë festë kostumesh në shtëpinë tuaj, sepse shumica e njerëzve nuk do t’i mbajnë maskat e tyre.
Festat shpesh na shtyjnë të zhvendosim të menduarit. Ato na bëjnë të hamë shumë, dhe të rrimë zgjuar deri vonë. Festat na bëjnë të ndihemi të veçantë, të sigurt, të mbrojtur dhe madje të pathyeshëm. Ato na inkurajojnë që të shmangim edhe vetë kujdesin tonë.Këto gabime janë pikërisht ato që virusi i Coviditpret dhe përdor për të infektuar fëmijët tanë me një stomak plot karamele. Virusi godetaty kur ne nuk jemi të kujdesshëm dhe injorojmë masat e sigurisë. Është një mashtrim i COVID-19 apo i Halloween-itajo që na bën të mendojmë se është vetëm një ditë,e nuk do të sjellë një ndryshimtë beftë për keq nëjetëntonë. Megjithatë si dihet.
Po sikur ta përdorim Halloweenin për të zhvilluar tradita të reja? Duke nderuar si frymën e Halloweenduke marrëmasa paraprake. Duke u treguar më proaktiv dhe krijues. Duke përdorur dokumentet udhëzuese të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Por maskat e tmerrit nuk janë kurrë vetëm për përbindësha. Edhe para se Covid t’i bënte maskat një bezdi të përditshme për ne, atokanë zënë një hapësirë të fuqishme në imagjinatën tonë kulturorenë filmat e horrorit. Maskat kanëqenënjë mjet kryesor i tmerrit, të nxitura nga filmat me të panjohur misteriozë dhe me vrasës serialëqë terrorizojnë të pafajshmit. Maskat të tilla klasike të tmerrit si ato që i përkisnin Leatherface, JasonVoorhees dhe Michael Myersqë paraqesin kufoma – fytyra të zhveshura nga tiparet dhe individualiteti i tyre.
Këto maska gjithashtu mishërojnë të panjohurën: misterin i personit që qëndron pas maskës dhe shkëputja midis asaj që mund të duket ndryshe nga e zakonshmja (një maskë kafshësh, një maskë hokej) dhe frikësimi nga maska kur vendoset në një kontekst të ri. Por ka diçka më të thellë në psikologjinë e frikës sonë rreth maskave, që lidhet me frikën tonë më të keqe për veten, apo në ndjekjet e frikës të njohura gjatë një kohe të pandemisë.
Leatherface mban tre maska të ndryshme gjatë gjithë filmit, të cilat ai i ndërron bazuar me situatën, si një mënyrë për të treguar emocione. Sigurisht, maskat e fytyrave mbulojnë fytyrën e tij, kështu që në krye të tmerrit të maskës, ekziston pamja e çuditshme e tipareve të vërteta të vrasësit prej mishi, që dalin qëposhtë maskës.
Me figurat me maska, nuk bëhet fjalë kurrë për përbindëshin, por për njeriun, të cilin maska embulon dhe e zbulon.Por kjo nuk është vetëm një deficit i emocionesh që mund të shtojë tmerrin e maskës; por është një prezantim i rremë i një personi. Një nga mënyrat si njerëzit shoqërohen me njeri tjetrin është përmes pasqyrimit, imitimit të gjuhës së trupit dhe shprehjeve të fytyrës të atyre të cilët na rrethojnë. Neuronet pasqyruese shkaktojnë ndjenjën tonë të ndjeshmërisë. Maskimi e prish këtë lidhje, duke e bërë personin të maskuar të duket si i panjohur, mbase edhe, në raste më të këqija, çnjerëzor. E megjithatë të gjithë janë tepër njerëzorë. Në fakt, disa modele të maskave të filmave horrorna tregojnë me vëmendje faktin se të gjithë kemi aftësinë për të bërë gjëra të tmerrshme.
Maskat groteske të Smileyp.sh nga filmi horror 2012 “Smiley” –me pamje pa mish me tipare të çara të syve dhe me një të çarë buzëqeshëse të gojës të prerë dhe të qepur – kujtojnë emocionin e buzëqeshjes. Çka është e përputhur mirë me temën e filmit.
Por maska nuk është vetëm një simbol frike që u ngjall në Evropë pas murtajës bubonike. Maska: misteri, enigma, joshja ka qenë pjesë e Venecias dhe rimishëron thelbin e saj, pak e dinë nga vjen dhe është një histori e trazuar që ndjekur përdorimin e saj në Republikën e Serenissimas.
Maska (nga arabishtja “mascharà”, tallja, satira) ( shihni kuptimin në shqip të një fjale arabe që na ka ardhur nga turqishtja R.F), ka qenë gjithmonë, qysh nga agimi i kohës, një nga elementët karakteristikë dhe të domosdoshëm në kostumin e aktorëve. Ajo e ka origjinën nga teatri klasik grek Fillimisht ajo përbëhej nga një fytyrë e zbrazët me tipare monstruoze ose groteske, të veshura për të fshehur tiparet njerëzore dhe, gjatë ceremonive fetare, për të larguar shpirtrat e këqij.Me Karnavalet, maska bëhet simbol i nevojës për t’u kënaqur me lojë, shaka dhe iluzioni i veshjes së rrobave të dikujt tjetër, duke shprehur kështu kuptime të ndryshme: festim dhe shkelje, liri dhe imoralitet.
