
Nga Jani Gjoni
Po behet gjithnje e me e qarte se perpjekja e Rusise per pushtimin e plote te Ukraines eshte pothuajse e pamundur. Arsyet jane te shumta por ato qe me me duken me tedomethenese jane: ekonomia ruse nuk eshte e e afte tembeshtese forcat ushtarake ne kete angazhim ushtarak ne Ukraine; rrezistenca e suksesshme e Ukraines; mbeshtetjanderkombetare per Ukrainen; morali i ulet i forcave ruse; filozofia ushtarake ruse, pergatitja e trupave, planizimi dhelogjistika nuk jane dinamike dhe larg realitetit ne fushe beteje.Si cdo lufte edhe kjo natyrisht do te kete nje fund, po cili eshtefundi i saj?
Shume analiste ne bote kane dhene mendimet e tyre dhe ndoshtaaty ne mes tyre eshte edhe pergjigjja me e arsyeshme. Duke ndjekur me kujdes keto vleresime mendoj te parashtrojperqasjen time per fundin e ketij konflikti.
Putini kercenon me zgjerimin rajonal e global te luftes dheperdorimin e armeve berthamore duke treguar gjene e fundit qe ika ngelur ne dore. Nese forcat ruse ne Ukraine do te kishinsukses ai nuk do ta permendte kurre arsenalin berthamor qedihet boterisht.
Vazhdimi i metejshem I fushates ushtarake per pushtimin e plotete Ukraines po e rrenon cdo dite ekspediten ushtarake me humbje njerezore, material e morale. Viktimat e shumta ne te dyanet e konfliktit po e shpejtojne fundin e kesaj aventure terrezikshme me izolimin e plote te Rusise.
Situata e brendshme ne Rusi nuk duket premtuese per pushtetinoligarkik. Peshen e gjithe luftes do ta mbaje populli rus, shumeshpejt embargo nderkombetare do te japi rezultatet e synuara per bllokinin e gjithanshem te ekonomise. Papunesia e larte do tedemoralizoje njrezit, varferia do te coje ne humbjen e besimit ne pushtetin e Putinit si dhe do te ndeze tensionet e brendshme. Tegjitha keto do krijojne kushtet per rrezimin e tij nga pushteti.
Mendoj se gjithe perpjekjet e Putinit kane vetem nje qellim teruaje pushtetin dhe asgje tjeter. Kerkesat ultimative te tij per Ukrainen dhe komunitetin nderkombetare jane rrugedalja qe ai kerkon per te dale si fitimtar, por ato nuk jane pranuar ngaaskush. Negociatat me Ukrainen e bejne ate te vogel dhe kjo nuki interson ne publikun e brendshem per te justifikuar coston qeka krijuar lufta. Ai kerkon te dale fitimtar perpara popullit rusper te konsoliduar pushtetin personal, nje lloj kulti qe ai ka ngritur per nje kohe te gjate. Historia e kulteve eshte e njohurdhe perfunimet e tyre jane tragjitke si Hitleri, Stalin, Sadam, Kadafi etj., prandaj mendoj se Putin po kerkon nje dalje per teruajtur fytyren tij. Ai do te mundohet, ne rast deshtimi te plote tefajesoje keshilltaret e tij, do te denoje kedo qe i duhet per tujustifikuar ne publik, do te ndertoje propoganden e tradhetarevejo vetem kunder tij por kunder Rusise, do te vrase e zhduk kedoqe i kercenon pushtetin.
Por a do te kete sukses?
Une mendoj se JO. Diktaturat e kane humbur potencialin sisistem ne kete realitet global qe kemi sot. Diktaturat kerkojneizolim, veterregullim, nenshtrim, pushtet absolute dhe kjo eshtepothuajse e pamundur sot. Potencialin global, politik, social, ekonomik, financiar, ushtarak sot e ka perendimi, tregu kapitaldhe sistemet e hapura shoqerore.
Putini dhe oligarkia e tij do te rrezohen ne kete kombinacion tepresionit te jashtem me rrevolten e brendshme te popullit rus. A mund te ndodhe ndonje puc elitar ose ushtarak? Ndoshta, kjo do ta pershpejtonte fundin dhe ndalonte dhimbjet qe po krijonmarrezia e Putinit.
————————-
*) Jani Gjoni është ish padagog në Akademine Ushtarake në Tiranë, tani jeton në Çikago, SHBA.