
Dielli
Shani Pnishi, poet, gazetar dhe aktivist në komunitetin shqiptar në Hamilton të Ontarios, Kanada, vizitoi Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. Z.Pnishi ka botuar dy vëllime poetike “99” dhe “Këtu dhe Atje”. I ftuar në 20- vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikane, në fjalimin e tij ai bëri një rezume të shkurtër për shkrimtarët shqiptarë të Kanadasë. Z.Pnishi është aktiv në komunitetin shqiptar në Kanada, duke drejtuar për disa vite Shoqatën Shqiptare të Hamiltonit. Për një kohë ka qenë bashkëpunëtor nga Kanadaja për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria”, ndërsa nga viti i kaluar bën reportazhe dhe intervista për gazeten online të Tiranës “Diaspora Shqiptare”. Në vitet 2014-2015 ka qenë kryeredaktor i gazetës së shqiptarëve të Kanadasë “Flas Shqip”. Në vizitën që bëri në selinë e “Vatrës ”, u anëtarësua në Federatë, dhuroi kopje të librave të tij për Bibliotekën e Vatrës, dhe u zotua se nga numri i ardhshëm do të jetë bashkëpunëtor i rregullt i gazetës “Dielli”.