“Mirëmëngjesi Signora Maska”, përgjatë rrugëve, përgjatë kanaleve dhe në dërrasa, kjo ishte përshëndetja. Identiteti personal, seksi, klasa shoqërore nuk ekzistonin më dhe njëra u bë pjesë e Iluzionit të Madh të Karnavalit në një vend, unik në botë, ku gjithçka mund të ndodhë, ku çdo paraqitje e shkurtër nuk pushon së magjepsuri. Në kulturën veneciane, termi “maskë” tregon aktivitetin e “vendosjes së mjekrës dhe mustaqeve të rreme” dhe “maskë” ishte gjithashtu nofka që u jepej grave që maskuan veten si burra dhe burrave që maskuan veten si gra. Së shpejti maska u bë një simbol i lirisë dhe shkeljes së të gjitha rregullave shoqërore të imponuara nga Republika Serenissima në Venecia …
Historia e maskës veneciane fillon që në 1268, vit në të cilin ligji më i lashtë që kufizon përdorimin e pahijshëm të maskës Artizanët që bënin maska quheshin maska që nga koha e Doge Foscari dhe kishin statutin e tyre të datës Prill 1436.
Por çfarë maske përputhet më mirë për këtë Halloween?
Por pavarësisht se nuk mund të dilni nënjëpartiHalloween këtë vit nuk do të thotë që nuk mund të visheni. Pavarësisht nëse do të shkoni në një natë filmi në natyrë me miqtë, nënjë aktivitet vjeshte në qytet apo thjesht të përshëndesni trickandtritersnga larg, të vishni kostume Halloweeni. Këtë vit, përfitoni nga maskat e domosdoshme të nevojshme për COVID-19 për të ngjallur emocione pozitive për të krijuar një ngritje shpirtërore nga mërzitja e zymtësia e pandemisë.
Halloween është gjithashtu një sprovë. Si do të veprojmë në këtë festë , do të vendosë edhe për festat e tjera që do të pasojnë. Është një kohë e përshtatshme për të rishikuar planet e udhëtimit, për të anuluar tubimet e mëdha personalet dhe për të rimenduar festat dhe ftesat për miqtë. Është gjithashtu koha për të vendosur edhe për pritjet me familjen, veçanërisht me gjyshërit dhe fëmijët më të vegjël. Maskimi, distancimi fizik dhe përpjekjet për të ndaluar përhapjen e virusit, do të duhet të vazhdojnë gjatë këtyre festave të përqendruara në familje, edhe nëse vihet në dispozicion një vaksinë.
Maska kirurgjikale, Superheronjtë janë gjithmonë një zgjedhje popullore kostume Halloween-i, kështu që pse të mos visheni si një hero i jetës reale? Nëse keni një maskë kirurgjikale, bashkojeni atë me një fustan të bardhë mjeku ose të kuq, pastrues, një bluzë të bardhë laboratorike ose ndonjë gjë tjetër që mund të ngjajë me veshjen e një punonjësi të kujdesit shëndetësor. Do të keni pikë mëshumënëse mbani një stetoskop dhe një bllok!
Mund të vendosni një bandana në pjesën e poshtme të fytyrës tuaj për të marrë një pamje misterioze por të ashpër. Mund ta shoqëroni me xhinse, lëkurë dhe të fshihnime pëlhura të mbuluara me një kapelë kaubojsi. Ose bëhuni një sharrëxhi me një sëpatë të rreme dhe një këmishë fanellate. Nëse po përpiqeni të dukeni pak më të mprehtë, provoni të vishni një xhaketë lëkure të zezë dhe syze dielli për një kostum dhe kaskomotoçiklistësh.
Por mund të bësh shumë me një maskë të thjeshtë dhe pak me bojë pëlhure. Meqenëse rroba mbulon zonën e gojës, është një vend i shkëlqyeshëm për të vendosur një buzëqeshje të frikshme, por ekspresive. Ju mund të bëni një gojë të madhe me shumë dhëmbë të mprehtë, një buzëqeshje të skeletit, një buzëqeshje si jacklantern ose një grup të përgjakur dhëmbësh. Përdorni fytyrën si pikë qendrore e kostumit tuaj çka ju ofron mundësinë për të luajtur me përbërjen dhe bojërat e fytyrës, kështu që mund të jenimë krijues me të! Thjesht sigurohuni që e keni lënë maskën të thahet në një zonë të ajrosur mirë para se ta përdorni.
Doni një maskë të bardhë të thjeshtë për t’u bërë disa mostëra klasike Halloween-i. Nëse keni dëgjuar për sfidën e fotosesionitme fantazmë që ndizet në TikTok, ju mund të jeni të njohur me këtë tip kostumi. Vishni një çarçaf të bardhë të thjeshtë me sytë e prerë dhe bërtisni “Boo!” ndaj çdo vëzhguesi. Përndryshe, mbështillni fytyrën me garzë (për të ruajtur letrën e tualetit) dhe bëhuni një mumie.
