Nga BEQIR SINA, New York/
Kjo foto që kreu i socialistëve Rama e publikoi në hapjen e fushatës elektorale mund te kete kushtuar 80 mije dollare.Lajmi publikohet nga gazeta amerikane “The daily callers” në faqen e saj online. Sipas gazetës fotografia mendohet se është bërë në një darkë për mbledhje fondesh në 8 tetor 2012 në San Francisko.
http://dailycaller.com/2013/05/29/albanian-socialist-leader-showing-off-fundraiser-photo-with-obama/
Fakti që Edi Rama nuk ishte në takim me Obamën në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, por ishte në San Francisko, gjatë një darkë në fushatën më të madhe të mbledhjes së parave, në zgjedhjet presidenciale 2012, kur Obama u shpall sërish president i SHBA-ve për një mandat të dytë, ka ngjallur shumë dyshime për mënyrën sesi po e përdor fotografinë me Presidentin Obama kreu i socialistëve Edi Rama. Duke e bërë këtë fotografi si pjesë e fushatës së tij..
Paraqitja e kësaj fotografie pas gati tetë muajsh, në një prezantimin e kandidatëve për Tiranën dhe hapjen zyrtarisht të fushatës së PS-së, ku për herë të parë u bë publike dhe fotoja e takimit të tetorit 2012, ka zbuluar shumë të feshta që qëndrojnë pas asaj fotografie, private.
Gazeta Amerikane “The Daliy Caller”shkruan se : Takimi ishte realizuar nga stafi i ngushtë i Obamës kur ai ishte në San Francisko në një nga mitingjet e radhës presidenciale për mandatin e dytë, dhe një shqiptaro – amerikan ka sponsoriziar këtë takim që mendohet të ketë kushtuar jo pak por 80 mijë dollarë.
Ndërsa më tej ajo shkruan se :”Rama një muaj para zgjedhjeve të përgjithëshme ne Shqipëri, ka postuar një fotografi të vetes me Obamën në Facebook faqen e tij më 24 Maj. Foto tani është sfond kryesor për Facebook faqen e Ramës,” shkruan gazeta Amerikane “The Daliy Caller”.
Gazeta ka pikasur në këtë fotografi një zyrtare të fushatës Obama 2012, e cila është Julianna Smut, zëvendëse menaxhere për fushatën 2012 së Obamës Partisë Demokratike, e cila shfaqet në sfondin e fushatës më të madhe, në fotografinë e Obamës me Ramën e vendosur tashëmë në Facebook.
Rama besohet të ketë marrë pjesë në këtë mbrëmje tipike Amerikane për mbledhje fondesh si e ftuara e një banori shqiptar të New Jersey quajtur Bilal Shehu, i cili vetë kontribuoi me 70.000dollar për fitoren Obamas – shih” Fondi Obama 2012 më 28 shtator, 2012″. Shehu është i listuar si bashkë-pronar i një kompanie të vogël limuzinë në Hawthorne, New Jersey, e cila nuk mund të arrihet menjëherë për koment,. Shehu, i cili ka qenë i fotografuar disa herë me Ramën, sipas Facebook-ut të Edi Ramës dhe në faqen e tij, kurrë nuk i kishte dhuruar këto para për një fushatë politike amerikane, më parë sipas të dhënave FEC – as kur Aida gruaja e tij, që kanë kontribuar 10.000 për për Fushatën e Fondit: “Obama Victory 2012.”
Më 9 tetor 2012, menjëherë pas takimit të tij të përfolur “miqësorë” me Obamën, Rama në rrjetin social tweeted në gjuhën shqipe, shkruajti me mburrje ” Nje TAKIM I paharrueshem me mua dhe Presidentin Obama! Fat ! Ndërsa miqt shqiptarë të Ramës shkruanin poshtë kësaj diçiture ;”Një nder per ne shqiptaret nga Ky Mik i Madh në Shtëpinë e Bardhë “.
Në rrejtin social Tweeter të Edi Ramës, ai vetë e ka përkthyer në anglisht, këtë sentencë që do të thotë, ““At the end, an unforgettable meeting with President Obama! Fate and honor that Albanians have such a great friend in the White House.””
Gazeta Amerikane “The Daliy Caller” shkruan se :” Shtetet e Bashkuara “përdorën influencën e tyre për të mbajtur peshën e tyre në Shqipëri” kjo ndodhi sidomos muajin e kaluar në një përpjekje për t’i dhënë fund një bllokimi – rrethues të opozitës rikonstituimit të komisionit zgjedhor të vendit përpara zgjedhjeve të qershorit.
“Telefonuesi i Përditëshëm – The Daliy Caller” është një gazetë me lajme, opinione, kolumna dhe analiza . Ajo ka një website me bazë në Washington, DC, Shtetet e Bashkuara, me një fokus mbi raportimin origjinale, në thellësihetimet, komentet politike dhe lajme nga Washingtoni.. Themeluar nga një politikan liberal konservatoreTucker Carlson Pundit dhe Neil Patel, një ish-këshilltar i ish-Zëvendëspresidentin Dik Çeni, filloi te dalë në publik më 11 janar, 2010. Në fund të vitit 2012, sipas sondazheve u tha se faqja e saj kishte katërfishuar pikëpamjen e sa me një audiencë të përgjithshme dhe ishte bërë organ mediatik fitimprurës.
edhe une jam per rrotacionin si koncept e si domosdoshmeri por duke e shenu golin me koke e jo me bythe