
Gazetarja nga Tetova, Gjyla Halili, vizitoi sot pasdite(e Enjte 15 Prill 2021) Selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Gazetarja e shoqëruar nga z. Musolli me banim në Detroit, u prit nga Nënkryetari i Vatrës Dr. Pashko Camaj, kryeredaktori i gazetës “Dielli” Dalip Greca dhe anëtari i Këshillit të Vatrës biznesmeni Mhill Gjuraj.
Gazetarja ka marrë pjesë në veprimtaritë kushtuar 110 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, organizuara nga Shoqata Malësia e Madhe në Michigan.
Me historinë 109 vjecarë të Vatrës dhe me me udhëtimin 111 vjecar të Gazetës Dielli, mysafiren e informoi drejtuesi i gazetës Dalip Greca.
Nënkryetari i Vatrës Dr. Pashko Camaj, e informoi për aktivitetin në qendër të Federatës dhe të degëve nëpër shtetet e Amerikës dhe Kanadas.
Gazetarja shkroi në librin e vizitorëve mbresat e saj gjatë vizitës së parë në Vatër, duke e cilësuar si një nga më mbreslënset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për gazetarinë dhe bashkëpunimin mes Diellit dhe portaleve që gazetarja Halili drejton.(Korresp i Diellit)


