STRASBURG– Liderët perëndimorë të G7-s i kërkuan sot Rusisë të hiqte dorë nga të gjitha veprimet për të aneksuar Krimenë, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
“Liderët e G7-s, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy dhe unë, me një deklaratë të re do t’i kërkojmë Rusisë që të heqë dorë nga të gjitha veprimet e saj për të aneksuar republikën ukrainase autonome të Krimesë”, deklaroi Barroso përpara Parlamentit Evropian.
Dje, autoritetet separatiste të Krimesë kanë bërë një hap më shumë drejt bashkimit me Rusinë duke miratuar një deklaratë pavarësie, përpara se të mbahet referendumi i parashikuar të dielën për bashkimin e gadishullit me Rusinë.