Gazetari Simon Shkreli vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. I shoqëruar nga djali i tij Antuan dhe xhaxhait i tij Toma, u njohën nga afër prej Editorit të Diellit me historinë e Vatrës, kontributin për çështjen kombëtare, rolin e vatranëve e shqiptaro-amerikanëve në proceset ku ka kaluar shteti dhe kombi shqiptar. Gazetari Simon Shkreli u njoh nga afër me punën e voluminoze që bën gazeta Dielli në publikimin e jetës së gjallë të vatranëve e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sfidat për ruajtjen e gjuhës, kulturës, historisë e identitetit kombëtar në mërgatën e Amerikës. Gazetari Simon Shkreli shprehu vlerësimin e tij më të lartë për punën e jashtëzakonshme që Vatra e Dielli bëjnë çdo ditë në të mirë të komunitetit dhe angazhimit patriotik duke u shndërruar në dy institucione shumë të rëndësishme të ruajtjes e forcimit të shqiptarizmës në mërgim.