KASTRIOT ALIAJ
Figura e George Fred Wlliamsit, ish. ambasadori i SHBA në Greqi e Mal të zi në vitet 1913-14, nuk është e pa njohur për ne shqiptarët, si amerikani më i përkushtuar për çështjen tonë. Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë, në periudhën më të zezë të historisë së saj në vitin 1913. Ishin vitet kur Shqipëria sapo kishte shpallur pamvarësinë,por që shovinistët grekë kishin ndërmarrë një operacion masakrash në Shqipërinë e Jugut. I thirrur nga miku dhe bashkëpuntori i tij Dankon në qytetin e Vlorës, ai pa me sytë e tij krimet ç’njerëzore, që kishin bërë grekët kundër popullsisë së pa mbrojtur shqiptare. Rreth 100 mijë gra, fëmijë dhe pleq të masakruar rrugëve të Vlorës,të ardhur nga krahinat e jugut të Shqipërisë. Këto krime të paimagjinueshme, e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor dhe demokrat të Ëlliamsit. Me t’u kthyer në Athinë ai mori takim me zyrtarët e lartë greke, njoftoj qeverinë e tij në SHBA dhe që nga ai moment, nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. Ja si do të shprehej ai në mitingun e organizuar në Boston më 1915, për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar: ” Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i rracës shqiptare, sepse e lashë Shqipërinë të mbytur në gjak për faj të Evropës”. Ishte dashuruar aq shumë me burrat e Shqipërisë, po aq sa dhe me ata që i kishin dhënë lirinë Amerikës. Ai protestoj për të gjitha padrejtësitë që i ishin bërë Shqipërisë,duke e konsideruar atë si vllau amerikan. Ishte aq i ngazëllyer për të ndihmuar çështjen shqiptare,sa që deklaronte se jam gati për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë edhe me jetën time. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit nga qeveria amerikane, në Komisjonin Ndërkombëtar për ndarjen e kufijve të Shqipërisë, Ëlliamsi ngriti zërin dhe protestoj ndaj planeve për coptimin e Shqipërisë, në të gjitha mbledhjet e ndryshme, në intervista, në gazetat greke, angleze e amerikane. Por qëndrimi i tij nuk i pëlqeu fuqive të mëdha të Evropës së atëherëshme,duke e akuzuar se kishte thyer rregullat protokollare, nga që i kishte tërhequr vrejtje qeverisë greke pa miratimin e qeverisë së tij. Por profesor G, F, Ëlliams, si një njeri i drejtë me karakter e dinjitet, dha dorheqjen nga kariera diplomatike, me fjalët e shkruara nga vetë ai si më poshtë:” Dukej si një detyrë njerëzore sheshazi për të shkyer maskën, që mbulonte diplomacinë evropiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të lyer me gjak patriotësh të një rrace të fortë me dëshira të zjarrta për liri ” .Ai ju përkushtua cështjes shqiptare duke qënë mik i adhuruar i presidentit Ëillson,për të sensibilizuar opinionin amerikan në mbrojtje të çështjes shqiptare, me motive fisnike tepër humane. Libri i tij ” Shqiptarët ” është një ekstrakt i historisë sonë të dhimbëshme, i botuar në vitin 1919. Më 7 Nëntor 1915 ai u rreshtua në mbrojtje të çështjes shqiptare,duke u shfaqur në krah të Fan Nolit, Kristo Dakos, e Prashqevi Qiriazit, ku lexoj edhe rezolutën për këtë qëllim. Qysh atëhere Ëlliamsi dhe ish. presidenti Ëillson, ishin për bashkimin e trojeve shqiptare, të mbështetur në kartën e Helsinkit dhe atë të Parisit për të drejtën e kombeve për vetvendosje. Në deklarimet e tyre, gjejmë shprehje që konfirmojnë qëndrimin e drejtë dhe të pakontestueshëm,duke i thënë Evropës se Shqipëria nuk mund të ndahet. Evropa e ka pranuar Shqipërine e pamvarur dhe nuk mund ta hedhë poshtë, por duhet ta mbështesë atë në kërkesat dhe të drejtat e saj. Ndërsa sot që ka kaluar më shumë se një shekull, politikanët shqiptarë duke mos qënë në unison me problemet aktuale të kohës së sotme, flasin nga llogoret e tyre pa përgjëgjësi dhe pa dhënë alternativa zgjidhje, duke i rënë njëri gozhdës dhe tjetri potkojit. Qysh atëhere para një shekulli është kundërshtuar modeli i një Shqipërie mbi një plan federativ,që do të përbënte kërcënim për planin e Ballkanit. Por atëhere është folur edhe për ndërtime hekurudhash,për përmirësimin e porteve,për marveshje tregëtare të përbashkëta me interes reciprok dhe jo për sundim e pushtim nga më të fortët. Ëlliams duke i ndjekur në front problemet e Shqipërisë në marrdhënie me fqinjët, u është kundërvënë deklaratave dashakeqëse për fyrjet që u bëheshin shqiptarëve, se ata janë egërsira. Për fat të keq shprehje të tilla dëgjojmë edhe sot, nga politikanë të vëndeve fqinj, të cilëve si kundërvënie do t’ju kujtonim fjalët e ish. këshilltarit amerikan Erikson, i cili thoshte:” Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në të gjithë Evropën se sa shqiptarët”. Por Ëlliamsi i njihte mirë shqiptarët dhe virtytet e tyre,që përbëjnë etnotipin e vecantë midis popujve të Ballkanit. E vërteta është ashtu sic shprehet edhe Ëlliamsi se ne zotërojmë elementët e forcës, burrërrinë, kurajon, të lidhura ngushtë këto me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjëshme. Ai flet me superlativa për vizitën e Bajronit,që i bëri homazh kësaj rrace të fortë shqiptare,ashtu si dhe znj. e nderuar studiuese dhe mbrojtëse e shqiptarëve Edit Durham. Por Ëlliamsi nuk mund të linte pa ngritur lart trimërinë shqiptare, fjalën e dhënë të cilën e vlerëson më shumë se sa besimi tek popujt e qytetëruar. Besa ose fjala e nderit,është institucioni i shënjtë për ta,që vështirë se e gjen tek popujt e tjerë. Të gjithë këto elementë që përbëjnë etnotipin e shoqërisë shqiptare, janë të lidhura me ndjenjat e marrdhënieve njerëzore e paqësore. Sepse vetëm paqja siguria dhe fqinjësia e mirë, u siguron populjve të Ballkanit të drejtën e ekzistencës. E për të gjitha këto askush nuk mund të bëhet barrikadë,për ruajtjen dhe kultivimin e tyre,të ngritura e ruajtura me aq mund e sakrifica gjatë gjithë historisë. Detyra e politikës dhe institucioneve jashtë saj, është që këto ndjenja njerëzore që na karakterizojnë për të jetuar në paqe e harmoni, t’i bëjë pronë të brezave në vijimësi.