Nëse këto mundësi nuk ju tërheqin, merrni parasysh të vishni një maskë me fytyrë të plotë karakteri. Është e lehtë të veshësh një maskë mbrojtëse personale poshtë dhe të mbash ende atë pamje prejHalloweeni. Argëtohuni edhe në këtë sezon drithërues, por sigurohuni që të qëndroni të sigurt.
Festat Halloweeni, Dita e Falënderimeve dhe Festat e tjera të dimrit janë sinonim i familjes. Ato janë ndërtuar mbi faktin e mbledhjes së bashku të familjes të kultivuar nga tradita – dhe trajtime festive .
Por pandemia, nuk do të thotë që ne nuk mund të festojmë së bashku këtë vit, thjesht do të thotë se duhet ta bëjmë këtë duke qëndruar larg fizikisht. Është kritike që të kujtojmë se të dashurit, miqtë dhe fqinjët tanë janë më të rëndësishëm se çdo ditë e vetme feste. Nuk është karamele apo gjel deti ose xhingël Krishtlindje çka i bën festat të shkëlqejnë, por janë lidhjet me miqtë dhe me familjen tonë që kanë rëndësi.
Duke iu kthyer mostrës të fillimit, ekspertët thonë se filmi King Kong (1933) paraqiste tërbimin e ndrydhjes pas Depresionit të Madh. Epo, ky përbindësh Halloweeni me COVID-19, mund të bëjnë të njëjtën gjë për ndjenjat tona, në lidhje rrezikun e kthimit të bllokimeve dhe mbylljes tëkarantinëstë vitit 2020 “. Sa dhe debatet politike të zgjedhjeve presidenciale janë të ndara në pro dhe kundra maskës.
Sot me gjithë këto grumbullime, alarme, mashtrime, mungese informacioni, bollëk dezinformimi, paqartësie dhe konfuzioni, pyes veten nëse është koha që ne të fillojmë të hartojmë një manifest post-koronavirus? Ndoshta duhet të përmbajë të gjitha gjërat që ne nuk duam që bota të bëhet kur kjo pandemi të ketë mbaruar. Ka shumë ligësi tjetërsuese që lulëzoimes nesh duke na mbajtur në karantinë, në distancë dhe mosbesim ndaj njëri-tjetrit,si mënyrë mbrojtje para COVID-19. Pasi ka sisteme që lulëzojnë nga vetmia dhe frika jonë. Ka institucione të dedikuara për t’u siguruar që ne nuk do ta ndihmojmë njëri-tjetrin në mënyrë që t’u drejtohemi atyre për ndihmë … Le të mos i lejojmë ata marrin udhë edhe pasi kjo pandemi të ketë mbaruar!
Dhe ky vit se ka ndryshuar festimin e Halloween nëTillsonStreet ku isha para një jave me fëmijët e mi. Aty është një grup i përkushtuar i pronarëve të shtëpive që e çojnë Halloween-in në nivelin tjetër, ndërsa sigurojnë një mjedis të sigurt për fëmijët, si dhe një mundësi për t’ia kthyer komunitetit. Romeo,Michigan është një fshat i vogël, i çuditshëm, i përbërë nga shtëpi historike që datojnë që nga vitet 1850. Rruga Tillson është bërë destinacioni i Halloween për të gjithë banorët e Romeos, si dhe mijëra vizitorë të tjerë nga zona nga e gjithë Michigan, Ohio dhe deri në Misisipi që vijnë aty për të vizituar gjatë Halloween. Çdo vit, turmat bëhen gjithnjë e më të mëdha. Edhe këtë vit kishte shumë njerëz. Vitin e kaluar, secili pronar i shtëpisë shpërndau mbi 2,000 copë karamele për trickandtreatnë Halloween. Rreth 30 shtëpi marrin pjesë me zbukurimet , dhe shpërndajnë mbi 60,000 copë karamele në vetëm disa orë. Dhe kjo është vetëm fëmijët në Halloween. Vizitorët fillojnë të vijnë disa javë para Halloween, ose për të ecur poshtë dhe për të na parë se si vendosen figurat e tmerrit me tematika të ndryshme. Dhe aty maskat e Covidit sikur mplekseshin e molepseshin me maskat e tmerrshme të Halloween-it.
Halloween-i dhe festat e tjera ndodhin çdo vit, por këtë vit, ato na japin një mundësi për të demonstruar se sa ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe komunitetin tonë duke shijuar festat në mënyrë të sigurt. Duke vepruar kështu, ne mund t’i bëjmë festat e vitit të ardhshëm edhe më të ëmbla, duke ndihmuar për të siguruar që njerëzit e rëndësishëm për ne të jenë gjithnjë të shëndetshëm dhe të aftë për të festuar.
Përsa i përket zgjedhjeve këtë vit në SHBA “COVID-19 e ka zgjedhur veten President .”